Deputeti i LSI ironizon qeverinë: Mos u habisni, mund të mbetemi pa rroga

17 Shtator 2018, 11:50Politika TEMA

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka ironizuar qeverinë për masat e marra në sektorin e ekonomisë.

Me këtë ritëm Spahiu shton se nuk është çudi që të deputetët të mbeten pa paga në fund të muajit.

“Në fillim hoqën shpërblimin e fund vitit. Më vonë shkurtuan investimet direkte, u gjetën PPP-t. Bllokuan rritjen e pagave, prej pesë vitesh i njëjti nivel.

Përgjysmuan ndihmën ekonomike. Përgjysmuan fondin për të përndjekurit. Së fundmi, tre herë më pak fondi i kompensimit të ish pronarëve, krahasuar me vitin e kaluar.

Mos u habisni që një ditë do ngelemi të gjithë dhe pa paga në fund të muajit. Dhe ta mendosh që e gjitha kjo ndodh pas një rritje të ekonomisë me shumë pikë përqindje”, ironizon Spahiu.

4 komente në “Deputeti i LSI ironizon qeverinë: Mos u habisni, mund të mbetemi pa rroga”

  1. xx says:

    Ju nuk merrni rroga por super rroga.Po pensionet ,a e di sa jane pensionet??Le qe nuk vini as ne parlament.Cfare rrogash doni????

  2. likaderte says:

    Sa mire do te jete zoti deputet. Te paguheni per punen qe beni dhe jo per llafet qe llomotisni lart e poshte, se sigurisht llafet nuk jane pune.

  3. Jimi says:

    Sa mire do te ishte qe t’jua hiqnin pe ca kohe ato rroga marramendese , sebashku me gjithe dietat !

  4. Vaslilesheli says:

    Me dhimbsen punetoret o ti i leshelise.
    Ju maskarenjve qe tallni bethen ne parlament mos ju befte mire rroga.
    Ilaçe u befte per ju.
    Popullit po ja pini gjakun.
    Nuk eshte trim Rama se rrogat e shqiptareve dalin per 100 vjet.Mjaftojne tu marrin ato qe na vodhet ju.
    S’e kuptoj pse e permendni rrogen.Cilen rroge?Ate te lehjes apo shetitjet nga nje qytet e shtet ne tjetrin?
    Hajde depulesh , hajde…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje