Pakti Basha-Idrizi, 6 pikat e Memorandumit: Bashkë për një qeverisje të çliruar nga krimi

16 Shtator 2018, 18:27Politika TEMA

Zgjerimi i Frontit të Bashkuar Opozitar me PDIU është konkretizuar sot me një marrëveshje mes Kryetarit të PD Lulzim Basha dhe Kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi.

Basha dhe Idrizi nënshkruar sot marrëveshjen, ndërsa “Panorama”, ka zbuluar marrëveshjen me 6 pika.

Marrëveshja mes dy partive përmban 6 pika, ku mbizotëron vullneti për të larguar qeverinë qe bashkëpunon me krimin, për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme dhe më pas për qeverisje në interes të qytetarëve.

6 PIKAT E MEMORANDUMIT PD-PDIU:

Rikthimin e normalitetit politik e institucional në vend, duke krijuar kushtet për ndarjen e politikës nga krimi, që po rrënon çdo standart demokracie në vend.

Krijimin e kushteve për zgjedhje të lira, të drejta e të ndershme, ku qeveria të dalë nga vota e lirë e shqiptarëve dhe jo nga skemat mafioze dhe lidhja me krimin, që ka deformuar vullnetin e shqiptarëve.

PD dhe PDIU angazhohen për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore me qëllim rikthimin urgjent të normalitetit në vend dhe ndarjen e sistemit politik nga fenomeni i blerjes së votës dhe manipulimit të saj.

PD dhe PDIU angazhohen për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë ne te gjitha dimensionet e saj.

PD dhe PDIU angazhohen për fuqizimin e ekonomisë, duke siguruar lirinë e sipërmarrjes, konkurencës dhe mundësive për të gjithë.

PD dhe PDIU angazhohen për një mirëqeverisje sa më pranë qytetarëvë, të përkushtuar për zgjidhjen e problemit të papunësosë, për rritjen ekonomike, luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me afrimin e PDIU-së në Frontin e Përbashkët Opozitar, ku bëjnë pjesë të gjitha partitë e tjera parlamentare LSI, PR, PBDNJ, PDK, PAA, Lulzim Basha ia ka dalë të realizojë bashkimin më të madh politik sot në Shqipëri.

9 komente në “Pakti Basha-Idrizi, 6 pikat e Memorandumit: Bashkë për një qeverisje të çliruar nga krimi”

  1. Elbasan says:

    Kjo eshte marreveshje mes Idrizt dhe PD,se PDIU eshte shkrire,deputet e kane braktisur edhe te “fortet” qe mblidhnin votat ne emer te saj po ashtu.

  2. komisar tepelene says:

    allah allah Qamet me Idrizin ne krye do luftojne krimin allah allah , yxhym te tere Qam,ballist zogiste ,yxhym te tere mbi socialist por edhe minjt e shtepive te merni as 20 % nuk beheni,

  3. Ola says:

    E po cte beje Idrizi ju keput shpirti per camerine dhe po shkon tja zgjidhe Basha.

  4. Besa says:

    Ta harroni se fitoni merni dhe partin komuniste se ajo Ju Ela ngel ! Pse Se besoni plakun mere ua tha mevote Se munddni ramen ok aq !

  5. Bardhi Tolabi says:

    Aleance e “shkerdhyer”per mbrojtjen e ceshtjes Came
    Nga njera and eshte Lulzim Basha,I will Jo vetem nuk e happy gojen per ceshtjen Came,por perkundrazi ju dhuroj Greqise dhe 355 km2 Det.
    Ne anen tjeter eshte ky,Shpetka i Idrizeve,te cilin nuk e lejojne te hyje ne Greqi,pa le te kerkojne “zgjidhet e ceshtjes Came.
    Ai qe ju ngelet ne mess si gozhde ne mes,eshte Vangjelis Dulaqis…
    Si mendojne PD-istat,do veje delegacion Shqiptar ne Greqi pa qene ne krah te djathte Dulaqi?
    Do e pranojne ne kete delegacion dhe Camin,Idrizi,per te “zgjidhur” problemin Cam?
    Mjere driteshkurtesia e mases te PD-istave,qe pranojne nje bashibozuk si Idrizi per aleat te tyre.Idrzi,vetem see do ju marre ndonje karige deputeti dhe disa qindra vende Pune atyre,se ta harrojne se do zgjidhe ceshtjen Came….
    Isrizin nuk e qasin ne fshat,( Greqi), ky kerkon dhe nuse,(Camerine).Ceshtja Came do marre rruge me heqjen e ligjit te luftes,ne marreveshje qe diskutohet midis pales Shqiptaret dhe Greke….

  6. Lennard says:

    Paradoks:Kriminelet Flasin per Antikrim!!!!???

  7. xhemal says:

    jo gjashte po sikur edhe 600 pika te vendosni e keni shkruajtur ne balle cfare perfaqesoni .e sigurte humbja prandaj ata qe vene bastet besoj do dine ta luajne jeni.kethyer ne llafazane te rendomte

  8. Si ka mundesi qe Opozita ka kaq shume HAJDUTE ne radhet e saja, PD+LSI+ mediu+ndoka+++=95% dhe tani ju shtua Idrizi i PDIU me 5%, qe rrumbullak bejne 100%. Jo se ne krahun tjeter “nuk” ka, por ka goxha me pak “Ustallare” hajdute si koalicioni i “ri” i Opozites sot. Nga nje studim i imet i nje Institucioni Zbulimi Perendimore me shume influence ne Qeverite Perendimore rezulton se,; Nese rikthehen ne Pushtet, Partite e tanishme ne Opozite, qe kane Lideret dhe mbeshtetesit e Lidereve krejtesisht anti-reformiste, te uritur pafund per pasuri dhe Pushtet banditesk, ne Shqiperi gjithcka do kthehet mbrapsht. Reformat e nisura keto 5-vitet e fundit qe jane te profilit BE dhe me mbeshtetjen totale te SHBA, do stopohen dhe do fshihen shumica derrmuese e tyre, qe do te thote: Shqiperia do te kthehet ne shtetin me problematik te BE ne cdo drejtim, ne Mafia shtet, abuzim total me fondet e taksapaguesve, pjesmarrje shume here me shume se sot te individeve dhe grupeve prane Lidereve ne organizatat Mafioze, Rajonale e me gjere. Prishje te ekulibrave ne Kosove dhe Maqedoni nga nderhyrjet e Lidereve dhe bishtave te tyre ne keto vende, pikerisht nga Lidershipi i Opozites se sotme ne shqiperi…, etjera-etjera.
    Pozita aktuale sot ne Shqiperi e kryesuar nga KM Edi Rama ka jo pak probleme, gabime dhe paqartesi, por gjithesesi duhet te vazhdoj te drejtoje vendin edhe me, deri sa te hyje Shqiperia ne radhet e BE, si anetare me te drejta te plota. Ne te kundert, gjithcka e bere deri me sot do te shkoje dem e do te kthehemi ne 1997, ne mos edhe me keq.

  9. petriti says:

    More me cfare te drejte flasin per qeverisjen kur vone shume vone do te mund ta shfin me sy. Po a nuk mund te bejne nje marreveshje per bashkepunimin midis partive per shtimin e elektoratit, per permiresimin e legjislacionit, e ku di une, po menjhere per qeverisje. Vetem atje e kane mendjen. Çameria eshte atje ku eshte dhe as nuk pyet kush per te, lere pastaj idirizi qe nuk e can fare. Ky di vetem te nxjerre pergjegjesite tek partite e tjera, se kujton se do ta marrin camerine e ta gezoje idrizi. Idrizi po qe i zoti te luftoje per camerine, e nqs nuk eshte i zoti te mos na caje trapin me, po te rrije rehat e te gezoje ato para qe i mori ne kohen e nanos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje