Tre vëllezër zihen me sëpata për pronat në Fier

25 Gusht 2018, 09:50Kronika TEMA

Tre vëllezër në fshatin Çorrush të Mallakastrës janë konfliktuar për motive pronësie ditën e djeshme, 24 gusht.   Në këtë sherr i cili mund të përfundonte në tragjedi janë përfshirë dhe djemtë e tyre.

“Fillimisht konflikti ka nisur mes V.L 57 vjeç dhe N.L 69 vjeç. Më pas ka ndërhyrë edhe vëllai tjetër i tyre, Zenel Lalaj dhe djali i 69 vjeçarit Besnik Lalaj të cilët kanë rrahur vëllain e vogël 57 vjeç.

Më pas djali i këtij të fundit, Fatjon Lalaj ka dashur të hakmerret ndaj djalit të xhaxhait të tij 39 vjeçarit S.L, (djali i shtetasit N.L dhe vëllai i shtetasit Besnik Lalaj), ku është konfrontuar fizikisht me këtë të fundit dhe ka tentuar ta vrasë me një sëpatë. Ndërhyrja e policisë neutralizoi autorin, i cili nuk arriti ta vrasë por i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike” informoi sot policia e Fierit.

 

2 komente në “Tre vëllezër zihen me sëpata për pronat në Fier”

  1. Lalalalalalalj says:

    Lalaj vërr topuz

  2. Durimi says:

    Po keta valle e dine se ne varre nuk kane fare prone?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje