FOTOT: Brenda varrit të lashtë egjiptian, hapet për publikun 80 vjet pas zbulimit

10 Shtator 2018, 11:58Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda varrit të lashtë egjiptian, hapet për publikun 80

Është hapur për publikun, 80 vjet pasi u zbulua për herë të parë më 1940, varri i Mehu, që ndodhet në Giza të Egjiptit. 

Ky monument i lashtë egjiptian, që ndodhet në një sistem varrezash në Saqqara, konsiderohet të jetë varri më i bukur që është parë deri më tani. 

Hapësira nëntokësore, që përfshin ilustrime në mure prej dyshemesë deri në tavan, është restauruar së fundmi nga Ministria e Antikiteteve të Egjiptit. 

Imazhet e shfaqin pronarin e varrit derisa ishte për gjueti në xhungël si dhe gjatë ekspeditave të peshkimit. 

Muralet përfshijnë skena nga korrjet, si dhe njerëz që gatuajnë apo vallëzojnë. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje