Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka përcjellë detaje nga takimi me ambasadorin amerikan në ikje Donald Lu.
Ai shprehet se diplomati i lartë ka merita të padiskutueshme për vendosmërinë e treguar në krah të Reformës në Drejtësi.
Ndër të tjera ministri Xhafaj thotë:
“Sot përshëndeta një mik e bashkëpunëtor të përzemërt, timin e të vendit.
I urova Ambasadorit Lu një vazhdim të mbarë në detyrën e re që e pret, si dhe i shpreha një falënderim të sinqertë për mbështetjen dhe praninë e palodhur në gjithë punët e mira që kemi bërë në këto vite.
Merita e veçantë e Donald Lu-së në promovimin e disa prej reformave më të rëndësishme të vendit mbetet e padiskutueshme. Mirënjohja ime i shkon veçanërisht vendosmërisë së tij për t’i ndenjur në krah Reformës në Drejtësi, si dhe Ministrisë së Brendshme e Policisë së Shtetit.
Po sot, i urova mirëseardhjen zvAmbasadores se re Leyla Moses-Ones, e cila shoqëronte Ambasadorin Lu. Një bisedë shumë e frytshme ku diskutuam çështje me interes te dyanshëm në fushën e zbatimit të ligjit dhe forcimin e mëtejshëm te bashkëpunimit mes agjensive ligjzbatuese tona”, shprehet Xhafaj. (TemA)
Nje foto sa 1000 fjale