Përplasja Turqi-SHBA: Turku ndryshon mbiemrin se e kishte... dolar

6 Shtator 2018, 12:40Lifestyle TEMA

Pa parë dritë në fund të tunelit lidhur me mosmarrëveshjet diplomatike mes Ankarasë dhe Uashingtonit, një qytetar turk ka tërhequr vëmendjen e medias, ndërkohë që po përpiqet të mos tallet për shkak të mbiemrit të tij me konotacion amerikan.

Ferhat Dolar, 48 vjeç, nga Dalamani në provincën e Muglas, i ka kërkuar gjendjes civile që të zëvendësojë mbiemrin e tij.

“Për shkak të sanksioneve ekonomike amerikane kundër vendit tim, ky mbiemër është bërë objekt talljeje. Kështu që unë vendosa ta ndryshoj atë”, tha Dollari për gazetën ”Milliyet”, përcjell ata.

“Dolar” në turqisht nënkupton “dollar.”

”Nuk e pranoj qëndrimin amerikan kundër vendit tim. Shqetësohem kur njerëzit më fyejnë për shkak të mbiemrit”, shtoi ai.

Mosmarrëveshjet turko-amerikane për shkak të ndalimit të një pastori amerikan kanë goditur rëndë lirën dhe tregjet.

Lira ka rënë 40% që nga fillimi i vitit.

Dolari i tha gazetës se do ta ndryshonte mbiemrin e tij në Dalar, që nuk ka ndonjë kuptim  në turqisht.  (TemA)

2 komente në “Përplasja Turqi-SHBA: Turku ndryshon mbiemrin se e kishte… dolar”

  1. SUV says:

    Pse te mos e bej Gomar, ia paguan shpenzimet hoxha i dijshem nga Tirona Elvis Naçi, pupupu Elvis si ai kongtari amerikan, nderroje ene ti hoxhe efendi, vene Ermut Naçi.

  2. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    turk i pafytyre si zhak bithqiri,e nderron llagapin sa here i ha suma…………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje