"Mesdheu, Evropa dhe Ballkani Perëndimor", Bushati: Ja çështjet e pazgjidhura dhe sfidat

1 Shtator 2018, 15:19Politika TEMA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut me temë: “Forcimi i qendrueshmerisë – Mesdheu, Evropa dhe Ballkani Perëndimor”.

Forumi zhvillohet nën kujdesin e Kryeministrit kroat Andrej Plenković, dhe marrin pjesë Kryeministra dhe Ministra të Jashtëm të rajonit, zyrtarë të Bashkimit Evropian, si dhe personalitete të politikës ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati theksoi katër sfida kryesore me të cilat përballemi dhe që dëmtojnë qëndrueshmërinë e vendeve të rajonit.

Migracioni, diferencat socio-ekonomike me vendet e BE dhe ndërlidhshmëria, shteti i së drejtës, çështjet e pazgjidhura që lidhen me shtetformimin dhe kufinjtë, kanë nevojë për adresimin e duhur”, në mënyrë që t’u përgjigjemi pritshmëritë e të rinjëve të shek XXI. Bushati nënvizoi se duhet punuar për përmirësimin e mundësive dhe perspektivës së brezit të ardhshëm.

Ministri u ndal dhe në debatin mbi Europën dhe vetë Ballkanin Perëndimor në BE.

Përsa i përket diskutimit mbi cështjet e migracionit, kreu i diplomacisë solli në vëmendje qëndrimin koherent të Shqiperisë ndaj kësaj çështje si çështje të solidaritetit dhe vlerave europiane dhe iu referua si shembull te ketij qendrimi, vendimit më i fundit te qeverisë për të strehuar 20 refugjatë nga Eritrea.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje