Hysaj: Rasti i humbur do të më mbetet në mendje, kritikat nuk ndikojnë te unë

7 Shtator 2018, 22:57Sport TEMA

Elseid Hysaj është shprehur i kënaqur për fitoren, dhe në një prononcim për “Supersport” ka pranuar se rasti i humbur do t’i mbetet në memorie për shumë kohë.

“Ishte e detyrueshme fitorja pas ndeshjeve të Qershorit dhe më vjen keq që nuk fituam më shumë. Rasti që humba do të më mbetet në kokë për shumë kohë por duhet të shohim nga ndeshja tjetër.

Kritika? Nuk ndikojnë te unë pasi unë jam më të mirën për kombëtaren, por njerëzit që flasin atë punë kanë. Nuk kanë si e shtyjnë ndryshe kohën.

Kemi dhe ndeshje tjetër shumë të fortë dhe duhet të harrojmë këtë ndeshje.

Luajta lojën time dhe ishte skemë që nuk duhet të shkoja shumë para,. Kam gabuar në pasime, por nuk kisha probleme fizike”, u shpreh Hysaj.

1 komente në “Hysaj: Rasti i humbur do të më mbetet në mendje, kritikat nuk ndikojnë te unë”

  1. zaim zajmi says:

    HYSAJ, ti je yll.
    Mos caj kokën. Ke kapacitet të madh si futbollist e nuk të paguan Napoli kot.
    Kush nuk ka ndonjë cast ters si në futboll, si kudo në jetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje