Bum turistësh drejt Shqipërisë, një prej destinacioneve më popullore gjatë verës 2018, sipas të dhënave nga portalet e prenotimeve të hoteleve dhe fluturimeve, shkruan në faqen e saj në internet gazeta italiane “Il Messaggero”,raporton ata.
Vendi i Shqiponjave pëlqehet shumë edhe nga italianët. Rreth 5,7% e tyre e kanë zgjedhur si destinacion për të kaluar pushimet e verës. Por, edhe ata që kërkojnë në internet informacione për Shqipërinë janë të shumtë.
Një rezultat i jashtëzakonshëm, nëse shihet historia e këtij vendi, që vetëm pak vite më parë turizmi gati nuk ekzistonte fare.
Arsyet përse turistët zgjedhin këtë vend si destinacion për pushimet e tyre janë të shumta.
Në radhë të parë ka një raport të shkëlqyer cilësi-çmim. Shqipëria është një destinacion i lirë dhe cilësia e shërbimeve është e mirë.
Nga ana tjetër, komentet e turistëve janë shumë pozitive dhe kjo tregon se vendi ka shumë për të ofruar.
Për të mos u nënvlerësuar është edhe pozicioni i mirë i Shqipërisë, që është pranë të gjitha baseneve të Mesdheut.
Në fund, një faktor tjetër i rëndësishëm që tërheq gjithnjë e më shumë persona janë 3390 atraksionet turistike të vendit.
Mund të gjeni për të gjitha shijet. Nga plazhet e bukura të Velipojës, Rana e Hedhun, tek Parku Kombëtar i Divjakë-Karavastasë dhe gadishulli i Karaburunit, pa harruar qytetet dhe fshatrat e shumta për të vizituar.
Bumi I syve qe tju pellcasin.
Sivjet pati me pak.
U ndje mungesa e Kosovareve turizmi vendas zero,vetem ata pa breke ne bythe se kush pati iku jashte
Ju lumt Nentor dhe Fation. Ishte nje kenaqesi e vecant. Shume foto te bukura. Pershendetje nga Hasan Jashari.
Jo bum,por bum,bum,bum,bum,bum,bum pa fund!
Falimentuan Turqia,Greqia,Kroacia,Mali i Zi etj para nesh!
Tek ne edhe 100 fshatrat turistike jane me 5 yje e jo me qindra resortet turistike nga deti ne male,qe prenotimet behen 3 vjet para se zihen vendet!
Jemi bere MEKA e turizmit boteror!
Shqiperia fanar ndicues i europes late name shqiperia vendi me i lumtur i botes shqiperia ka natyre shume tè bukur po’ kte ja ka dhone zoti dhe io politikanet hajduta qe Kane 27 vjet qe e masakrojn natyren e bukur beton hidrocentralet che resorte vend e PA vend
Me breke, pa breke ne bythe, a eshte rritur numri i turisteve? Kur i kemi patur turistet me breke ne bythe, qe nuk i kemi sot?