ANALIZA/ Die Zeit: “Ballkanizimi” i Ballkanit

6 Shtator 2018, 16:32Rajoni TEMA

Një analizë për situatën e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE publikon në faqen elektronike gazeta gjermane Die Zeit duke theksuar mungesën e një perspektive reale anëtarësimi në familjen europiane.

Konkretisht në artikull vihet re se “Për politikanët e Ballkanit Perëndimor premtimi i perspektivës europiane në vitin 2003 në Selanik largohet vazhdimisht nga horizonti, ndërsa gjithnjë e më shpesh referohen në thjesht një “lidhje”.

Askush nuk duket se dëshiron anëtarësime të reja në BE pa përmbushur kriteret paraprake. Kjo ndodh pas shokut që shkaktuan dy anëtarësimet e Rumanisë dhe Bullgarisë, tashmë vendet e tjera detyrimisht do duhet të bëjnë shumë durim.

Për më tepër, BE duhet të mbylli plagët ballkanike, si për shembull të koordinoje ndërtimin e rrjetit rrugor, përmirësimin e rrjetit të telekomunikacionit, promovimin e Kushtetutës në Bosnjë-Hercegovinë, si dhe domosdoshmërisht të zbuten mosmarrëveshjet ballkanike, për shkak të kufijve. Nën presionin e BE-së, Athina dhe Shkupi po i japin fund një beteje qesharake për emrin, me kusht që marrëveshja të marri dritën jeshile dhe në referendumin përkatës.

Në të njëjtën kohë, përafrimi Beograd-Prishtinë ka marrë një dinamikë të re. Presidentët e Serbisë dhe Kosovës parimisht janë pro shkëmbimit territorial. Zona e ndarë de facto nga Prishtina në veri të Ibar që administrohet nga Beogradi të jetë Serbi dhe Lugina e Preshevës në jug të Serbisë t’i kalojë Kosovës. Cështja është mjaft kontroversale, me ndërhyrje të shumta e të ndryshme.

Si Karl Bild, ish-i dërguari i posaçëm i BE-së për Jugosllavinë dhe ish-ambasadori Vofgang Ischinger, negociator i BE-së për Kosovën, paralajmërojnë se një shkëmbim i mundshëm territorial do të hapte kutinë e Pandorës, e nëse kjo ndodh do të hapen çështje diskutimi e akoma dhe mund të ndryshojë kufijtë ballkanik edhe në të tjera zona, përfundon artikulli i Die Ziet.

2 komente në “ANALIZA/ Die Zeit: “Ballkanizimi” i Ballkanit”

  1. arban shmili says:

    KUTIA e PANDORËS

    një mit i keqpërdorur sa herë kujt t´i bie qejfi.
    Ish presidenti francez, Sakozy; pati kurajon të fliste haptas dhe angazhohej për parapërgaditjen e disa shteteve në Evropë që të
    jenë të gatshme, pa fërkime të panevojshme për probleme që duhet zgjidhur për hirë të stabilitetit dhe prosperitetit në Evropë.
    Ky i tashmi, Korsikës i premtoi lehtësira tatimore, por të harrojnë autonominë gjuhësore, resp. frengjishtja të mbetet e vetmja gjuhë zyrtare – hegjemoniste.

  2. Baliu says:

    Edhe per Fusnoten ne emrin e Kosoves dhe per “ringjalljen” e rezolutes 1244 te OKB-s per Kosoven, thuhej se me pranimin e tyre Kosoves do ti hapen dyer te panumerta integrimi ne organizata te ndryshme rajonale dhe boterore. Qka ndodhi pastaj, Kosoves ju vu Fusnota qe don te thot se eshte pjese e Serbise, kurse integrimet e premtuara mbeten krejt te paperfillshme. Tash po perseritet skenari i njejt, falje territori per premtime kendeshme, por qe kurre nuk do te realizohen. Qka pastaj, Serbia do ta fuse ushtrine e vet ne territorin e falur, dhe ngelaqat “patriota” qe po ja mundesojne kete gjoja do te mallkojne si kurvat se Serbia eshte shtrige e vjeter, se ata e kan dhene maksimumin e “realpolitikes” dhe do te vazhdoj parulla e tyre: Populli lehe, e karavani i hajnave ecen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje