"Si u zbardh vrasja e dy ushtarëve të Porto-Palermos që tronditi udhëheqjen komuniste"

17 Shtator 2018, 17:10Politika TEMA

Flet eksperti i kriminalistikës, Miltiadh Muçi: “Kriminalistika në kohën e komunizmit i ka paraprirë veprimtarisë keqbërëse. Në vitet ’70, në pamundësi për të marrë pajisje në vendet e Lindjes, bëhej porosi në Japoni. Kurse pas viteve ’90 u sollën pajisje të sofistikuara, por ato nuk janë gjithçka”

Kur e kanë zanafillën fillimet e kriminalistikës në vendin tonë?

Kriminalistika shqiptare hidhte hapat e parë në vitin 1947, me kartotekën e daktiloskopisë së shenjave të duarve, të gishtave e pëllëmbëve, të personave keqbërës. Ndërsa në vitin 1952, kryhet ekspertimi i parë daktiloskopik me aktin nr. 52, të Laboratorit Qendror të Kriminalistikës, sot Drejtoria e Policisë Shkencore në Policinë e Shtetit. Më pas, u shtri në qytetet kryesorë, gradualisht edhe në qytete të tjerë. Në fillimin e viteve ’80, mjediset e Laboratorit Qendror pasurohen me mjete teknike të kohës, për këqyrjet e vendit të ngjarjes dhe ekzaminimeve, të porositura në Japoni nëpërmjet katalogëve. Atyre iu shtua krahasuesi zviceran “Projektina” dhe pse disi i kushtueshëm mëse i domosdoshëm, për të rritur objektivitetin, sidomos në disa lloje ekzaminimesh të dokumenteve, të armëve të zjarrit dhe ekzaminime të tjera, që kërkonin jo vetëm saktësi, por dhe shpejtësi.

Kurse në vitin 1993, në njërin nga seminaret me specialistë gjermanë, u bë një vizitë në Laboratorin Kriminalistik të Policisë së Tiranës. Ata u interesuan për kartotekën e daktiloskopisë, si ne e kishim nisur punën për informatizimin, kërkimin dhe identifikimin e personit sipas sistemit 1-gishtor, të krahasimit masiv të gjurmëve të vendit të ngjarjes me të shenjave të dhjetë gishtave të duarve, të personave të regjistruar në kartotekën manuale. Për shumë nga studentët e viteve ’60, të Shkollës së Policisë, teknika e kriminalistikës ishte ëndërr, të bëheshe një ekspert i kësaj shkencë juridike. Kjo më nxiti dhe mua, të bëhesha ekspert i kriminalistikës, prandaj e quajta veten me fat, që nisa punën në këtë sektor të policisë. Dhe tani që kanë kaluar mbi 50 vjet, është një arsye më shumë që ta njoh lexuesin, si është punuar për t’u siguruar jetën dhe pronën qytetarëve para viteve ’90, çfarë problemesh janë shfaqur me fillimin e tranzicionit, teksa disa vazhdojnë me më shumë shqetësim se në vitet e parë të tij, sidomos në kryerjen e ekspertimeve, por dhe në veprimet e këqyrjes së vendit e ngjarjes, të vrasjeve, etj.

Përse kishit dëshirë ti futeshit kriminalistikës, kësaj dege kaq të vështirë? A i qëndroni ende mendimit se ekspertët e hetimit janë më profesionalë se veprimet e autorëve?

Para viteve ’90 të ndryshimit të sistemeve, nuk mendohej për inkriminim dhe s’mund ta shfrytëzoje detyrën për interesa vetjake apo të të tjerëve, kur sot janë më shumë se 2 mijë punonjës policie të proceduar penalisht e administrativisht.

Nga analizat vjetore të policisë, rezultatet për vjedhjet me thyerje, më problematiket në përgjithësi arrinin 70-80%, por ato ndryshonin sipas rretheve. Ndërsa shifrat për vrasjet ishin më të larta se 85-90%, sepse ndodhnin shumë më rrallë. Raporti rreth 1 në 10 vrasje e ulte ndjeshëm përqindjen, nëse qoftë njëri prej tyre nuk do të zbulohej brenda vitit. Kurse sot, vazhdimisht jepen shifra befasuese, të papranueshme, për mos të thënë 100%, kur numri i vrasjeve rritet më shumë. Zbulimi i më të rëndave po bëhet dhe më i pamundur, me përjashtim të rasteve që autori njihet publikisht apo dorëzohet, kur kryen vrasje për ato motive të njohura nga komuniteti, si të gjakmarrjes ose hakmarrjes. Policia shpesh na informon se autori është identifikuar dhe i larguar në drejtim të paditur, ndërsa “për shkaqe hetimore” emri i tij nuk publikohet. Gjatë identifikimit të autorëve, kanë ndodhur raste arbitrare, sikurse në një akt të rëndomtë të përdhunimit   të fëmijës 9-vjeçar, në Lushnjë, ku arrestohet 17-vjeçari Fatbardh Hoxha, duke mos qenë autor i ngjarjes dhe pas disa muajsh lirohet, se rezultoi të ishte dikush tjetër. Prandaj, shifrave të sotme nuk mund t’u besosh.

Po për vjedhjet në ekonomi ç’mund të na thoni? Si bëheshin atëherë?

Vjedhjet në ekonomi, para viteve ’90, ndodhnin nga autorë, të cilëve u ishte dhënë administrimi i pronës shoqërore në ndërmarrjet shtetërore e kooperativat bujqësore, etj. Bëhej fjalë për vjedhjet e kryera nëpërmjet dokumenteve, në bashkëveprim me njëri-tjetrin. Në këto raste, ekspertimi kriminalistik përdorej, pasi ishte kryer më parë verifikimi e konstatimi i falsifikimeve. Këta ishin vjedhësit me “kravatë”, që bëheshin shpesh subjekte të kontrollit financiar të ndërmarrjes, ndërsa sot të Kontrollit të Shtetit. Dikur keqbërësit tentonin në ndërmarrjet ekonomike shtetërore të shkallmonin kasaforta, të zyrave të llogari-financës ku mbaheshin vlerat monetare, por pamundur  t’i merrnin. Ato ishin më të siguruarat, me kasaforta të rënda, të vështira për t’i hapur apo transportuar. Shpesh të betonuara në mur, ndërsa çdo përpjekje për t’i hapur me çelësa qenë thuajse tepër, tepër të vështira, për t’u bërë përshtatjen apo kopjimin e çelësit. Prandaj, kishte ndodhur në ndonjë rast, t’i shpërthenin me lëndë eksplozive, por duke dëmtuar njëkohësisht kartëmonedhat.

A ndodhnin atëherë krime nga adoleshentët?

Ashtu si dhe sot, por shumë më pak, ndodhnin krime edhe nga adoleshentët. Ata kryenin vjedhje të rëndomta, shpesh në shkolla, çerdhe, kopshte, cigareshitës dhe kinkaleri. Të rinjtë e moshës 20-25 vjeçare, vepronin vetë ose aktivizonin sidomos adoleshentë, në vjedhje të  xhepave e biçikletave, duke u kthyer në “profesionistë”. Këta bëheshin më të rrezikshmit për qytetarët.  Sigurisht se kishte jo pak raste, që i njëjti person të kryente hera-herës disa vjedhje të lokaleve të tregtisë e të banesave, të xhepave e biçikletave. Nëse nuk do zbuloheshin dhe të dënoheshin në kohën e duhur, shtonin veprimtarinë e tyre.

Zbulimi i shpejtë kishte efekte të parandalimit, për rendin dhe shoqërinë, për mos t’u dëmtuar qytetarët e tjerë, por dhe autori të mos të nxitej të kryente krime të tjera më të rënda. Kur personi nuk zbulohej në kohë, do ndiente siguri më të madhe, sidomos në mënyrën si kishte vepruar më parë, vazhdonte të përdorte atë mënyrë. Pasi zbulohej e dënohej, kur lirohej nëse i rikthehej krimit, mendonte për një mënyrë tjetër të vepruari, të tijën apo të përvojës së personave që komunikonte gjatë kryerjes së dënimit. Dhe kriminalistika i ka paraprirë veprimtarisë keqbërëse. Në vitet ’70, në pamundësi për të marrë pajisje në vendet e Lindjes, kryesisht në Gjermaninë Lindore, bëhej porosi në Japoni. Sigurisht pas viteve ’90, janë sjellë pajisje të sofistikuara, por jo gjithçka janë ato, kur mungon përkushtimi, këmbëngulja dhe sidomos përvojat e specialistit kriminalist dhe e punonjësve të tjerë të strukturave të policisë.

Cili ishte qëlimi i punës së policisë në sistemin komunist? Çfarë ishte “Modus operandi” i vjedhësve përsëritës me thyerje dhe bazat shkencore të saj?

Synim i punonjësve të policisë, e ritheksoj, se mbetej parandalimi i veprimtarisë së vjedhësve përsëritës, në veçanti i atyre që i kryejnë me thyerje, ku ndihmesë  japin studimi e krahasimi “i mënyrës së përdorur” nga autori, në disa nga vjedhjet e kryera prej tij, pra “identifikimi” i vjedhësit përsëritës sipas “mënyrës së përdorur”, e thënë ndryshe: “modus operandi”. Për këtë ndihmojnë përdorimi i rekomandimeve të metodave dhe mjeteve kriminalistike.

Flitet se në mesin e viteve ’70, për vrasjen e dy ushtarëve në repartin e xhenios së Porto-Palermos, në Himarë u trondit gjithë udhëheqja. Si u krye zbulimi i vrasësit serial me gjurmët e vendit të ngjarjes dhe mënyrën e kryerjes së vrasjeve?

Ishin ngjarjet kriminale më të rënda, ato të ndodhura në mesin e viteve ’70, të vrasjeve të dy ushtarëve në repartin e xhenios së Porto-Palermos, në Himarë. Kanë qenë ngjarjet më të papërsëritura për nga motivi, rrethanat, mekanizmi dhe zhvillimi i tyre, por edhe nga hetimi e zbulimi me shumë profesionalizëm, rrallë-herë për ngjarje të tilla. Hetimi i ngjarjeve filloi mbi bazën e veprimeve të këqyrjes. Zhduket ushtari i parë dhe pas tij, në kohë relativisht të afërt u zhduk i dyti, të cilët nisën të kërkohen nga strukturat e komandës së repartit, por çuditërisht nuk po gjendeshin. Vetëm pasi ndodhi ngjarja e dytë, atëherë nisën dhe dyshimet për një krim të mundshëm, kur më parë mendohej për versione të tjerë, se ushtari i parë mund të ishte arratisur, meqenëse reparti ushtarak ndodhej jo shumë larg vijës kufitare me Korfuzin. Nuk përjashtohej as dyshimi i mbytjes aksidentale, sepse vinte nga një vend rural, malor dhe nuk dinte të notonte, por arratisjen mund ta realizonte në çdo rrethanë nga vendbanimi i tij, në zona kufitare të veriut. Zhdukjet e njëpasnjëshme, tashmë shkaktuan shqetësimin më të madh dhe jo vetëm për komandën e repartit, por edhe për strukturat më të larta të ushtrisë e të shtetit. Hetimet e tyre filluan për saktësimin e momenteve më të fundit, të ndihmuara nga dëshmitë më të “freskëta”, se kur ushtari i dytë ishte parë: vendin, kohën, rrethanat, nëse e kishin parë: vetëm, me persona të tjerë, me cilin, etj.? Shumë shpejt, u gjetën edhe gjurmët e krimit. Njollat e gjakut, një laps i shkurtër dyngjyrësh kuq e blu, fotografia e të afërmve të viktimës, vërtetuan se kishim të bënim me një vrasje me dashje. Pasi u gjetën dhe njollat e tjera të gjakut, u përcaktua vendi ku ato përfundonin në bregun e detit, të cilat njëkohësisht tregonin nëse viktima ishte sjellë deri aty, vetëm apo me bashkautorë për ta hedhur në det. Kufoma nuk u gjet menjëherë. Fatmirësisht, pak ditë më pas dallgët e nxorën në bregun e detit të territorit të repartit ushtarak, që kufizohej midis Qeparoit e Himarës.

Pas gjetjes së viktimës, u harmonizuan edhe lidhjet midis gjurmëve me kufomën. Në teshat e saj, në astarin e xhepit të xhaketës u panë qartë gjurmë të lapsit dy-ngjyrësh. Ishte vërtet e jashtëzakonshme ajo që më pas u vërtetua, se kishim të bënim me vrasje seriale. Nëse autori nuk do të ishte zbuluar në ato momente, me siguri do të vazhdonte me të tjera vrasje. Ai, sikur u faktua në seancat gjyqësore ishte adhurues i akteve të tillë, të trashëguara dhe të frymëzuara nga bëmat e gjyshit në kohën e Mbretit Zog, vrasës me pagesë, siç kishte dëgjuar në fëmijëri të tij. Krimineli ishte nga Lushnja, kurse viktimat nga Tropoja e Kuçova. I ballafaquar edhe me provat e siguruara, autori pasi pranoi dy vrasjet, tregoi vendin ku i kishte fshehur lekët, gjithë mekanizmin e ngjarjes, mënyrën si kishte vepruar në secilin rast. Ai më parë i godiste me gur në kokë, për t‘i sjellë në gjendje shoku, ndërsa më pas i hidhte në det. Shuma e parave për të nuk ishte fort joshëse, se pasioni për t’i vrarë.

Në ditët kur ne vazhdonim hetimet, provat po shtoheshin më shumë. Në bregun e detit të Shkëmbit të Kavajës u gjend  kufoma e një ushtari të dekompozuar, që pas këqyrjes së saj dhe teshave të veshura, u vërtetua se ato i përkisnin ushtarit të zhdukur muaj më parë në Porto Palermo. Në rripin e gjerë të mesit, sikurse ishte bërë zakon nga ushtarët, kishte të “gdhendur” shkronjat e emrit, të repartit e vitit të shërbimit. Për një hetim të mbështetur në prova të bazuara shkencërisht, në Institutin e Meteorologjisë u kërkua të saktësohen, nëse në ujërat e detit Jon dhe atë Adriatik, ka rryma nënujore që bënin të mundur lëvizjen e trupit të kufomës nga Porto Palermo, në drejtim të Shkëmbit të  Kavajës? Në përgjigjen e institutit me raportin e specialistëve u argumentua, se ky fenomen ishte plotësisht i mundur. Kështu u rrëzua çdo hamendje. Atëherë ka patur tjetër metodë pune, sidomos për vrasjet. Kur shkohej në vendin e ngjarjes dhe nuk dihej autori, qëndrohej për ditë të tëra. Personat pyeteshin të gjithë aty, sepse rindërtohej vendi i ngjarjes, siç kishte ndodhur. Më shumë se një javë qëndruam në Himarë, të zbardhej e vërteta e asaj, që kishte ndodhur në repartin ushtarak të Porto Palermos, për këto dy ngjarje vërtet të rënda dhe të rralla, jo vetëm për kohën kur ndodhën.

METODAT

Si kryhet ekspertimi i rrallë teknik-traseologjik i një pince apo sendi tjetër?

Në vendin e ngjarjes kriminale apo atë aksidentale, formohen gjurmë dhe mbeten prova materiale. Në kuptimin e gjerë të gjurmës, përfshihen të gjitha ndryshimet e ndodhura në vendin e ngjarjes, si: gjurmët e vrasjes, të vjedhjes, të aksidentit automobilistik dhe të tjera, të sendeve e objekteve që kanë lidhje me veprimet e kryera nga personi, si: gjaku, gëzhoja, mjeti i përdorur për sharrim, shkallmim, prerje, etj. ndërsa në kuptimin e ngushtë të gjurmës përfshihen  ndryshimet e ndodhura në vendin e ngjarje, të cilat pasqyrojnë strukturën e jashtme të sendit dhe të objektit që e ka formuar, si: gjurmët e duarve, të këmbëve të zbathura ose të mbathura, të rrotave të mjeteve të transportit, të veglave të thyerjes, të prerjes, të sharrimit, të armëve të zjarrit, etj., që gjurmë të tilla quhen traseologjike. Në një zonë rurale të rrethit të Matit, në disa fshatra pranë njëri-tjetrit, ishin kryer 12 vjedhje me thyerje në lokale të tregtisë. Në 7 prej tyre, për nga mënyra se si  ishte vepruar, konstatohej i njëjti mekanizëm i kryerjes së vjedhjes. Në një rast në vendngjarje, pranë hyrjes së derës, grupi i hetimit gjeti dhe fiksoi një copëz metalike cilindrike, ku ishte stampuar teksti “IAMOND”.

Grupi hetimor i mbështetur në të dhënat e këqyrjes së vendit të ngjarjes, ngriti versionin se autori ka përdorur si mjet për shkallmimin e drynit të derës një pincë, me të cilën ka tentuar të këpusë unazat metalike apo ta përdorë si një levë për shkallmimin e harkut të këtij dryni. Por, në pamundësi të presë apo shkallmojë unazat e kapura nga dryni, spinoti kishte dalë nga trupi i pincës dhe rënë në tokë jo shumë larg derës, ndërsa nofullat me krahët e tyre kishin mbetur të shkëputura nga njëra-tjetra, por që nuk u gjetën në vendin e ngjarjes. Teksa identifikimi i një të tëre, pra i një pince, nëpërmjet pjesëve të saj, pra spinotit dhe të krahëve apo dorezave, ka qenë një nga rastet më të veçanta e të rralla të ekspertimit traseologjik për praktikën tonë, por ndoshta edhe të vendeve të tjerë. Demonstrimin e saj e pa me shumë interes e kuriozitet, në vizitën e mjediseve të Laboratorit të Kriminalistikës së Tiranës, të vitit 1992, zoti Kendal, Sekretar i Përgjithshëm i “Interpolit”, që sugjeroi t’i dërgohej për botim revistës “DE POLICE KRIMINELLE”, por me keqardhje këtë përvojë s’mundëm ta publikonim.(AFP.al)

17 komente në ““Si u zbardh vrasja e dy ushtarëve të Porto-Palermos që tronditi udhëheqjen komuniste””

  1. Tani says:

    Sapo erdhen komunistat ne pushtet futen maskarillikun dhe fukarallikun. Nje pale breke nuk lije dot ne ballkon se dhe ato ti vidhnin. Enveri qetesine e ndertoj per vete. Por poulli vuante mjerimin dhe hajdutllekun qe e rrethonte .

    1. Meleqja says:

      O Tani,po tani nuk del dot gruaja apo vajza nga shtepija se e cojne prostitute ose e cojne per masazh ne ndonje motel!
      Ti e paske hallin tek breket,kur femrat edhe pa breke te rrine punen e kryejne me sukses!

      1. Tani says:

        @Meleqja.Pa merak se ta kishe pak gruan e mire dhe te binte ne syte e ndonje punojesi te sigurimit nese nuk pranonte te behej dashnorja e tij. Ja shkaterronte familjen dhe jeten ne pak ore.

    2. Dan Brown says:

      O kriminalisti i leshit, po ju i zhdepnit ne dru perpara dhe pastaj ndertonit provat, e njohim mire ligjeshmerine komuniste se kam punuar vete ne Ministri, ne drejtorine e dyte.

  2. ylli alikaj says:

    Qe Gazeta Tema te jete e besuesheme , per te mos u bere peshtymore e gelbazave propogandistike ju bej ne dije faktet.
    Ne vitin 11 jane vedour drynat e pare ne shtepite e fshatrave
    Ne vitin 1 ne te gjith qytetete perfshi Tiranen dyert ishin me fajazit.Ne vitin 13 firma me e rendesishme e ndertimit ishte ajo qe lepte garanci se dyert do I bentete”blinduara “

    1. shvejku says:

      O Ylli!
      Po na e spjego o burre i dheut,keto vitet “11” jane para eres se re apo pas,se nuk po marrim vesh!
      Para se te nisesh komentin lexoje edhe nje here qe te besh korigjimet,se gishti jot i shendoshe kap 2-3 shkronja njeheresh dhe ne vend te shruash “car” shkruan z….ar!
      He te keqen se na turperon zanatin tone te nderuar!

  3. ylli alikaj says:

    fashisteve frikacake , felliqsirave te PPU qe ini present edhe ketu dhe dhisni gjak nga te vertetat

  4. Fiqiriu says:

    Tani me keto qe thua tregon se je nje koqe kandari. Ketu behet fjale per zbulimin e krimineleve ti ja fut pordhes dhe grin sallst sikur don me shty ene ket nate. Zoti te majte fiqirin plako.

  5. turi says:

    Tani duket qe ka te drejte. Kemi 30 vite pa vrasje , pa vjedhje. Me keto mend Italia dhe Greqia ju pret. Ka nevoje per te mbjelle domate dhe speca.

  6. Nje punetor says:

    O Tan debili, ti mendon se ne ate kohe ( deri ne vitet 70,80-ta), vendet ballkanike ishin me mirè..? Ti kujton se keto vende kishin bollek..? Ik ore, ..! Une jam nga Kosova dhe kam punu ne Kroaci e Slloveni ne vitet e 70 e 80. E dijme ne se çkemi hequr. Aaaa po, ata qe kushi pushtet, drejtoret etj , po ata jetonin mire si parazit. Ndersa puntoria vuante..!

  7. Jimi says:

    Tani keto qe thua i ke me te treguar apo ne film?

  8. K. M. Tusi says:

    M’ka met merak: i ka mor gjith kestet e burgut ai lushnjari, nipi i gjyshit t’vet?

  9. Xxxx says:

    TANI PASKA HALLIN E BREKEVE,,,DO I KEN VJEDH RROBAT E BANJES DHE KA NGELUR PA PLAZH ATE DITE,,,,A JE RREGULLU ME BREK TE PAKTEN MBAS 90,,, TASHTI JE NE RREGULL,,,,KE BREK SA TE DUSH,,,,

  10. ME EMER says:

    .. sepse kam pasur njerezit e mij ne ato organe qe ju zoti artikull shkrues me siguri i keni njohur , dua te them se kur krimi eshte ne shtet , apo ne ndihme te tij , nuk ka nevoje per mjetet e sofistikuara , qe i presin buken popullit , pasi ato bajdjava nuk ti jep njeri ..! por nga komentet , shoh dhe kuptoj qe bijte aoo niprit e krimineleve te te gjitha llojeve , duhet te reagojne , te integrohen ne shoqereine e civilizuar me sjellje dinjitoze qe te na lene te kuptojme se jane te penduar per veprimet e prinderve te tyre , pamvaresisht se ata vete ligjerisht nuk jane fajtore ..! … por te besh te pafajshem sabotatorin , bashkepuntorin me agjenturat e huaja kriminelet ballisto zogiste , ata te kohes se lavdishme te luftes etj dhe te kerkosh demshperblime nga ata” qe kane ngjitur prapanices pas karreklle ” keta 30 vjet , kur dhe para 30 vjeteve i kshin baballaret e tyre ne poste kryesore , eshte mekat ..!.. jane parate e popullit ..!

  11. Guri says:

    ka edhe injorant mose i u cdisni si zonja tane.

  12. reshat gjoni says:

    Ja ke mbyt kot o milto.Namik Xhylin nuk e zbulove ti.ate e zbuloi Mico kitani me shefin etij .nuk e di ti Milto se une me vrasesin kam fjetur ne biblioteke .po pikat e loteve ne faqen e motres te ushtarit nga ura vajg.i ke pare ti.p o teseren e rinise qe ju gjete kufomes qe nxori deti ne D urres me emrin e Ibrahim Kulicit nga Tropoja ushtarin e pare qe kish vrare autori ,per 400 lekee qe i vodhi nga xhepi kur flinin gjume.gazetari ne qofte se do te shkruaje per ngjarjen,te shkoj te bisedoj me Mico Kitanin ne V lore,ose me Reshat Gjonin ketu ne tirane.Sa per udheheqien ,as nuk e care menderen gateSa ushtar vriteshin e zinin tunelet ne ate kohe.Ngjarja qe shume e dhimshme.Ja vlen qe te shkruhet .Gazetari qe intervistoi Milton.te me kontaktoi. eshte interesante dhe ngjarje e pa trajtua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje