Elseid Hysaj do të kthehet përsëri këtë vit në Beograd. Përsëri si kundërshtar i vendasve, por këtë herë me klubin e Napolit, pasi shorti i Ligës së Kampioneve e ka vënë përballë Crvena Zvezdës. I njëjti fat është rezervuar edhe për Xherdan Shaqirin, pasi në të njëjtin grup ka përfunduar edhe Liverpuli i tij.
Për të dy lojtarët do të jetë një sfidë e veçantë, pasi qartësisht në klubin e Crvena Zvezdës nuk i duan shqiptarët dhe as që e mendojnë një ditë të kenë një të tillë në radhët e tyre. Drejtori ekzekutiv i klubit, Zvezdan Terziç, nuk ka ngurruar të pranojë hapur se në një klub të tillë, një shqiptar nuk do të jetonte një klimë të mirë, i ndërgjegjshëm se ksenofobia dhe racizmi i tifozëve do t’ia bënin të pamundur të shprehte talentin e tij.
“A e imagjinon që një ditë një futbollist shqiptar të luajë të Crvena Zvezda?”, ishte pyetja që iu bë Terziç dhe ai nuk përdori lojë fjalësh për t’u përgjigjur, duke shpjeguar se kjo temë kishte edhe “rregulla të pashkruara” në klub.
“Shikoni, nuk ka të bëjë me sjelljen time personale kundrejt futbollistëve shqiptarë. Jam i bindur se nuk do të kishim një ambient të mirë stërvitjeje dhe pune. Crvena Zvezda është një klub që përfaqëson Serbinë. Partizani ishte i Jugosllavisë dhe Crvena Zvezda i Serbisë. Mund ta quani justifikim apo jo, por ne jemi shumë të vegjël në krahasim me Crvena Zvezdën për të ndryshuar disa rregulla. Personalisht, unë nuk e imagjinoj një shqiptar duke luajtur për Crvena Zvezdën”, ishin fjalët e Terziç.
I pyetur nëse pret provokime nga Shaqiri, Terziç nuk u fsheh përsëri. “Nuk besoj se do të ketë! Mendoj se do të jetë nën një trysni të jashtëzakonshme psikologjike, pasi ai do ta dijë se ku po vjen. Ai e di që Crvena Zvezda është simboli i Serbisë dhe po luan në ‘Marakana’. Nuk jam i sigurt që do të vijë. Nëse do të vijë, do të jetë i vogël, si një kokërr gruri. Ndaj kam dyshime që do të vijë. Sigurisht, si klub futbolli duhet të sigurohemi që kundërshtarët t’i presim të gjithë të barabartë, nuk duhet të merremi me historinë dhe të kaluarën. Crvena Zvezda do të bëjë gjithçka që është e mundur të bëjë Shaqirin të ndjehet se ai ka ardhur vetëm të luajë futboll. Është detyra jonë ta mbrojmë në rast se ka situata të pakëndshme”, tha drejtuesi serb.
Terziç ka qenë disa vite më parë president i Federatës Serbe të Futbollit, ndërsa përfundoi i kërkuar nga policia dhe bëri disa muaj burg në vitin 2011 për lidhjet e tij me elementë kriminalë si dhe pas akuzave se kishte detyruar futbollistë të rinj të firmosnin për OFK Beogradin. Ai njihet për lidhjet e tij me politikanë të ekstremit të djathtë. Me të gjitha këto, a duhet të jetë çudi që është edhe paksa racist?(Vip Sport.al)
Ju nuk mund ta imagjinoni se nje futbollist shqiptar mund te punonte aty por jo per arsyen qe thoni ju.Arsyeja eshte se nje futbollist shqiptar nuk do donte te punonte aty.Pekunder, ka ndonje serb qe punon tek ne por per kete ,merita eshte e jona.
Kujt po i rruhet kkk per Zvezden more palle Beogradi fute ne b…..Zvezden se nuk vlen as sa breket e Shaqirit
O drejtor mesjetar rrot kari te dhjefsha cervenazleshin tend.
Pyesni motrat tuaja, sa i duan shqiptaret te luajn me to
Me qe Zvezda asht kaq e randesishme per Serbine, vetvetiut lind pyetja : Sa e ka buxhetin ky klub ?
Ne pergjigjen e kesaj pyetjeje , tregohet edhe randesia e saj.
Ketu eshte tere diferenca ndermjet shqiptareve dhe serbeve.
Dy studente serbe u shprehen para pak kohesh se gjenden shume mire ne Kosove, ku mesojne si studente. E mendon BE kete !!?? Ne Kosove, pas atij tmerri e terror I qe kane hequr kosovaret!!
Ky eshte dallimi midis shqiptareve dhe serbeve, ne jemi NJERES ne radhe te pare, e me pas njeres zemermedhenj qe dime te falim,por dhe ku te falim.
Kurse Serbet, per me teper lloji I ketij trajneri, ……… le t’i vere BE emrin se ç’jane .
Mgjate akoma nuk e kuptoj interesin politik, se ekonomik ç’u duhet, qe BE ka per Serbin, qe ne çdo menyre e mbron dhe e mbeshtet.
E mbrojne dhe e perkedhelin,per te mos ”IKUR”me ruset.Por kot e kane se ata kurre nuk ndahen nga ruset edhe kur te futen ne BE.
LIVERPOOLI, or shelg, nuk është Shkëndia ose Skënderbeu i Korcës
që të mbyll sytë UEFA. Aludoj kur tifozeria ruse iu kërcënohej lojtarëve të Skënderbeut me togfjalëshin – Shqiptarët në kasaphanë!