Prej afro tri javësh autori i masakrës në Resulaj të Selenicës qëndron në një nga qelitë e paraburgimit në Vlorë.
Por çfarë ndodh me njeriun që tronditi opinionin me vrasjen e tetë kushërinjve të tij.
ABC News përmes burimeve të besueshme u sjell kronikën për Ridvanin e tmerrshëm.
Ritvan Zykaj, njeriu që vrau tetë kushërinjtë tij në Resulaj të Selenicës, ndodhet i vetëm në qelinë e paraburgimit në Vlorë. Kanë kaluar 20 ditë nga koha ku ai kreu krimin makabër dhe askush nga familjarët nuk është interesuar për të.
Burime nga policia e Vlorës i thanë ABC News, që Ritvan Zykaj nuk pranon të flasë me askënd. As me punonjësit e policisë. Përsa kohë është duke qendruar në qeli, ai nuk ka dalë asnjë rast për ajrim. Të njëjtat burime tregojnë se Zykaj edhe ushqimin e kërkon brenda, jo të ulet me të paraburgosurit e tjerë.
Punonjesit e policisë së Vlorës janë befasuar nga qendrimi i 24 vjeçarit. I qetë dhe aspak i penduar për çfare ka bërë. Në asnjë rast nuk ka treguar shenja të agresivitetit, thotë burimi i ABC News.
Aq i ftohtë dhe pa nxjerrë asnjë fjalë, saqë të paraburgosurit e tjerë në Vlorë ndjehen mirë që Zykaj nuk ulet me ta për ushqim, apo të dalë bashkë në ajrim. Ai ndodhet aktualisht në fazën hetimore nën masën e sigurisë arrest me burg, dhe do të qendrojë aty deri në marrjen e dënimit nga gjykata.
Tetë persona u sharruan me kallashnikovë të premten e parë të Gushtit nga Ridvani i tmerrshëm. E gjitha zgjati 10 minuta.
Afër njëri-tjetrit vrasësi i zuri në befasi. Vrau gjashtë të rritur dhe dy fëmijë, menjëherë pas debatit në një drekë. Edhe në gjykata tha se i vrau pasi e quanin hajdut pulash.
” Tete persona u sharruan!!???” Ore kush e ka shkruajtur kete pacavure se na patakset…ore ofroj ndihmen time falas si redaktuese per artikujt e ketyre “gazetareve”…Nuk dua pagese,vetem te vij e tu jap nja dy leksione, si percillet nje lajm.
ofrohem dhe un
FRIKACAKU DHE ALABAKU VRET TANI QE NUK KA LIGJ TI DENOJ. VRASEIT E VERTET NUK JAN ALABAKET POR ATA QE PENGOJNE SHQIPERIN TE VENDOS DENIMIN ME VDEKJE DHE LIGJBERESIT SHQIPETAR TE PA AFT PER TE BER LIGJE TE PERSHTATESHME PER KULTUREN DHE EDUKATEN SHQIPETARE.
Autori i kesaj pacavureje te shkruar ketu eshte kryekeput idiot
Te vrasesh 8 persona te familjes ku ke lindur !? , se te thone ‘hajdut pulash’ ; eshte njeri prehistorik. Ju si redaksi, si e botoni kete ngjarje ? ku ç’do fjale vetem rendon . Nuk e di se ç’fare lloje denimi ka ne kete bote qe ketij ‘prehistoriku’ t’i jepet !.
Kush eshte ky sharlatan qe shkruan kete artikull pacavure.
Eshte edhe me sharlatan ai qe ja boton!
Bull shit article !
O GAZETAR PLEPASH,,,TÈ SHARROFSHIN TY ISHALLA, ME GJITHE SHKOLLEN KU KE STUDIUAR,,,,,