Deputeti i Bashës i vërsulet gazetarëve: Janë qurrashë, fëlliqësira, fundërrina, skuthë që duhen pështyrë. Le të kenë burrërinë të më dalin para

1 Shtator 2018, 11:24Politika TEMA

Teksa në media vazhdon të diskutohet mbi profesionin e gazetarit, sfidave të këtij misioni të madh dhe cënimi i fjalës së lirë, deputeti i listës “Basha”, Myslim Murrizi ka zgjedhur të dalë kundra rrymës.

I njohur për sulmet e herë pas hershme ndaj gazetarëve dhe degradimit me fjalë banale ndaj tyre, ligjvënësi i djathtë artikulon se gazetarët që nuk i pëlqejnë atij janë “qurrashë dhe fëlliqësira”.

Ndërkohë ai i bën thirrje qytetarëve që t’i pështyjnë në rrugë pasi ai nuk i preferon.

“Prandaj per çdo felliqesire qe eshte vetequajtur “ gazetare” kam nje thirrje qe te kene burrnine te heqin masken, te dalin me emer dhe te mos fshihen pas port-haleve apo pseudonime, dhe ta mendojne mire çdo gje qe shkruajne se jo pak here, fjala vret më shumë se kallashi, shkruan Murrizi.

Ndërkohë ai vazhdon duke thënë se ndjen neveri ndaj medias.

“Por asnje lloj rrespekti ,por perkundrazi ndjej neveri e perçmim per mender gazetare te veteshpallur te tille, e qe ushqehen vetem pse lehin me porosi.

Funderrina te tilla qe jane dipolmuar si inxhijer gjeodet, apo kane punuar 30 vjet spiun-tornitore e tani na hiqen si gazetare apo analiste, qe gjuajne çdo dite ke te marin porosi, me shpifje, me thashetheme me sajesa te pista, ky vend ka plot.

Siç verehet dhe nje tendence e kategorise gazetareske-skutheshe , nepermjet port-HALEVE anonime qe çdo dite gjuajne me BRESHERI( jo kallashi) ke mendojne te gjobisin apo kujt kane mare porosi te gjuajne”, shkruan Murrizi. (TemA)

 

6 komente në “Deputeti i Bashës i vërsulet gazetarëve: Janë qurrashë, fëlliqësira, fundërrina, skuthë që duhen pështyrë. Le të kenë burrërinë të më dalin para”

  1. robi says:

    ku Elmaz Hamuti i Lushnjes duhet lidhur dhe te vendoset ne nje turre tru ne mes te lushnjes dhe ta hane sorrat ,,,,

  2. Franci says:

    Bravo Murro.
    Je deputeti me me nivel i parlamentit , nje intelektual i vertete.Forca Murro!

  3. Jimi says:

    Mire more Murro me gazetaret mbarove pune, i vrave, i preve, i therre, se je trim i madh ti, po me gjith mileti qe nuk te ka lene gje pa te thene per idjotesine tende, si do t’ja besh?

  4. Populli says:

    O mero çfare na nxjer keto jashqitje te kombit apo te paguan per ti ber reklm keti funderines

  5. zoga e vodices says:

    ORE MURRO ke haruar qe kafsha me e eger ne lushnje eshte lepuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje