77 FOTO magjepsëse, gazeta italiane ndalet sërish në Shhqipëri: E mbushur me peizazhe përrallash, duhet të jetë në krye të destinacioneve

16 Shtator 2018, 10:56Turizëm TEMA
77 FOTO magjepsëse, gazeta italiane ndalet sërish në

Shqipëria është një pjesë e paprekur dhe e paeksploruar në enigmën komplekse të Europës, shkruan gazeta italiane online “Tizinonline -20 minuti” në një artikull kushtuar Shqipërisë.

E mbushur me peizazhe përrallash, pamje që të lënë pa frymë, kulturë të pasur dhe banorë jashtëzakonisht mikpritës, Shqipëria duhet të jetë në krye të listës së destinacioneve për ta vizituar për një eksperiencë autentike udhëtimi. Peizazhi i Shqipërisë është 70% e territorit malor, kështu që nëse e doni natyrën dhe ajrin e pastër, ajo duhet patjetër të jetë një nga destinacionet tuaja më të dëshiruara.

Një tipar tjetër dallues i këtij vendi është karakteri. Shqiptarët kanë një ndjenjë të madhe humori dhe një qëndrim të relaksuar: ndonjëherë, ky i fundit mund të bëjë një tendosje mbi durimin e udhëtarëve më entuziastë. Shqiptarët kujdesen shumë për traditat e tyre dhe është pak sikur vendi të ishte ndalur në kohë, duke frymëzuar për të jetuar dhe udhëtuar në një mënyrë të thjeshtë. Teknologjia shkon në sfond dhe udhëtimi këtu është një mundësi e shkëlqyer për të trajnuar për të jetuar në momentin e tanishëm. Shqipëria mund të arrihet me avion në aeroportin e vetëm të vendit, që ndodhet në kryeqytet, Tiranë.

Tirana, kryeqyteti aktiv e Shqipërisë, është një shkrirje e kulturave dhe zemra që rreth e këtij vendi interesant. Pas rënies së komunizmit në vitin 1992, Tirana ka ndryshuar pamje, duke transformuar atë që dikur ishte një qytet i fikur dhe i kufizuar, në një kryeqytet në ngjyra të ndritshme, me rrugët plot me bare dhe restorante dhe sheshe të reja publike të vendosura në çdo pjesë të qytetit .

Në qytetin bregdetar të Sarandës do të gjeni restorante të shkëlqyera të peshkut, një natë energjike dhe një atmosferë gëzimi. Në verë, Saranda gumëzhin nga të rinjtë dhe ofron një natë plot argëtim, me një natë që zgjat deri në dritën e parë të agimit.

Saranda është gjithashtu një bazë ideale për eksplorimin e qyteteve dhe plazheve të tjera përgjatë Rivierës. Nga këtu, ju gjithashtu mund të merrni tragetin në Korfuz, një nga ishujt më të gjelbër dhe të dashur të Greqisë. Shpesh, vizitorët që qëndrojnë në Korfuz vijnë këtu gjatë ditës për të zbuluar fqinjën shumë më të qetë dhe ekonomike se Greqinë, Shqipërinë.

Gjatë qëndrimit në Sarandë, sigurohuni që të vizitoni “Syrin e Kaltër”,i vendosur vetëm 20 km larg. Është një burim me thellësi prej më shumë se 50 metra, por nuk ka matje të saktë, pasi zhytësit kanë arritur të zhyten deri në 50 metra thellë.

Për pranverën 2019 po planifikojmë një udhëtim në Shqipëri, të shoqëruar nga një ekspert, për të zbuluar qoshet ende të pashkelura të këtij vendi interesant. Të interesuar?

9 komente në “77 FOTO magjepsëse, gazeta italiane ndalet sërish në Shhqipëri: E mbushur me peizazhe përrallash, duhet të jetë në krye të destinacioneve”

  1. freeday says:

    le te shkojne ata qe nuk e njohin se ata qe e kane jetuar i kane planet ndryshe.
    kur te privatizohet aeroporti dhe te jene qarkulluar dallkauket qe gelojne atje dhe kujtojne se e kane prone te babes, kur spitalet te kthehen nga biznese ne qendra mjekesh qe adhurojne ose te pakten respektojne profesionin, kur te hiqen 80% e patentave dhe kur te mbajturit patllake te cilesohet nga vete populli si çmenduri, athere mbase edhe une e mbush mendjen dhe shkoj kaloj dy jave ne bregdet e ne mal ne ate vend.

    ndersa jam i sigurte se kur te jene denuar kriminelet e popullit, shume te tjere do ktheheshin me investime afatgjata. per momentin eshte akoma “ha e hudh or kukudh”. te me falin optimistet por ky eshte realiteti qe njof une.

    1. kulla bjeshkeve says:

      Kam 17 vite qe nuk kam qene ne Shqiperi,,,,dhe ndihem mjaft mire. Si nje pjese e konsiderueshme e popujve te Ballkanit pamvarsisht,sllave,grek,etj. kemi qene ,jemi dhe do te jemi edhe per shume kohe nje popull anadollak,nga ku kemi trasheguar gjithshka te keqe nga periudha otomane.Nuk ka me nevoje per komente te metejshme.

      1. fran says:

        kurre mos ardhsh, s’i duhen kujt dobicat

      2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Si oshtimë
        nga gryk’ e pusit
        na u nxehën
        komentusit:
        .
        Nis freeday
        të thurë lloqe
        si do ketë
        Halla koqe!
        .
        17 vjetë
        bjeshkët pa parë
        i ka Kulla
        bythpalarë.
        .
        Dhe në fund
        vulën e gjeti
        kush s’di ç’është
        Realiteti.

        Hapni sytë
        derëzinj
        Vëndi s’blihet
        me florinj
        hapni mendjet
        e mjaft nxitë
        bëni “Like”
        fotografitë!
        .
        Dhe ne Botë
        kemi parë
        si të huaj
        si shqiptarë
        anë e kënd
        kemi pushuar
        Yje Pesë
        kemi jetuar.

        P.S.
        .
        Po çdo fjalë
        është e kotë
        si ky vend
        nuk ka në Botë!

    2. Realiteti says:

      Plotesisht e vertete ajo qe shkruan ti freeday . Nuk ke çfare ti shtosh me .

  2. ShkoDrani says:

    Po shoh foton nr 4, e po mendoj se ku mund te jene keta elefante ne Shqiperi.

  3. TNK says:

    Shume here me i mire do te ishte pa batakçinjet e politikes shqipetare, pa hadute pa gangester.

  4. T. Voda says:

    — Komentusi “Go….mist i NSHRAT-ut”
    JUfalnderoj per ato vargje aqe te goditura…!!

    — Eshte hera e pare qe te kenaqet me te vertet syri,ndofta harron te maresh dhe fryme, kur shikon keto fotografi. Aq sa , te lene pershtypjen , se mund te jete nderhyre, ndofta me kompjuter.

    – Por. Ashtu , sic mund te kete pamje edhe me terheqdse se keto, ne rast se Ministria e Turizmit, per ti perzgjedhur ato , do te organizonte konkurse , do jepte cmime per fotot mete realizuara, ne kohe , ne stine, nga pozicione e vende te ndryshme.
    — Qaramanet , qe akoma vuajne nga ndjenja e inferioritetit, e mohimit dhr e nxirjrs gjendjes ne Shqiperi , do te benin mire ti shikojne e vletrsojne gjerat pak, apo edhe shume me ndryshe, ne se skoma nuk u eshte shprishur e pshurrur gjaku…

    — Nuk them , qe te mos vihen ne dukje, e te mos vihen ne dukje e te jepen mendime se ku calon puna e ,, si te permiresohet. ..ajo me tej.
    — O njerez …!!! ..ASGJE NUK KUSHTON ME LIRE SE SA FJALA E MIRE… Thuajini ate.
    Pershendetje.. Tomor Voda __ NY– USA

  5. Besi says:

    Mjaft se late name kto po’ na e Boni shqperine sikur me qene parajsa toksore akoma nuk ka drita dhe uje 24 ore ju i bini avazit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje