Deputeten e PS Mimi Kodheli ditëlindja e ka gjetur në Angli, duke mos pasur mundesi te jete me njerezit me te afert te familjes.
Ajo sot ndodhet së bashku me deputetin e LSI, Luan Rama në Angli për të përfaqësuar Kuvendin e Shqipërisë në Seminarin Parlamentar për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Parlamenti i Mbretësisë së bashkuar.
Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar foto me Kodhelin ku dhe i ka shprehur urimin e tij për ditëlindje.
“Me kolegen Mimi Kodheli përfaqësojmë Kuvendin e Shqipërisë në Seminarin Parlamentar për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Parlamenti i Mbretësisë së bashkuar.
Edhe një urim:
Gezuar ditëlindjen Mim! Jetë të gjatë e gjithnjë mes të mirash e gezimesh”, shkruan Luan Rama në postimin e tij.
Per mendimin tim,Luan Rama ka vepruar mire qe e ka uruar Mimi Kodhelin per ditelindjen.Kjo do te thote,se jemi kundershtar por jo armiq.Nuk kame ndonje sipmati per Luanin,por per kete rast e respektoi.