Kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjithë kuksianët, për mirëkuptimin dhe qytetarinë e treguar sot në ditën e parë të aplikimit të pagesës në Rrugën e Kombit.
Përmes një postimi në Twitter, Rama premton se çdo qindarkë për rrugën do t’u kthehet qytetarëve kuksianë në investime, pasi shumë shpejt do të ketë aeroportin, më shumë investime e punësim real dhe stadium të ri.
Reagimi i Ramës:
Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë. Dhe njëherë ndjesë për shqetësimin e krijuar.
Do bëjmë çmos që jo vetëm çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim, po dhe që Kukësi të bëhet shpejt me aeroport e të ketë më shumë investime e punësim real +stadium të ri. (TemA)
Ky eshte nga ato lloj mostrash qe mbasi te grabit tall dhe trapin me delet. Ne fakt mire bene qe sdolen se tani keto te vrasin dhe ste paguajne. Dele gjume te embel.