Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq para mijëra serbëve mbajti një fjalim në veri të Mitrovicës. Ai tha se nuk duket e afërt një marrëveshje finale Kosovë-Serbi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, tha se Serbia kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës, por, as nuk do të nxisë luftë e konflikt në Kosovë.
Këtë deklaratë Vuçiq, e bëri në një tubim para mijëra serbëve të Kosovës, që ishin mbledhur në sheshin kryesor të veriut të qytetit të Mitrovicës.
“Ua them, se ata që deklarojnë se unë duhet të pranoj pavarësinë e Kosovës deri në fund të vitit, ju garantoj se kjo është gënjeshtër. Ajo për të cilën po angazhohem është një zgjidhje kompromisi dhe zgjidhje paqësore”, tha Aleksandër Vuçiq, duke e përsëritur edhe njëherë se nuk ka ndryshim kufiri. Ai tha se nuk duket e afërt një marrëveshje finale Kosovë-Serbi.
Jo ndryshim kufiri
“Kur u thonë se dua ta ndryshoj kufirin, nuk po ua thonë të vërtetën. Në fakt, unë dua t’i ndryshoj të drejtat e juaja dhe t’ua mundësojë të gjitha drejtat që u takojnë në botën e qytetëruar”, tha Vuçiq. Gjatë fjalimit të tij, Presidenti i Serbisë shfaqi shqetësimin e tij për natalitetin e ulët të serbëve, duke u bërë thirrje atyre “që të bëjnë sa më shumë fëmijë”.
“Serbët nuk do të largohen nga shtëpitë e tyre, do të jenë edhe shumë fëmijë të tjerë këtu. Zgjidhja nuk është afër, por besoj se mund të ndodhë në 10-20 vitet e ardhshme. Ne do të investojmë miliona euro në spitale, shkolla, do ta ndihmojmë popullin tonë në Kosovë. Do të shkojmë në çdo fshat, dhe do të zhvillojmë bizneset e tyre”, deklaroi Aleksandër Vuçiq. Ai tha se sot nuk mundi të zhvillojë një vizitë në një fshat të banuar me serb, “Banjë”, në rajonin e Drenicës për shkak që banorët shqiptarë me barrikada i pamundësuan atij që ta vizitojë këtë fshat dhe për shkak se qeveria e Kosovës e revokoi lejen për vizitë në këtë fshat.
“Herën tjetër do ta vizitojë edhe Banjën”
“U kërkoj falje serbëve të Kosovës që nuk kanë mundur të vijnë në këtë tubim, sepse disa njerëz të gjitha rrugët i bllokuan, dogjën goma, dru, gjuajtën me armë, sigurisht që ta frikësojnë dikë, ata që jetojnë në atdheun e tyre dhe askujt s’i kanë marr asgjë. Herën tjetër do ta vizitojë edhe Banjën, vendin të cilin u pengova të shkojë”, tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, në një pjesë të fjalimit të tij tha se “Serbia po bëhet çdo ditë e më e madhe, dhe këtë për shkak se nuk është në konflikt me askënd”.”Sot, kemi më shumë se kurrë mbështetjen e botës. Faleminderit miqve tanë nga Rusia, të cilët politikisht ishin me ne, kur nuk ishte askush tjetër. Dhe kjo është arsyeja pse ne mund të zgjedhim të ardhmen tonë, dhe të themi se nuk duam të hyjmë në NATO, sepse duam të mbajmë neutralitetin tonë ushtarak”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.(dw)
neutralitet ushtarak do te thote qe me ndihmen e Rusise dhe me potencialet e veta Serbia te vazhdoje e pashqetsuar nga askush te rrise shpenzimet e armatimit luftarak duke bere nje kercenim I vertet ne radhe te para per Shqipetaret..Po Shqipetaret si duhet ti pergjigjen , apo do vazhdojne te paraqiten me nje kosove pa ushtri dhe nje shqiperi me ca autoblinda te marra dhurat dhe ca ushtare qe me shume jane jashte se brenda..Nje zot e di!…
Ky eshte miku i Rames dhe Thaqit, tradhetareve me te medhenj te Kombit Shqiptar. Historia po e tregon dhe do ta tregoje!
Kujt i sherbyen te gjitha pallacolleqet e Rames dhe Thaqit??????????????
Hik mer mut serbie se nuk percan dot shqiptaret ti .
kujdes mos ta pallojne vucicin
Shyqyr qe kemi brishen dhe Lulen qe na ‘mbron’.
Ata sjan tradhtare fare, as me naft se kan furnizu serbin e as me gjykata speciale kunder shqiptareve. Si naften si gjykatat speciale I ndihmoi Rama nga Franca.
E mor shoku kta te gjithe e kan shit shqiprine, jo vetem Rama apo thaci
Na haksh mutin i viç haleje
Bravo, Aleksander Milloshevic! Me ne fund e tregove fytyren tende prej ujku! Por koha e ujqerve, per fatin tend te mjere, ka perenduar!
Pergjigjen e sakte per shovinizmin tend do ta marresh nga NATO dhe Bashkimi Europian.
Ja paska fundose endrrat akardemikut Rexhica Qosiq, se gjoja ideja e tij gjenitale per shkembim territoresh ne tavoline do te realizohet dhe ai do te “perjetesohet”. Historiani i romantizmit ashtu si ka likuiduar shqiptar me majen e pendes duke bere lista armiqesh per sigurimet shteterore ne Jugosllavi dhe Shqiperi, mendon se ajo pende vrastare i funkcionon edhe sot me Serbine e Vuqiqit per ta coptuar Kosoven. Ai miu i bibliotekes se Ismail Kadarese tash eshte bere nje plesht i “komandantave te Rognerit” dhe penda e tije nuk po shkrepe me. Nje fund tragji-komik.
Shqiptare ne Kosove edhe Shqiptare rreth Kosoves: Kam vetem nje keshille vellazerore: ARMATOSUNI. Nuk ka patur edhe nuk do te kete paqe me Serbet, prandaj armatosuni tani ne paqe edhe cdo shtepi qe ndertoni beheni keshtjelle te pamposhtur , formoni grupe para-militare me baze fshatrash apo komunash edhe mos i zini bese popitikane gjake-prishur nga te dyja anet e kufirit. Ne Qeverin e Shqiperise , nqs ka ngelur ndonje shqiptare me mend ne kete apo ne ato qe do te vijne me pase, duhet ti japi edhe transferoje falas te pakten disa mijra bunkere nga ato te kohes se Dulles, si edhe te mundohet te ndertoje nje industri ushtarake ne thellesi te territorit te Shqiperise, por edhe ne zona te Kosoves ne kufije me Shqiperine. Ketu do jemi edhe do shikojme se si provokimet Serbe do intensifikohen ne ditet apo muajt ne vazhdim pet shume faktore qofte ne Serbi apo edhe gjeo-politikr ne vecanti,
te dy popujt jane perdorur dhe do vazhdojne te perdoren edhe ne te ardhmen. Nuk ka paqe nen ullinj sic i thoshnin te paret.
Shume mire
Dhe Thaci nuk ka pse shkon ne bisedime. Gjerat u thane qarte: Nuk njohim kure pamvaresine e Kosoves, nuk futemi kure ne NATO. Kaq mjafton. Ngjan me Rambujene dhe “jo” ne e Miloshevicit. Keq do te ishte e kunderta: Ne qofte se Serbija njifte pamvaresine e Kosoves dhe futej ne NATO ajo do behej pjese e nderuar e bashkesise nderkombetare dhe Kosoven me ata mendje qe ka e destabilizonte sa here ti deshte qejfi
Serbet e kane veshtire te ndrojne mentalitet
Qenka çeshtje geni.
KETO deklarata te Vucic ti ndigjoje BE,por ajo fajin do tu a hedhe shqiptareve.Nuk gjejne mekanizmin ta detyrojne Serbine dhe e marrin me te mire ate nga frika se ajo pasi ka marre miliona nga BE,tu thote :hajt tungjatjeta.Rusia dhe Turqia e ndihmojne dhe Merkelit i thone :NUK kemi cfare ti bejme z.Merkel por ne Kosoven nuk do ta njohim.Edhe 5 vende te BE nuk e njohin dhe keshtu vetem Shqiptaret demtohen.Dhe shqiptaret i ka gjet belaja ,hall ti afrohen ,hall ta mbajne larg Vucicin.Qe ne fillim duhej kerkuar qe Serbia te kerkonte te falur ,pastaj te futeshin ne bisedime.Situaten e tanishme si e zgjidh AHTISARI ???????.
Bravo Vucic.
I hoqe breket.
E shpalose platformen para se te bije ne grope.
Nuk merr asgje pa u dorezuar 100% pa kushte ne bllokun e NAT-os
Bllokimi i udhetimit drejt nje fshati Serb me kater
shpia. ishte kurth Amerikano-Gjerman.
Thaci luan shah me kufje ne vesh.
Ah mor koqe kandari.