Gjyqtarët e Apelit iu tremben përgjimeve dhe kontrollit të llogarive bankare, vijojnë të refuzojnë KLGJ

28 Gusht 2018, 09:23Kronika TEMA

Përcaktimet e reja ligjore duket se kanë futur në ankth gjyqtarët e Apelit.

Me miratimin e reformës në drejtësi dy vjet më parë dhe ndryshimin e Kushtetutës, në ligj përcaktohet ngritja e organeve të reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, por edhe kushtet që duhet të plotësojnë të gjithë ata që kanë dëshirë të bëhen pjesë e tyre.

Sipas ligjit, kushdo që pranon të jetë anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor duhet që medoemos të pranojë edhe përgjimet dhe kontrollin e llogarive bankare.

Emrat anëtarë të KLGJ do të duhet të durojnë faktin se gjatë gjithë kohës telefonat e tyre janë nën përgjim dhe se llogaritë e tyre bankare do të kontrollohen hera-herës për të parë transaksione apo lëvizje të dyshimta.

Por mesa duket një përcaktim i tillë ligjor i ka trembur të gjithë gjyqtarët e Apelit, të cilët nuk po shprehin interes për të kandiduar për tu bërë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pavarësisht se në lëvizje është vënë edhe Gjykata e Lartë, situata vazhdon të jetë e njëjtë për KLGJ.

Pas shkarkimit të kandidatit të vetëm nga Gjykatat e Apelit të rretheve, Besim Trezhnjeva, ngritja e KLGJ u fut në ngërç sepse mungonin kandidatët e tjerë nga Apelet e rretheve, shkruan Sot.

Nga gjyqtarët e Apeleve duhet që të paktën një të jetë nga rrethet dhe një gjë e tillë është e përcaktuar shumë qartë në nenin 7 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

“Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të të gjitha niveleve zgjedh 6 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas raportit të mëposhtëm: a) tre prej të zgjedhurve janë gjyqtarë të Shkallës së Parë. Së paku 1 prej tyre është gjyqtar në një gjykatë të Shkallës së Parë jashtë Tiranës; b) dy prej të zgjedhurve janë gjyqtarë të Apelit. Së paku 1 prej tyre është gjyqtar në një gjykatë të Apelit jashtë Tiranës; c) një prej të zgjedhurve është gjyqtar në Gjykatën e Lartë”, thuhet aty.

2 komente në “Gjyqtarët e Apelit iu tremben përgjimeve dhe kontrollit të llogarive bankare, vijojnë të refuzojnë KLGJ”

  1. enea says:

    Filloj loja macja me miun, macja në apel ka bërë kërdinë në gjykimet qoftë dhe ato me vrasje,miu kërkon të akomodohet në GjL apo në struktura të larta të drejtësisë,për të mbrojtur dhe hapur rrugë maces,që të bëjë atë që ka bërë deri më sot,duke sakatuar njerëz edhe pse e drejta e tyre duket sheshit,por kjo ska rëndësi,rëndësi ka ai që paguan,dhe vetëm ai që paguan ka të drejtë. Shikoni absurdin në apel,ku zegjinea i fshihet vetingut,i shoqi slë njeri e miq pa u kërkuar haraçin,të zërë vënd në organet e larta të drejtësisë. Jam pjesë e gjyqësorit,por nuk besoj se vetingu=drejtësi,luft klanesh dhe partish në pushtet,luft interesash dhe shpërblime huash për ata që punuan për politikën. Mjaft me personazhe ku njërit i vritet shoferi në sy të gruas,mjaft më me gjyqëtare që pa dashje harrojnë të kenë harruar se kanë një hyrje,një tjetër me mijra hektarë tokë të pa deklaruara,nëse do të aktivizohen këta ose këta që punuan për ato,vetingu do jetë qesharak,dhe drejtësia kurrë nuk do besohet tek Shqiptarët. Na jepni mundësinë ne të rinjëve,kini besim tek ne,e keqja është përbrënda që duhet larguar për një drejtësi reale,ku ç’do qytetar bëhet i ndërgjegjëshëm me ligjet e Rep,të Shqipërisë.

  2. lisus says:

    Jane te gjithe te mbytur sa e felliqur kjo drejtesi nuk fillohet ne mes te rruges se nuk eshte e lehte te shohim kete veting qe kerkojne europa e usa ç fare tymi do te dali se siç ka nisur ketu eshte qelbur peshku nga koka duhet nga e para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje