Projekti i trenit që lidh Korenë e Veriut me atë të Jugut bllokohet nga SHBA

31 Gusht 2018, 22:04Bota TEMA

Një projekt hekurudhor i destinuar të bashkonte Koretë e Veriut dhe të Jugut është bllokuar nga zyrtarë ushtarakë amerikanë, duke nënvizuar kështu ndasitë mes Uashingtonit dhe Seulit mbi mënyrën sesi të përballen me Veriun e armëve bërthamore.

Dy Koretë planifikuan të nisnin një studim të përbashkët për fizibilitetin gjatë javës së kaluar, duke dërguar një tren nga Seuli drejt Sinuiju, në Korenë e Veriut pranë kufirit me Kinën, por aplikimi i tyre u refuzua nga Komanda e Kombeve të Bashkuara nën udhëheqjen e SHBA. Trupa ushtarake shumëkombëshe është një mbetje e luftës koreane të viteve 1050-’53 dhe kontrollon të gjitha lëvizjet përgjatë zonës së demilitarizuar dhe të fortifikuar rëndë, që ndan gadishullin.

Mohimi nënvizon një ndarje gjithnjë në rritje mes Koresë së Jugut, që është në favor të angazhimeve të përbashkëta me Veriun, si dhe Shteteve të Bashkuara, ku zyrtarët kanë kërkuar denuklearizimit si parakusht për çdo bashkëpunim ekonomik.

Komanda e OKB-së bllokoi studimin teksa “kërkoi më shumë besnikëri në detajimin e vizitës së propozuar” në një deklaratë. Lëvizja vjen teksa Donald Trump akuzoi Kinën se “po i ofron ndihmë të konsiderueshme Koresë së Veriut, përfshi parà, naftë, pleh dhe mallra të tjërë”. “Kjo nuk është aspak ndihmuese”, shkroi ai në “Twitter”.

Projekti hekurudhor është pjesë e një shtyse më të gjerë prej presidentit koreano-jugor, Moon Jae-in, për të përmirësuar marrëdhëniet ndërkoreane dhe që do të krijonte atmosferën e pranueshme për investime të shkallës së gjerë, nëse sanksionet që dënojnë Korenë për programin bërthamor do të hiqeshin. Megjithatë Moon kishte bërë thirrje që lidhjet hekurudhore të nisnin nga fundi i këtij viti, shkruan “The Guardian”.

Një zyrë ndërlidhëse në qytetin e Koresë së Veriut të Kaesong ka qenë gjithashtu një pikë grindjeje, me zyrtarin e Koresë së Jugut i detyruar të mohojë se projekti shkel sanksionet ndërkombëtare.

Trump anuloi një udhëtim të diplomatit të lartë të Uashingtonit në Phenian për shkak të frikës se nuk do të prodhonte rezultate. Anulimi erdhi pasi Koreja e Veriut paralajmëroi se negociatat bërthamore janë “përsëri në rrezik dhe mund të jenë larg” dhe nëse bisedimet ndahen, Pyongyang mund të rifillojë “aktivitetet bërthamore dhe raketore”, sipas një raporti të CNN .(TemA TV)

1 komente në “Projekti i trenit që lidh Korenë e Veriut me atë të Jugut bllokohet nga SHBA”

  1. jon says:

    Perseri. Ku eshte problemi qe nje popull i ndare ne 2 shtete te bashkepunoje? Edhe nje fakt tjeter se USA vepron si gangster ose me sakte si mercenar. C’fare interesi ka populli amerikan nga keto lloje politikash. Asgje. Por USA per shume vite seshte me shtet por nje konglomerat interesash , si nje MALL i madh ku te gjithe perpigen te ken influence, por kush ka me shume para dominon. Imagjino edhe Shqiperia ka lobiste ne USA . Pra ne gjuhen me praktike qe shqiptaret kuptojne, USA eshte nje ku..e e madhe. Kur USA ta humbase edhe luften ekonomike qe perpiqet ti imponoje botes asnje sdo ti hedhi as syte me. USA ne te vertete eshte nje kufome e vdekur por e armatosur deri ne dhembe. Ky eshte rreziku, pa vdekja eshte e sigurte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje