Çudira shqiptare/ I dhurojnë Tinka Kurtit fotografinë kur ka qenë e re, familjarët: Dikush tjetër është në foto

14 Shtator 2018, 17:17Kulturë TEMA
Çudira shqiptare/ I dhurojnë Tinka Kurtit fotografinë kur ka

Në përfundim të festivalit “Ko Ko fest” në Korçë, ka ndodhur një ndër çudirat që i karakterizojnë herë pas here shqiptarët. 

Organizatorët e festivalit kishin menduar që të surprizonin aktoren e madhe Tinka Kurtit  duke i dhuruar një fotografi ku supozohej të ishte ajo në vegjëli.

Aktorja është prekur shumë, ndërsa fotografia është shtypur në qindra kopje, për ta bërë dhuratë festivali.

Në të vërtetë, në foto është Liri Qemail Quku, një ish-mësuese në Shkodër që sot jeton në Kanada.

Fotoja e saj është bërë për një set kartolinash vite më parë, dhe fotot origjinale i ka akoma zonja Quku.

“Vajza e Kartolinave asht halla jeme Lirie Quku Sulo, e veshun me kostumin e dardhareve.

Dale ne 1941 Dardhe, Korce gjate periudhes qe gjyshi im Qamil Quku ishte kryetar i kesaj komune.

 E marre nga albumi i familjes Quku.

Nje shpjegim ky qe e ndieva si detyre ta beja, sepse tashti vone njeres nga keto foto i asht vu emri i nje aktoreje shkodrane, shume te njoftun dhe mund te jete diku e varun ne nje dhome shkodrane”, shprehet mbesa.(TemA)

5 komente në “Çudira shqiptare/ I dhurojnë Tinka Kurtit fotografinë kur ka qenë e re, familjarët: Dikush tjetër është në foto”

  1. bk says:

    Gamor ti, gamor kush t’vuni….

  2. ceni boston says:

    Me siguri kete pune e ka bere drejtoresha e Teatrit qe e ka gojen si te zhabes qe nuk pushon se folure! Ajo flet shume dhe “shume bukur” dhe quhet Zamira! Ajo ka shume ide dhe i organizon shume bukur keto aktivitete.

  3. Dinua says:

    Un kujtova se mos ishte Liri Berisha para se te lindte peshkaqenin

  4. behar says:

    Te ishte gjalle Tano Banushi do ta padisnin per sabotim te aktivitetit ‘kulturor’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje