Vjen nje momernt kur te gjithe, te varfer dhe te pasur flasin dhe qahen per varferine e shqiptareve dhe mes tyre jane dhe drejtuesit me te larte te Levizjes Socialiste per Integrim.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari i shoqëruar nga deputeti i LSI së Qarkut Korçë Edmond Panariti zhvilluan një tur takimesh me strukturat e LSI-së ne Korçë, Ersekë dhe Pogradec.
Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari akuzoi kyeministrin Rama si shkaktarin kryesor që po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi, për shkak të politikave të qeverisjes së tij që po nxisin varfëri dhe kriminalitet.
“Ky kryeminister nuk ka asnjë politikë konkrete për të nxjerrë vendin nga kjo varfëri, sepse politika është e qartë: varfëro shqiptarët dhe kriminalizo vendin”, tha Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari.
“Sot Shqiptaria është më e varfër se kurrë dhe këtë nuk e them un, këtë ju e ndjeni përditë në takimet që keni me njerëzit. Ka shumë të rinj e të reja nga Pogradeci që largohen jashtë Shqiptarisë.
Familjet e tyre nuk kanë dëshirë që të largohen, por i detyroi Edi Rama të largohen dhe kjo është jashtëzakonisht shumë e rëndë për vendin.
Thonë që kemi hapur 234 mijë vende të reja pune. Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit thotë që 367 mijë shqiptarë kanë aplikuar për llotarinë amerikane.
Atëherë si mund ta shpjegojë ky kryeministër këtë largim të shqiptarëve nga vendi.
Ky kryeministër nuk ka asnjë politikë konkrete për të nxjerrë vendin nga kjo varfëri sepse politika është e qartë: varfëro shqiptarët, kriminalizo vendin me qëllim që nesër të ketë më shumë mundësi për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, atë çka bëri zgjedhjet e fundit.
Ne jemi më të vendosur se kurrë, përballë Edi Ramës ka vetëm një politikë. Ajo është politika e qytetarëve, politika e protestave sepse ne nuk durojmë më këtë njeri të papërgjegjshëm të marrë peng Shqipërinë”, deklaron numri dy i LSI.
E kuijt i plasi e duroni apo nuk e duroni juve!? Per kete u pyet mileti dhe ata kane te drejte te vendosin perseri ne zgjedhjet e ardheshme!
Lesh e kine e njeh i gjithe vendi. Nuk ka shqiptar qe te mos i dije dhe nje pjese e madhe e tij i ka vuajtur ne kurriz bemat e kesaj lesh e lije qe sot derdh lot korkodili per varferine. Po parate ju zoterin ku i moret apo ju a la trashegim baboa dhe nena. Si nuk keni pak turp per cfare flisni? Mire po titin ku e keni, vasillaqin, se ai ka nje gjuhe qe te neveritet, ne fakt si gjithe lesh e listat e tjere. Tani u ka mbetur vetem e lehura si qene ndaj henes, se pushteti eshte shume larg per ju.
A ke marre nga departamenti I shtetit te dhena te tjera?
Pershembull,sa nga aplikantet jane te papune,pa prona ne fshat,sa jane ne pune dhe sa jane antare familjesh te kamura?
Kur ti kesh keto na prallis per numurin e madh te aplikuesve…
Njerzit aplikojne per shume arsye,jo vetem se vuajne.Aplikojne per arsimimin e femijve,aplikojne per sherbim me te mire shendetsor,per rend dhe qetesi me te mire,keto te shkateruar prej aleatit tuaj te zemres PD dhe Sali Berisha…