VIDEO: Era shkatërron gjithçka, skena si në filma horror

17 Shtator 2018, 09:52Lifestyle TEMA
VIDEO: Era shkatërron gjithçka, skena si në filma horror

“Super-tajfuni” Mangkhut, pas Filipineve, ku mori 28 jetë, arriti në jug të Kinës, në Hong Kong.

Erërat fryjnë deri në 189 kilometra në orë.

Të paktën 111 njerëz kërkuan ndihmë mjekësore në spitalet e Hong Kongut, njoftoi Radio Televizioni i Hong Kongut (RTHK), sipas TASS.

“Era arriti një shpejtësi prej 189 kilometrash në orë, duke rrëzuar vinçat e mëdhenj, skelet, pemët dhe shenjat e trafikut”, njofton RTHK.

Banorët e frikësuar të Kinës jugore janë bllokuar në ndërtesa dhe një erë e fortë shkatërroi fasadat e ndërtesave, duke shkaktuar përmbytje dhe rrokullisjen e automjeteve.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje