“L’Espresso”: Mafia shqiptare, kupola e krimit në Itali

31 Gusht 2018, 19:43Kronika TEMA

Revista e njohur italiane “L’Espresso” në numrin e saj të fundit ka trajtuar aktivitetin e bandave kriminale të ardhura nga Europa Lindore që veprojnë në territorin italian.

Mes tyre me një rol mjaft të fuqishëm e të rrezikshëm konsiderohen grupet kriminale shqiptare që merren me grabitjen e vilave dhe apartamenteve luksoze.

Shkak e artikullit të “L’Espresso”, është bërë grabitja e pak ditëve më parë e apartamentit të prindërve të ministrit të brendshëm, Matteo Salvini.

Gjatë orëve të fundit policia italiane ka arrestuar autorët e kësaj grabitje, shtetas gjeorgjianë të njohur me nofkën “rusët” e pjesë e mafias gjeorgjiane me një biznes milionsh në grabitjen e banesave në gjithë Europën.

Për revistën italiane, në biznesin mjaft fitimprurërës të grabitjeve, pas gjeorgjianëve renditen grupet kriminale shqiptare.

“Biznesi fitimprurës nga grabitjet i gjeorgjianëve ndahet me kumbarët (padrinët) e Tiranës”, shkruan “l’Espresso”.

“Mafia shqiptare për momentin konsiderohet kupola e huaj më e fuqishme dhe më e rrënjosur në Itali.”

Së bashku me trafikimin e drogës, trafikun e qënieve njerëzore, së fundmi ajo merret dhe me grabitje kryesisht në territorin verior e qëndror të Italisë.

Krahu kriminel i punës vjen nga Tirana, Durrësi dhe nga qyteti i vogël i Milotit, ku e kanë bazën bandat më aktive shqiptare që veprojnë në Itali.

“Këto banda nderojnë tri rregulla: respektin, besnikërinë dhe familjen. Kjo është dhe arsyeja sepse kanuni, kodi kanunor shqiptar parashikon vrasjen si hakmarrje ndaj vdekjes së një familjari. Jo rastësisht grabitësit që janë pjesë e organizatave kriniale shqitpare kanë lidhje gjaku mes tyre. Pak kohë më parë në qytetin e Ternit u shaktërrua një bandë grabitësish e përbërë vetëm nga vëllezër e kushërinj”, shkruan “L’Espresso”.

“Ata veprojnë në grupe të vogla, jo të lidhura mes tyre”, ka deklaruar për “l’Espresso” nënkoloneli i Departametit të Antimafias Marcello Manca.

“Jo rrallë, për shkak të të ardhurave të larta, tërheqin vëmëndjen e familjeve të fuqishme që përpiqen t’i fusin nën kontrollin e tyre”, ka shtuar ai.

Fuqia e madhe ekonomike i lejon këto banda grabitësish të përdorin pajisje nga më modernet. Në veri të italisë, policia italiane ka zbuluar se para çdo grabitjeje, ata përdornin instrumente që çarkordonin sistemet e alarmeve anti-grabitje të vendosura në banesa si dhe bllokonin valët e aparatave telefonikë.

Grabitësit shqiptarë nuk përdorin kurrë telefona celularë por transmetues të fuqishëm.

“Kemi një radhë djemsh që duan të vijnë e të grabisin në Itali”, është shprehur para një prokurori një nga shqiptarët e arrestuar.

“Edhe nëse kapen bëjnë vetëm 24 orë burg e pastaj lihen të lirë” ka thënë ai.(Ora News)

10 komente në ““L’Espresso”: Mafia shqiptare, kupola e krimit në Itali”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    Cmenduria eshte se Corapekuqi beson se keta njethundrake arabe mund te behen ”qytetare evropiane”!!

  2. olimpia says:

    Qe ka grupe shqiptare kriminale eshte fakt -POR ESHTE QESHARAKE TE THUASH SE JANE ME TE FUQISHMIT .grupet shqiptare jane te vogla .secli per vehte -Nderkohe mafiet italiane jane kartele nderkombetare ,luajne miliarda ,kontrollojne trafiqet nderkontinentale ,kane potence ekonomike dhe bejne investime gjigande nen hunden e shtetit italian.Keto shkrime synojne te shperngulin vemendjen nga gjendja reale .sidomos ne jug ,ne nje hapsire me gati 20 milione banore .TIRANA eshte shume here me e sigurte se NAPOLI-PALERMO,KATANIA ,REXHOKALABRIA .BILE EDHE SE ROMA ..

  3. Dash says:

    Ikni mo na hapni barkun me keto karagjoslleqe italiane, ne itali ka cdo dite nga nje version te krimit ne gazeta….duke harruar krimbjen e shtetit te tyre nga korrupsioni dhe ndrangheta….

  4. Xeni Salisic says:

    Banesa vjedhin nuk.vrasin. bejne si Robin Hudi, ua marrin te pasurve dhe jua japin te varferve. Pra bejne drejtesi. Mos hani mut kot, nuk kane grabitur te varfer, vec pasanike.

  5. DS says:

    Ku e paske mesuar shqipen kaq mire o i dashnorja e Platos?!

  6. shqiptari i vertet (itali) says:

    mos i vini shume re se cfar shkruajn kto lloj gazetash, duan vetem te shperngulin vemendjen e italianve te te huajt ne menyr qe politikanet dhe pasaniket te bejn cte duan ne kurriz te popullit….dhe ja kan arritur qellimit……
    POR duhet theksuar se shqiptaret nuk jan engjej dhe pak faj e kan edhe ta….

  7. po i prishin shqiptaret pazaret Aleateve Mf te Salvinit lol !

    E TMERRESHME SE KU DEGJENROJ NJI SHTET SI ITALIA

    nji kaqol M.B qe i sherben Mafies

    qe eshte vene nen hetim te Prokurorise Shtetit Italian !!!!!!!!!!!!!!!!!

  8. Pajdhany Me čibuk says:

    E mos ja fusni pordhs.
    Krimin e toleron vet shteti demokratik sepse pa krim s ka kapitalizem.pa kapitalizem demokracija vdes.
    Nuk esht fare problem me kap kriminelt.mjafto te ngresh rrjetin sekret informativ si n koh t Dull Komunizmit dhe kap cdo kriminel.
    Por,shteti i di ,di shum gjera por jo gjithcka,dhe kap vec me t dobtit ata per tendenca me demtu kundershtarin politik dhe ata qe bien rastesisht. Se po t kapin gjith kriminelet futet shumica n burg e prishet shoqnija njerzore.
    Shteti nuk e lufto krimin por r mban nen kontroll.pra beni krime por nen hyqmin e shtetit.

  9. Sal demokrati says:

    Krime s bejn:
    Trapat
    Budallt
    Friksat
    Fillozoft
    Komunistat
    …dhe guret e lumit…

  10. Shoqeria civile says:

    Hahaha hahaha
    Xeno salisic
    Po’ duhet te viene edhe ketu
    Se ketu Jane shtu shume te pasurite
    E te varfrit Kane mbete PA buke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje