FOTOT/ Blogerja e njohur angleze tregon 12 arsyet se pse zgjodhi të jetojë në Shqipëri: Vendi juaj është margaritar i fshehur, të gjitha shtetet kanë probleme

13 Shtator 2018, 13:53Turizëm TEMA
FOTOT/ Blogerja e njohur angleze tregon 12 arsyet se pse zgjodhi të

Nga Alice Elizabeth Taylor*

Pasi kam kaluar 10 muajt e fundit ne Shqiperi (si fluturoka koha!), e kam udhetuar permes asaj te Mesme, tep Jugut, dhe te Veriut, ndihem aq e sigurt, e me thellesi njohurish aq te mjaftueshme sa te arrij t’ju shpjegoj se perse ndiej se ky vend eshte nje margaritar i fshehur.

Megjithese ndodhet ne Evrope, shume udhetare e shmangin Shqiperine dhe kjo ndodh per shkak te disa arsyeve. Se pari, ka shume keqinformim rreth faktit se si eshte ne te vertete Shqiperia.

Disa besojne se eshte nje vend i rrezikshem; te tjere besojne se nje grua eshte e detyruar te jete e mbuluar ketu (kjo ishte nje pyetje e vertete qe me eshte bere), dhe pjesa tjeter as nuk e kane idene se si eshte ne te vertete ky vend. Se dyti, shume njerez nuk jane mesuar ta shohin Shqiperine si nje vend ku mund te kalohen pushimet.

Ka nje mungese njohjeje nderkombetare te vlerave te saj dhe shume bloger dhe faqe interneti udhetimesh e prekin fare kalimthi.

Nderkohe qe nuk jam e desheruar qe ti shoh bukurite e Shqiperise te shkaterruar nga hordhi turistesh te dehur, ose paketa pushimesh filistine, do te doja qe vendi te gezonte nje emer me te mire nderkombetar. Ja disa nga arsyet perse:

1. E kam shkruar kete edhe me pare ne nje blog tjeter, por ketu eshte e mundur te vizitosh detin, liqenin, lumin, malet, fshatin dhe qytetin, te gjitha ne nje ore te vetme. Sigurisht qe do te ishte me e arsyeshme qe te shpenzonit kohen e nevojshme per te shijuar vertet natyren e pabesueshme, por ne qofte se do te desheronit, ju mund te vizitoni gjithcka vetetimthi.

2. Shqiperia eshte vendi i disa prej plazheve dhe bregdeteve vertet te mahnitshme. Cfaredo qe te desheroni, plazhe shkembore e me guricka ose me rere te bute e te bardhe, Shqiperia ua ofron. Ka festa ne plazh, resorte ekskluzive e lluksoze, gjinj te vecuar e te fshehte, dhe gjithcka tjeter cka ofron nje vend pushimesh. Plazhe familjare, plazhe te orientuar drejt sporteve dhe aventures, e plazhe ku ti mund te rehatohesh me nje koktej dhe te nanurisesh nga oshetima e valeve. Plazhet e ketij vendi kane nga dicka per kedo.

3. Kuzhina shqiptare eshte per te lene koken pas saj. Nderkohe qe per ata qe kane nevoje te mbajne nje diete ushqimesh pa gluten ose laktoze gatimet shqiptare nuk jane te keshillueshme, per te tjeret ofrojne nje shumellojshmeri te pabesueshme. Kuzhina shqiptare eshte e thjeshte, dhe nuk mbeshtetet ne perdorimin e barishteve dhe erezave aromeforta, por ne shijen e aromat natyrale te ushqimeve te fresketa qe ruajne shijen unike te gatimeve. Peshk i fresket, mish i bute, djathe kaq i shijshem, dhe perime te fresketa pa mbarim, gjithcka e vendit eshte e mrekullueshme.

4. Per ata qe pelqejne nje gote vere, ne Shqiperi kane qelluar me fat. Me nje klime te persosur per te rritur vreshta dhe me disa varietete te vendit, vera shqiptare sa vjen e behet me cilesore. Une vete, sado qe kam kerkuar, nje vere te kuqe shqiptare qe nuk eshte per ta pire ne kupe (te me falni lojen e fjaleve), nuk e kam gjetur, dhe nderkohe disa verera te bardha te mrekullueshme kane filluar te dalin kohet e fundit. Per me teper, shume nga kantinat jane te hapura per vizitoret, keshtu qe keni mundesine te takoni njerezit qe fshihen pas shishes suaj te veres, dhe te shikoni me syte tuaj se sa dashuri dhe perkushtim kerkohet per te krijuar veren e persosur. Per mendimin tim vera shqiptare ka dicka te vecante per t’u ofruar veredashesve ne shkalle boterore.

5. Shqiperia eshte nje vend i mrekullueshem shumengjyresh. Qe nga arti i rruges dhe blloqet e apartamenteve lyer me ngjyra te ndezura te qytetit, deri tek shtepite ngjyrepastel te fshatit, ngjyrat ketu mbizoterojne kudo. Trendafilat e mrekullueshem, lulediellit dhe lulekuqet pergjate peisazhit fshataresk dhe deri ambientet e brendshme tipike shqiptare, shquhen per pervijime te guximshme gjeometrike dhe bojatisje ngjyreshkelqyera.

6. Ndersa persa i perket modes nuk mund ta vendosesh Tiranen ne te njejtin grup me Parisin, Milanon, ose Londren, perseri do te habiteshit nga stilet kaq interesante qe po shperthejne ketu. Qe ne castin e pare te mberritjes sime vura re nje stil te vecante shqiptar. Ngjyrat, prerjet, dhe aksesoret jane vertet te pashoqe, dhe une e adhuroj perzgjedhjen e stileve qe ofrohen. Ka plot vendas qe bejne stoli dhe aksesore te mrekullueshem, dhe ka gjithashtu disa atelie vertet te jashtezakonshme, perfshire ketu edhe nga ato qe te ofrojne dizenjo te personalizuara nisur nga zero. Shqiptaret kane nje dashuri te madhe per ngjyrat dhe stilin gje qe ka ndikuar deri garderoben time ne nje kohe kaq te shkurter prej vetem 10 muajsh.

7.Shqiptaret jane jashtezakonisht miqesore dhe mikprites dhe behen cope per te te bere te ndihesh si ne shtepi. Ketu jam ndier e blatuar me nje lume dashamiresie e mikepritje pothuajse nga cdo shqiptar qe kam takuar. Per nje turist i cili visiton nje vend per te cilin nuk di shume, kjo eshte dicka vertet ngushelluese. Vendasit jane te zgjuar, zemergjere, kurreshtare, te drejtperdrejte, te zjarrte, e te hapur ne cdo ane te tyren, cilesi te cilat une i admiroj thellesisht tek cdo njeri. Per me teper Shqiperia eshte e sigurt, tolerante, dhe e qete, e persosur per vizitore nga cdo vend, kulture, ose formim shoqeror.

8. Koha eshte vertet e mrekullueshme. Une vij nga Anglia dhe jam mesuar me nje kohe pak a shume me shi te vazhdueshem, ndaj  vendosa te shperngulem ne dy vende ku rrallehere bie shi. Shqiperia eshte nje perzierje e mire e te dyjave, ku ne te njejten dite mund te perjetosh shi te rrembyer, mot per plazh, dhe shtrengata me vetetima, gje qe te mban ne tension. Dimrat jane te shkurter dhe te bute, pranvera e kendshme, vera e gjate dhe e nxehte, e vjeshta plot ngjyra te arta e qiej blu. Per mua klima e ketij vendi eshte e persosur.

9. Per sa i perket kultures, ka kaq shume per te nxene. Galerite jane te shumta dhe ka vazhdimisht ekspozime, takime, e koncerte qe mund te ndjekesh (shpesh falas), te cilat te japin nje ide te mire te bashkesise se krijuesve shqiptare. Ka nje larmi muzikantesh te mrekullueshem, kengetaresh, artistesh, aktoresh, artistesh tatuazhesh, stilistesh, shkrimtaresh, dhe te tjere gjenij krijues. Perpiquni te eksploroni sa me shume prej tyre te keni mundesi.

10. Historia e Shqiperise nuk eshte per njerez me zemer te bute, por eshte aq terheqese sa edhe tronditese. Qe prej rrenjeve te tyre Ilire, tek mbijetesa ndaj pushtimit Otoman dhe komunizmit, shqiptaret kane treguar kaq shume kuraje e qendrese perballe kaq shume fatkeqesive. Gjeni kohe te lexoni per te kaluaren e koklavitur shqiptare dhe te eksploroni vendet historike, pasi nuk do te mbeteni te zhgenjyer.

11. Shqiperia eshte plotesisht e vecante, dhe jam e bindur se askund e ne asnjekohe nuk mund te gjesh nje vend si ky. Qe nga kultura tek ushqimi, tek gjuha, dhe tek menyra e jeteses, eshte nje nga vendet e pakta qe ka ruajtur origjinalitetin e tij. Ti nuk mund te ecesh permes Shkodres edhe Dhermiut dhe te mendosh se je ne vend tjeter pervecse ne Shqiperi, dhe kjo eshte dicka qe une vertet e adhuroj.

12. Sigurish qe ky vend ka problemet e tij (e kush nuk ka?), por eshte nje numer njerezish ne rritje qe me zjarr kerkojne me shume. Mos harroni qe ky eshte nje vend i ri per sa i perket demokracise, dhe ndersa gjerat mund te mos jene ashtu sic duhet te jene nga nje ane, nga ana tjeter kjo nuk e zhvlereson faktin qe ka nje numer njerezish ne rritje qe perpiqen ti bejne gjerat ashtu sic duhet. Gjate ketyre 10 muajve, kam pasur kenaqesine te takoj shume njerez, qe nga shitese deri tek kamariere, nga gazetare tek sipermarres, dhe deri njerez neper kafene e bare, qe jane dhe duhet te jene nderi i vendit te tyre.

E tani, nderkohe qe veres po i vjen fundi, keto jane 10 arsyet se perse ju duhet ta vini Shqiperine ne listen tuaj te vendeve per tu vizituar.(The Balkanista)

*Alice Ophelia Taylor është blogere e njohur angleze. Ajo tashmë i ka dedikuar një hapësirë interesante vendit tonë, ku edhe prej disa kohësh jeton. Në artikujt e saj, ndër të tjera ajo ndalet në promovimin e turizmit, vlerave, apo kulturës sonë, por me mjaft mjeshtëri ajo ironizon dashamirësisht disa fenomene tipike shqiptare.

26 komente në “FOTOT/ Blogerja e njohur angleze tregon 12 arsyet se pse zgjodhi të jetojë në Shqipëri: Vendi juaj është margaritar i fshehur, të gjitha shtetet kanë probleme”

  1. fcb says:

    Po ti thuje troc qe te pelqen Palla jone pse i bie nga Kina .

      1. Sundemunden says:

        Undefined!
        Po ti gojen me mut e ke?

    1. Bragjinbisha says:

      Hahahah.E po mire,lereni te marr ate qe do.

  2. Ylli says:

    Me Duket se i pelqen shume edhe sallami shqiptare bravo gra si kto Jane tè mirpritura

  3. Norvegjez says:

    Qeka lope e vrame. Po ne na duhet pashaporta dhe vemendja (kerce kerce majmun perpara te “jashtmit”)

  4. Aldi says:

    Ska faj kjo qe thote shqiptaret kane dreguar qendrese e kurajo ndaj cdo lloj fatkeqesie. Se dhe ne na kane genjyer neper histori. Fakti qe po te kishte nje pushtim otoman shqiptaret do ikni me kohe nga Shqiperia. Sepse shqiptaret po e braktisin Shqiperine ne kohe paqeje. I bie qe gjate kohes otomanizmit shqiptaret kane jetuar shume here me mire se sot. Sepse gjate asaj kohe vetem se jane shumuar.Kurse sot po pakesohen perdite e me shume.

  5. Shqi peri a Parajse says:

    Parajsa e vertete qenka Shqiperiiiiiaa

  6. Cudi says:

    Si i thone “margaritar i fshehur” ne Anglisht?

    1. janullatos pisoglendi says:

      Hidden gem

      1. X says:

        No man no, kemi qene busy – thuhet

    2. trojani says:

      Punto nero !!!!

  7. "BOHOTINA" says:

    Bravo . Te pergezoj. Flm qe flet mire per vendin tim. Se kemi dhe ne nje blegore, por ajo promovon vende e plazhe te tjera.
    Ne vitin 1899 Meri Edith Durrham erdhi per te pushuar pak kohe ne brigjet e Adriatikut. Kerkesa qe i beri qeverise Turke ate vit iu miratua. Ajo pushoi per pak kohe ne Ulqinin tone. Pas ca ditesh me nje avullore zbriti ne Shkoder. U mahnit me bukurite natyrore dhe mikpritjen e njerezve. Ajo erdhi per pak dhe qendroi deri ne fund te luftes se Pare Boterore. Nga piktore, ky vend i mrekullueshem e ktheu ne shkrimtare. Kryelibri i saj “Shqiperia brenga e Ballkanit” eshte i jashtezakonshem.
    Mos degjo injorant te tipit FCB. Keta jane specie ne zhdukje ne kete vend, ashtu sic ka mostr te tilla cdo vend, sic thua edhe vete.

  8. nord.al says:

    O komentues injorante,o pjella te Turqise, mbeturina te hordhive turke, nje grua eshte njeri si cdo njeri dhe jo objekt seksi si e kuptoni ju.

    1. Tiku says:

      @Nord.al.Fole ti zgjebja e shpellave te Serbise

  9. Toni says:

    Dashnia te bo qorre mi t’keqen halla!!

  10. leka i madh says:

    po pse more trapa vetem ne paskemi sallam..akoma me idete idiote se vetem ne dime ti hypim grave….vleresime per kete femer qe thote ate qe ndien per shqiperine ne kundershtim me pseudo shqiptaret

  11. Eri says:

    Nuk e besoj dot nivelin e disa komentuesve ketu. Shpresoj shume qe nuk jane te martuar dhe nuk keni as te dashur se asnje femer nuk e meriton nje idiot qe nuk di te vleresoje nje njeri pertej organit seksual cilado qofte kombesia ose gjinia. Dikush po perpiqet te hedhe pak drite mbi ate qe eshte hedhur gjithnje balte – reputacionin e Shqiperise dhe per cudine tone shpesh nuk kemi nevoje deformimet djallezore qe bejne mediat e vendeve me nje historite gjate armiqesore ndaj Shqiperise, ia bejme vete gropen vetes shpeshhere duke iu dhene hapesire idioteve te tille ne boten dixhitale dhe reale. Shkrim shume i mire nga blogerja, uroj qe me shume njerez te ndergjegjesohen per ta dashur dhe respektuar kete vend sic e meriton, duke filluar nga ata qe iu ka rene koka ne te.

  12. nardi says:

    Komentuesa pa identitet real, pa moral pa shpirt patriotik dhe qe presin ndonje kocke nga qielli….
    Nerez qe me nje kafe pijne nje pakete duhani

  13. nuk iki jo says:

    E e e e ….. nuk ke thene kryesoren he … kanabisi eshte xhaba fare ne krahasim me tregun anglez , ketu e gjen qyl dhe te fresket direkt nga parcela !!!!

  14. aleko says:

    A eshini cfare mileti ka ky vend, njerez komplet te shpyfytyruar , pa moral , pa indetitet dhe pa dashuri per vendin e vet..Nje zonje e nderuar perpiqet te nxjerre nga zonat e harruara shqiperine e vogel, qe vertet ka nje peisazh mahnites , detr e toksor , por ne shumice ka dhe njerez miqesore.. kejo terheq vemendje per vizitoret e huaj nje nga te cilat eshte dhe zonja Taylor..Por per fat te keq shqiperia jone ka dhe debila e gjithfare rrugacesh qe te vjen keq qei perkasin ketij vendi…nderime zonjes!..

  15. mark says:

    ne fund shkruani:
    “ironizon dashamiresisht disa fenomene tipike shqiptare”

    ku i keni keto, pasi kryesorja eshte :
    sa e duan shqiptaret kete vend……………………………..me pune
    shqiptaret kane 600 vjet qe nuk e duan punen,
    dhe per te mos punuar , bejne cdo gje tjeter tej imagjinates……………………………
    nuk po them te gjithe , por qe jane shumica ……………………………………. mbi 50 %

  16. Kjo eshte Bllogere pi verteti heeeeeeeej,
    jo ca (pffffffffffffff ! ´) qi e qujn veten te tilla.

    Kjo ja vlen lol me e nigju per gjithcka. ?

    Thanx

  17. Julie says:

    How about drugs everywhere, corruption, shitty food , expiration date never?!..

  18. Tirana says:

    Eshte hera e pare qe nje grua natyrisht e moshuar e ardhur nga Anglia ka bere nje koment per Shqiperine ne favor si nje admiratore sepse eshte e dashuruar me cdo gje te saj . Ne nga jugu shprehemi ashtu si eshte paraqitja e saj ne dispomim patjeter eshte edhe identiteti i saj i vertete: Shikojeni mire fotografine e saj me vemendje : Nje grua mbi dyzet e pse vjet e zbuluar nga veshja qe i duken te gjitha gjerat e nevojshme simbas deshires se saj per cdo mashkull ajo ka reklamuar lirine e saj erotike dhe cfare eshte qesharake nuk i mungon aspak stili ajo ka vendosur doren e saj ne vendin e brishte per ta treguar se eshte e vemendshme si cdo femer per te mos e treguar nuditetin e saj . Nuk eshte per tu cuditur cdo njeri ka te drejten te flase cdo gje qe i pelqen . Kjo bote nuk eshte e askujt ne jemi te gjithe mekatare por mekatarja me e madhe ne bote eshte femra e cila eshte krijesa e Satanit dhe kopja origjinale e Eves.

  19. Tirana says:

    Redaksise se gazetes Tema mendoj qe si nje shumice te komentuesve te qarte nuk kam bere fyerje ne komentin tim ju lutem pse nuk ma keni botuar nje koment pa asnje fyerje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje