Ministri i Brendshëm kundrër Merkel: Migracioni shkaku i të gjitha problemeve politike në Gjermani

6 Shtator 2018, 15:31Bota TEMA

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, një politikan konservator dhe kundërshtar i politikës së dyerve të hapura të kancelares Angela Merkel për refugjatët, e ka konsideruar migracionin si “shkaku i të gjitha problemeve politike” me të cilat përballet sot Gjermania, raporton ata.

Në një intervistë për gazetën gjermane Rheinische Post”, Seehofer u shpreh se migracioni ishte faktori i parë përgjegjës për forcimin e partisë së djathtë “Alternativa për Gjermaninë”, shkaktari i përçarjes së vendit dhe mungesës së mbështetjes popullore për partitë kryesore politike.

“Çështja e emigracionit është shkaku i të gjitha problemeve në këtë vend. E them këtë prej tre vjetësh”, deklaroi Seehofer.

Kancelarja Merkel e kundërshtoi këtë deklaratë, duke u shprehur në një prononcim për televizionin privat “RTL” se migracioni “na vë përballë sfidash dhe kjo natyrisht përfshin edhe probleme”.

Seehofer, njëkohësisht lideri konservator i CSU-së, homologia bavareze e CDU-së së kancelares Merkel, gati sa nuk çoi në rrëzimin e qeverisë gjermane disa muaj më parë, duke paralajmëruar se do të fillonte t’i kthente mbrapsht refugjatët në kufi.

Seehofer komentoi gjithashtu edhe dhunën e mbështetësve të së djathtës në qytetin lindor të Chemnitzit, pas vrasjes së një qytetari gjerman nga dy azilantë.

Sipas medias vendase, Seehofer u shpreh se vrasja nuk i justifikonte trazirat dhe se mban qëndrim për “zero tolerancë” ndaj dhunës.

1 komente në “Ministri i Brendshëm kundrër Merkel: Migracioni shkaku i të gjitha problemeve politike në Gjermani”

  1. Agim Anastasi says:

    Jo migracioni z. Seehofer , por Globalizmi eshte shkaku i te gjitha problemeve sot. Emigrantet shohin nje dritare te hapur ne Gjermanine e sotme ne politiken ekonomike te ketij vendi me zemer te gjere. Mos bej politike me emigrandet degjo popullin qe ka kohe qe kostaton faktin se kapitalizmi i sotem nuk eshte ai i dikurshmi. Vetem fakti i shefit te Amazonit qe po arine bilionin , flete shume z.minister. Paraja ka nje drejtim. Shoqeria kercenohet nga kriza e madhe qe po afron. Po keshtu dhe shteti kudo duhet te paguaj diferencat. Pyetja e madhe eshte perse keto firma nuk tatohen por paguajne dicka simbolike ?! Ndaj emigrantet do levizin ne planet, aq me shume drejte Gjermanise si i vetmi vend qe ka mbetur ne planet korrekte ne shume drejtime ekonomike ne Globalizmin e sotem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje