Zbulimi: Shkupi ra dakord që në vitin 2008 me emrin Republika e Maqedonisë Veriore

4 Shtator 2018, 12:14Rajoni TEMA

Republika Veriore e Maqedonisë nuk është version i ri për ndryshimin e emrit, që synohet të zgjidhë kontestin me Greqinë.

Që në vitin 2008, Shkupi zyrtar ka dhënë pëlqimin për ndryshim të emrit kushtetues në “Republika Veriore e Maqedonisë” “nën kushtin që ajo të përfshijë njohje të gjuhës dhe nacionalitetit maqedonas”, thuhet në një dokument të Ambasadës amerikane në Shkup, të publikuar nga Wikileaks, raporton “Kathimerini”.

Dokumenti është përpiluar nga ambasadorja e atëhershme amerikane në Maqedoni, Xhilian Millovanoviç.

Dokumenti tregon se qëllimet e Maqedonisë nuk kanë ndryshuar shumë në dekadën e fundit dhe se në masë të caktuar janë arritur me marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë në qershor të këtij viti.

Në pjesën e parë të dokumentit përmendet se Millovanoviç konkluzionet e veta i ka prezantuar pas bisedimeve me presidentin dhe kryeministrin e atëhershëm të Republikës së Maqedonisë, Branko Cërvenkovski dhe Nikolla Gruevski, dhe thekson se kushtet ishin të pranueshme për vendin.

“Ambasada e SHBA-së në Shkup vlerëson se Qeveria e Maqedonisë është e gatshme për shkak të hapjes së rrugës për në NATO dhe anëtarësimit në BE të dakordohet me emrin Republika Veriore e Maqedonisë në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ceket në dokumentin e ambasadës amerikane në Maqedoni, tek i cili kishte ardhur Wikileaks.(TemA TV)

3 komente në “Zbulimi: Shkupi ra dakord që në vitin 2008 me emrin Republika e Maqedonisë Veriore”

  1. Sandri says:

    Kur ka nje shtet te njohur nderkombetarisht me emrin ” Maqedonija veriore” nenkupton se ka dhe nje pjese tjeter jugore, apo lindore, apo perendimore qe kushe di se si e disponon nje shtet tjeter. E gjeni dot kush eshte ky shtet?

  2. 17nentori says:

    Pse qenka kaq zbulim i madh nuk e kuptoj dot?
    Eshte e njohur publikisht qe ne 2008 qe Shkupi ishte gati per emrin Maqedoni dhe mbiemrin si ta donin greket …edhe Greqia i vuri veton ne ate kohe.
    Ajo veto i ka kushtuar 10 vjete krize Greqise. Ata qe e mbanin Greqine ato kohe te dehur me parate e perendimit e dinin shume mire qe po tu prisnin parate, do tu dilte e dehura dhe heret a vone do te ktheheshin esell prape.
    Tani qe greket me ne fund u bene esell dhe e kuptuan qe po te rrine te presin edhe dhjete vjete te tjera, as per mbiemrin sdo ti pyeste njeri me… keshtu qe i prene drute qe tani qe mos tu dali edhe me e shtrember kur te rritet pema me vone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje