Në media janë publikuar disa biseda telefonike mes Boris Jelcin dhe Bill Clinton gjatë kohës që ishin në pushtet.
Përmbajtja e këtye bisedave lidhet jo vetëm me disa nga çështjet më të mprehta politike, por edhe me komunikim për çështje private.
Me interes është rrëfimi i Boris Jelcin, se përse zgjodhi Vladimir Putinin si pasuesin e tij.
Siç rezulton nga transkriptet e një bisede të bërë rreth një muaj para fjalimit të datës 9 gusht 1999, kur Jelcin shpalli para popullit rus emrin e Vladimir Putin si pasues të tij, presidenti rus i kishte analizuar në hollësi Klintonit se kush do të ishte pasardhësi i tij.
“Më mori një kohë të gjatë për të menduar se kush do të bëhet president i Rusisë në vitin 2000. E takova (Putin), kam studiuar biografinë e tij, interesat, rrethin e tij e kështu me radhë.
Kam dalë në përfundimin se ai është një njeri me vullnet, i cili është i vetëdijshëm për çdo gjë që është nën kontrollin e tij. Ai gjithashtu i jep rëndësi të mëdha detajeve, është i fuqishëm dhe shumë komunikativ.
Mund të krijojë lehtësisht marrëdhënie të mira dhe kontakte me njerëzit me të cilët punon. Unë jam i bindur se ju do të shihni te ai një partner shumë të kualifikuar” mësohet t’i ketë thënë Jelcin, presidentit amerikan
Presidenti i atëhershëm i Rusisë siguroi Bill Klinton se Putin do të vazhdojë rrugën e demokracisë.
“Ai do të vazhdojmë rrugën në drejtim të demokracisë dhe zhvillimit ekonomik dhe të zgjerojë kontaktet e Rusisë. Ka energjinë dhe intelektin që të ketë sukses” tha Jelcin.
Pas publikimit të bisedave zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se American Library e Bill Clinton nuk kishte arritur ndonjë marrëveshje me Kremlinin për publikimin e bisedimeve të ish-president rus Rusisë, Boris Jelcin në lidhje me Vladimir Putin.
Ai shtoi se ka një praktikë ndërkombëtare të heqjes së konfidencialitetit në bisedimeve të tilla.
CUDIA…..i pa afti GORBACOV IA LA PUSHTETIN NJE IDIOTI—JELCINIT,,,,KY I FUNDIT PER HABI I HAPI RRUGEN NJE NJERIU SHUME TE ZGJUAR ,PUTINIT-NDEKOHE QE GORBACOVI U NGRIT NE SAJE TE NJE DHELPRE TE VJETER TE KGB ANDROPOVIT -pra historia can perpara nepermjet rastesise.