Konfiskimi i 613 kg kokainë kolumbiane në Durrës, Gjermania hap hetim ndaj Arbër Çekajt, dyshohet për aktivitet kriminal

28 Gusht 2018, 13:41Kronika TEMA

Ndonëse u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare, në maj të 2018, Arbër Cekaj ende nuk e ka prekur tokën shqiptare.

Autoritetet gjermane kanë informuar prokurorinë shqiptare se kanë nisur hetimet për Cekajn, pasi kanë dyshime se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal edhe në territorin e tyre.

Prokuroria për Krime të Rënda e konfirmoi këtë fakt për News24, por zyrtarët e saj e kishin të pamundur të jepnin shpjegime nëse biznesmeni, po hetohet nga gjermanët vetëm për episodin e trafikimit të sasisë rekord të drogës, apo edhe raste të tjera.

Kjo për faktin se nuk janë vënë në dijeni të asnjë të dhëne të grumbulluar nga homologët gjermanë.

E ndërsa për Cekajn, nuk mund të thuhet me siguri se kur do të ekstradohet në Shqipëri, të vetmit që vijojnë të mbahen në qelitë e paraburgimit për trafikimin e drogës me vlerë 180 milionë euro, janë menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj dhe shoferi I kamionit, Armand Pezaku.

Prokuroria shqiptare ka dyshime se droga e kapur në magazinat e kompanisë Arbri garden, do të trafikohej drejt vendeve të BE-së, ndër to edhe në Gjermani.

1 komente në “Konfiskimi i 613 kg kokainë kolumbiane në Durrës, Gjermania hap hetim ndaj Arbër Çekajt, dyshohet për aktivitet kriminal”

  1. Arsenali 2 lale says:

    E po mire po qe vetem dyshim si ben gje,ky i shkreti sdi gje bashke me ato qe e mbrojne.Perfundimishte ai vend nuk behet,atje vetem ndonje penthym hy ne Burg.tju rroj berishovic dhe edi ramses fatoskamo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje