Vetëm një frikacak a idiot si Thaçi mund ta shpëtojë një shovinist si Vuçiçi

16 Shtator 2018, 16:33Politika TEMA

Nga Albin Kurti

U bënë një javë nga fjalimi i Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Mitrovicë, kurse Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ende nuk e tha asnjë fjalë për atë fjalim.

Fjalimi i Vuçiçit ishte fjalim vajtues. Mirëpo, kur vajton një njeri i fuqishëm situata është e rrezikshme. Ky fjalim i 16 shtatorit 2018 në Mitrovicë nuk i përngjante fjalimit të Milosheviçit në Gazimestan më 28 qershor 1989, por shumë më tepër fjalimit të Milosheviçit në Fushë Kosovë më 24 prill 1987.

Atëbotë Milosheviçi do t’u thoshte serbëve “askush nuk guxon t’ju rrahë”. Me këtë ‘mbrojtje’ të serbëve pat nisur asokohe sulmi i madh mbi shqiptarët dhe Kosovën.

“Ju premtoj se askujt nuk do t’i lejojmë të përdorë armët e municionin kundër jush. (…) I lus të gjithë në anën tjetër që të më kuptojnë shumë seriozisht dhe të më pranojnë shumë seriozisht – për asnjë çast nuk do të kem mëdyshje në nevojën për ta mbrojtur popullin tonë, nëse në cilëndo pjesë të Kosovës dhe Metohisë populli ynë do të sulmohet.” – kështu tha Vuçiç sot një javë në Mitrovicë. Ky është gjithsesi një kërcënim, sepse në Kosovë nuk ka më krim ndëretnik. Edhe vetë serbët thonë atë që e dinë: Oliver Ivanoviçin nuk e vranë shqiptarët, por Beogradi.

Vuçiç lavdëroi Milosheviçin duke thënë që “Milosheviçi ka qenë lider i madh serb, qëllimet i ka pasur patjetër më të mirat, por rezultatet i patëm shumë më të këqija. Jo pse ai ose kushdo tjetër e ka dëshiruar këtë, por për shkak se dëshirat nuk kanë qenë reale dhe interesat e tendencat e popujve të tjerë i kemi shpërfillur e nënçmuar, dhe për këtë kemi paguar çmimin më të lartë e më të rëndë.

” Vëreni se si ai jo vetëm që lartëson qëllimet e mira të Milosheviçit, por edhe identifikohet me rezultatet e këqija për të cilat flet në veten e parë shumës (sic.). Madje, Vuçiç nuk lë pa kritikuar kundërshtarët e tij politikë (ndonëse pa e përmendur këtu me emër ish kryeministrin e vrarë serb, Zoran Gjingjiq) të cilët në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës i kanë dorëzuar Slobodan Milosheviçin dhe gjeneralët e ushtrisë e të policisë serbe: Ojdaniqin, Vladimir Llazareviqin, Nebojsha Pavkoviqin e Sreten Llukiqin.

Pastaj, në njërën anë, presidenti serb thotë “Faleminderit miqve tanë nga Rusia që kanë qenë politikisht me Serbinë, edhe kur askush nuk ishte.”, ndërkaq, në anën tjetër, shan NATO-n: “Ka luftuar Serbia kundër NATO-s me nder dhe trimëri në vitin 1999, ka mbrojtur veten, por kemi humbur, ata ishin shumë më të fuqishëm e shumë më të pasur, ishin qyqarë të mëdhenj, prandaj u duhej të hidhnin më shumë bomba nga ajri në popullin tonë. Humbëm si 610 vjet më parë…”

Vuçiç edhe vajton për serbët që kanë rënë për Kninin, Sarajevën dhe Prishtinën, por, edhe flet me nostalgji për kohën para 30 vjetëve kur serbë paska pasur 3 herë më shumë në Kosovë sesa tani. Përveçse gënjen meqë në Kosovë kurrë s’ka pasur 400 mijë serbë (pasi që sot janë 132 mijë), atij nuk i intereson se ndoshta në mesin e serbëve në Kosovë kishte kolonë, që zaptuan tokat e shqiptarëve, aso të reformës agrare midis dy luftërave botërore, të Rankoviqit apo edhe vetë Milosheviçit.

Vuçiç njëmend e kritikon idenë e spastrimit etnik por me renditje të qartë raciste: e quan vizion deluzor atë të Kosovës pa shqiptarë, ose, edhe më keq se kaq, atë të Kosovës pa serbë (sic.). Pas vajtimit për luftërat e humbura, fshin lotët, dhe thekson:

“Nuk jemi bërë më të mëdhenj. Tash pa asnjë pikë gjak, të askujt, po bëhemi më të mëdhenj.” Mbase kjo ishte përgjigje ndaj atyre që mendojnë se ai do ta ndryshojë synimin për Serbinë e Madhe. E, kur Vuçiç ju referohet investimeve nëpër fshatrat e komunat me shumicë serbe në Kosovë, ai flet si të ishin ato në Serbi e jo në Kosovë, dhe, sikur paratë po i nxirrte nga xhepi i vet.

Vuçiç flet jo pak për ardhmërinë mirëpo citon sundimtarin serb dhe pushtuesin e Kosovës Stefan Nemanja nga shekulli XII, depotin serb Stefan Llazareviq nga fundi i shekullit XIV e fillimi i atij XV, peshkopin serb Nikolaj Velimiroviç nga fillimi i shekullit XX, që njihej për nacionalizmin pansllavist e antisemit, si eminencë gri dhe bekues i vullnetarëve të organizatës fashiste serbe “Zbor”, e i cili u kanonizua si shenjt njëzëri nga Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe vetëm një javë pasi që u vra Zoran Gjingjiç, më 19 mars 2003.

Ndërkaq, nga të gjithë intelektualët bashkëkohor serbë, Vuçiç arrin të citojë vetëm gazetarin e njohur Aleksandar Tijaniç i cili gjatë sundimit të Milosheviçit, në vitin 1996, kishte qenë katër muaj ministër i informatave (post që do ta marrë vetë Vuçiç dy vjet më vonë).

Sigurisht se ajo që kujtdo i bëri përshtypje, jo vetëm nga ky fjalim por nga e gjithë vizita e tij, është se si Vuçiç në Kosovë fliste si demograf, për natalitet e moshë mesatare, për vitalitet popullsie gjithnjë mbi baza etnike. Veçse kur kreu nacionalist i një shteti flet si demograf kjo do të thotë se ai tashmë ka përqafuar pikëpamje naziste.

Pas këtij fjalimi mbi 40 minutësh që përveçse ishte i cekët kishte edhe shumë redundancë, të mendosh se mund të merresh vesh a pajtohesh me Vuçiçin, do të thotë që ke rënë në pozitat e nacionalizmit serbomadh (dhe këtu pak ka rëndësi se a nga frika prej lepuri apo naiviteti prej struci ke besuar të jetë vegjetarian krokodili).

Vetëm një frikacak a idiot si Thaçi mund ta shpëtojë një shovinist si Vuçiçi.

19 komente në “Vetëm një frikacak a idiot si Thaçi mund ta shpëtojë një shovinist si Vuçiçi”

  1. NNP says:

    Dakord me gjithcka qe thua ti Albin po a merr vesh Thaci vetem me fjaleJu duhet te veproni urgjent.Nje pene e madhe kosovare ka thene:Kur eshte erresire /nuk duhet me prit/dikush duhet me u djege /qe te behet drite!

  2. Gjorku says:

    Mirè e ke analizuar Albin, por sinqerisht nuk kuptohesh nganjèherè kur pasi mbush ‘kovèn’ me qumèsht, nuk humbet kohè qè ta derdhèsh. Apo mos vallè e bèn pèr tè qènè mirè me tè gjithè pèrfshi dhe thithlopat!?! Thaqi ndryshon nga Berisha pasi nè lidhje me serbinè Ai bisedon hapur nèn ndèrmjetèsisnè e UE. Ndèrsa Berisha gjithmonè ka biseduar fshehur nèn ndèrmjetèsinè e Russisè. TI nuk je si Ata ?

  3. Shvejk says:

    Thaci eshte frikacak, Albini ka luftu me arme kunder Serbit.

  4. Baliu says:

    Shum ish-komandanta qe nje kohe te gjate numrojne fakte se Hashum Taqi me te vellaun Gani Taqi dhe me Kadri Veselin etj., kan qene ne sherbim te sigurimit shteteror serb (UDB), se mandej sigurimi serb e ka transferuar Taqin ne sherbim te sigurimit francez etj. Por kur behet pyetja pse ju qe i keni ditur keto gjera qe atehere keni lejuar qe ai te depertoj ne mes jush dhe ta mar kreun e LPK-s e mandej edhe UQK-se, nuk ka pergjegjie. Hashum Taqi me ndihmen e dreqit e te birit dhe me sherbime te ndyta ndaj shqiptarve, ka mberrijte te behet nga hajn i farmerkave ne kryeminister, kryetar, doktor nderi, milioner e madje edhe i nominuar per qmimin nobel. Pra e ka realizuar ‘Zanzibarian Dream’ dhe tash per te nuk ka me rendesi se qka behet me Kosoven dhe shqiptart, ai madje me kokefortesi po mundohet te shitet edhe si “njeri i paqes” me qdo kusht, qofte edhe si dore e zgjatur e Vuqiqit. Kosova duhet ta neutralizoj ket virus, qe krimet serbe ndaj shqiptarve te mos perseriten edhe nje here, sepaku jo kaq shpejt.

    1. mirel says:

      Se paku jo kaq shpejt..
      Cfare fataliteti. .ne vet subkoshiencen e tij shqiptari e di qe eshte viktime e perjetshme.
      Sepse nuk ka asnje pretendim civil qe te kerkoje per veten nje standart me te larte, ku te trajtohet si njerine rradhe te pare nga shteti i vet, dhe jo me nga te tjeret.

  5. Pedro i ri says:

    Te fala Berishovicit

  6. Balli Kombetar says:

    Po pse o Albin Kurti paske nevoje te therrasesh ne ndihme lepurin, strucin, krokodilin dhe idiotin per te dhene argumente! Po Thaci cfare duhet te thote per ty si pasoje? Dhe ne fund, cili eshte ekuacioni midis jush, cfare i mbetet Kosoves nga ky dialog me fjalor rrugesh? Keshtu behen zgjidhjet e medha?

  7. Jimi says:

    Kete mendje e ke tenden ‘ apo ta dha qoftlargu!? Se ai po dihet eshte “patriot” i madh qe po liget e po tretet si qiri per kete vend! Dhe ishte domosdoshme qe ti revolucionar i koheve moderne, pa tjeter qe duhej te merrje doren e dhendrit serb, per te mbrojtur Kosoven nga shkjau dhe nga luftetari i UCK-S !?

  8. Shqiptari nga Kosova says:

    Albin ku je qe nuk del ne demonstrata..?!!! O tash o kurr. Ti beje protesta per hiç gje e tani kur diskutohen kufijte as nje perpjekje nuk e ben. Kjo te çjerr masken..!

    1. mirel says:

      Kjo eshte nje pyetje qe i rendon Albinit.
      Paralajmeroi protesta e demonstrata dhe deri tani asgje pervec ketij artikulli personal ndaj Thacit.
      Gjithe metaforen e Vucic e beri jo me teper per te alarmuar mbi rrezikun e ringjalljes se konflikteve te armatosura, por per te treguar nepermjet saj se sa poshte eshte figura e Thacit.
      Thaci mumd te jete dhe budalla, dhe frikacak, por nuk eshte i vetem ne tradhetine e tij.
      Ai nuk eshte Zoti, qe te levizi gishtin dhe te zhduke territoret.
      Ai eshte kaq i pafytyre sa kerkon ta beje kete vertet, me ane te shpalljeve ne Facebook. .por nuk mund te jete ne dore te nje njeriu te vetem fati i nje Kombi.
      Vetem nese lejohet nga te gjithe ta beje keye.
      Deri tani eshte lejuar.
      Dhe Albini pervec ca batutave per martese me Vucic dhe ketij artikulli nuk ka bere ndonje ghe.
      Demonstratat..??

  9. Alex says:

    Per ti Baliu ose me mir bariu, shko kullote dhente ne male se per tjeter nuk dine.Ti ta ka shpelare trunin Bota Sote e cila gjithmone prej kure eshte themelu i sherbene me devotshmeri politikave serbe,te cilet edhe e mbajne me financa.Po te kishte qene KOSOVA me UDBasha si Thaqi qe moti ishte Qliruar.

  10. i verifikumi says:

    Albin djali, mos kujto se nuk dihen parate qe merrje nga lobi shqiptaro serb ne Amerike,per sherbimet qe u ke ofruar ne vazhdimesi ceshtjes se sebise se madhe

  11. Lluka says:

    Takimi me kryekrimin Berishe e ka frymezue shume Albinin ku nder te tjera ai e ka porosit:Filloni trazirat Ju andej e na po e djegim Shqypnin deri sa me u largue Rama prej posti!Nuk durohen ma i ka thane ai si Thaqi edhe Rama!I ka tregue edhe planin sekret ku i rekomandue duke i than se te dergoj une nga bandat e mia per e vra ndonje aktivist te AK dhe ju digjeni Kosoven e na Shqypnin e pasketaj ejani e bajme bashkim e po sdesh jugu ia japim Grekut !Hajd pra me thuej kur je gati e te prift e mara!Per “ufot” mos u tremb se i komandoj une ata e po shkrujti ndonje gazete restigjoze e tyne une fshij menderen ma ta!N.q.se keni nevoje per para hyj ne bisede me Zenin se po te ndihmon i ka than SALA e ktheja kur me i pas!

  12. Qebja says:

    Albin qebja ??, ik ore se ju jeni kundërshtari më i madh i pavarësisë së Kosovës. Nuk e besoj që jeni aq i pa dieje që mendon se Kosova duhet të flet me gjuhën sikur të ishim superfuqi.
    Mjer ata që besojnë në përrallat e tua.

  13. Sali trimi says:

    Ka 1000 arsye pro dhe 1000 arsye kundra marreveshjes. Albini perdor arsyet kundra per te detyruar Thacin ti “marri doren” Albinit. Qellimi i Albinit nuk eshte te ndihmoje ceshtjen Shqiptare. Ai do me dite se cmendon Thaci qe ta spiunoje tek Serbet. Platforma e tij eshte identike si e Sales qe eshte i prere ne 1000 arsyet kundra. Thaci si dhelper qe eshte ja di qellimet ketyre spiuneve prandaj dhe i mban larg bisedave dhe mire ben.

  14. Kasemi says:

    Shqiptaret nuk kane nevoje per “patriotizem” fallco. Ato qe thua per shovinistet Serb i di dhe gomari I fundit ne Shqiperi dhe Kosove. Mos u hiq patriot me keto brockulla. Me shume se kurre Shqiptaret kane nevoje per ment. Me shume se kure kane nevoje per unitet. Ceshtje shtrohet ne se je budalla apo provokator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje