Nga Enver Robelli
Në qershor të vitit 1999 gjenerali Helmut Harff dridhej nga padurimi. Nga shtabi i NATO-s në Durrës ai po përgatiste hyrjen e trupave gjermane në Kosovë, por rrugët e Shqipërisë veriore ishin më shumë shtigje të dhive dhe deleve. Koha nuk mjaftonte, KFOR-i në Kosovë duhej të hynte sa më shpejt në mënyrë që të mos krijohej asnjë vakuum i sigurisë, ndërsa ushtria serbe ishte duke u larguar.
Ende nuk ishte e qartë se nga do të hynin trupat gjermane në Kosovë: përmes Kukësit apo nga Tetova? Për të hyrë nga Maqedonia Harff kishte marrë lejen nga ushtria maqedonase. Por, gjatë takimit me shefin e armatës maqedonase, «një burrë me vetulla leshatore» (sipas «Der Spiegel»), gjenerali gjerman ishte habitur kur oficeri nga Shkupi së pari po i tregonte gjerë e gjatë mbi problemet e tij reumatike.
Harff komandoi trupat gjermane, të cilat hynë në Kosovë në qershor 1999, pasi NATO kishte bombarduar Serbinë 78 ditë me radhë dhe e kishte detyruar të largojë forcat e saj nga Kosova. Legjendar është debati i gjeneralit Harff me një komandant të ushtrisë serbe, i cili fillimisht kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës. Harff i tha oficerit serb se i «keni 30 minuta» për t’u larguar. Debati vazhdoi edhe pak dhe Harff tha: «Ky është fundi i muhabetit. I keni edhe 28 minuta». Serbët u larguan. (https://www.youtube.com/watch?time_continue=53&v=C4USPAU3yEc)
Vite më vonë gjenerali Harff kështu ia shpjegoi skenën në Morinë revistës gjermane «Stern»: «Ishim marrë vesh që serbët të largoheshin, për t’ua mundësuar trupave gjermane hyrjen në Kosovë. Kur aterrova aty me helikopter, komandantëve serbë as që u shkonte mendja të largoheshin. Nëse në këso situatash ia filloni të negocioni, atëherë keni humbur». Në pyetjen e «Stern» se si do të sillej po të mos merrej seirozisht kërkesa e tij nga serbët, Harff u përgjigj: «Nëse keni qenë 40 vjet ushtar, ju keni një refleks të mirë, edhe për palën tjetër. E dija se ata (serbët) vetëm po përpiqen të krekosen, por në fakt u kishte hyrë tuta në bark. Nga momenti kur ka filluar hyrja e KFOR-it, ushtarët serbë kishin vetëm një hall: si të kthehemi të padëmtuar në shtëpi?» Në këtë intervistë të dhënë në vitin 2001 Harff tregonte se së shpejti do të vizitonte Kosovën, Bosnjën, Kroacinë, Malin e Zi: «Serbinë do ta lë anash. Besoj se atje jam person i padëshirueshëm». Harff kishte thënë se politikisht lufta e Kosovës nuk ishte e përgatitur si duhet nga Perëndimi. Ai kritikonte sidomos deklaratat e politikanëve perëndimorë se nuk do të ketë ndërhyrje tokësore në Kosovë.
Harff ishte parashutist dhe kjo shihej nga figura e tij. Shokët e tij ushtarë dhe oficerë e quanin «gjeraqinë». Ai ishte njëri nga ushtarakët gjermanë që ndikoi më së shumti që Bundeswehri të shndërrohet në ushtri që merr pjesë në operacione paqësore – dhe në raste urgjente edhe në luftë, si në Kosovë më 1999. Përveç në Kosovë Harff më herët kishte shërbyer si komandant i brigadës së parashutistëve gjermanë në Misionin e OKB-së UNOSOM II në Somali. Më 1997 ishte shef i shtabit të divizionit multinacional në Mostar. Gjenerali Helmut Harff, i lindur më 5 qershor 1939, vdiq më 8 shtator 2018, siç mund të mësohet nga një përkujtim në gazetën «Frankfurter Allgemeine Zeitung».
RIP gjeneral!!
Ipaharruar qofte!Respekte!
Kam qene present aty dhe e Kam pare gjithe skenen.Oficeri Serb foli me gjermanin dhe pas pak oficeri Serb mbeti ne mes te shqiptareve,ishin kuksiane dhe zhurjane.Ndezi nje cigare dhe pasi e thithi d’y jeter e hodhi pertoke.Disa zhurjane i folen serbisht.Erdhen ushtaret me mitroloza te lehte ne krah dhe me inat i hodhen ne kamion.Hipen ne kamion te inatosur dhe u larguan.Alfons Gurashi do te thoshte:”Artillerie e médias boterore ndodhet ne Morin” dhe ne fakt ashtu ishte.
NDERIME KETIJ TRIMI SE ME SERBET … ME FRANCEZET QE BENI SIKUR DONIN CLIRIMINE KOSOVES . …. NUK DO TE FITOHEJ LUFTA NE KOSOVE …. MERCI GENERAL DHE NGYSHELLIME FAMILJES …. PO TE KETE BOTA ME SHUME GENERALE SI KY DO TE ISHTE ME E QETE SHQIPERIA KOSOVA .
Rip Herr Komandant.
Qe te nderojme veten dhe kete ushtarak e mik te shquar te shqiptarise, ne respekt te tij meqe nuk eshte me gjalle duhet ti dedikohet dicka ketij burri si psh emertimi i ndonje objekti te rendesishem apo nje rruge apo sheshi.
?
Shpirti ne paqe ! Faleminderit per sherbimin ndaj popullit Shqiptar Gjeneral !
Ke te drejte or mik po’ kosovaret i bojne dua turkut
Me kete koment ti tregon qe nuk e njeh aspak Kosoven dhe Kosovaret!
Kam qene present aty dhe gjithe skenen e Kam pare
R.I.P
Herr Harff R.I.P Njè Gjeneral i Madh i njè vèndi mik ! Pèrjetè nè zemrat e shqipètarève !
Ka mbetur ndonje si ky qe deshiron te vije ne Shqiperi per tu bere Kryeminister.Amani ore ky eshte i vetmi shpetim per te mare fund kalvari yne qe po zgjat nje jete.
Faleminderit, general u preht ne paqe, respect.
Skata sto llako tou…!!! Nuk na duhen gjeneralë e ushtarë, mor hajvanë (që s’u ngopët ndonjëherë me përralla e pa brekë në bythë…), por inxhinjera e shkencëtarë, mor trutharë injorantë, që ngelët një jetë dyerve të botës duke lëpirë kocka e duke shitur çdo gjë…!!!
U prefte ne paqe shpirti i ushtarakut gjerman!Gjithmone te sakte ne detyre gjermanet.Shikoni se si i ngaterruan pune francazet!Ne Kosove do gjendet nje vend per nje bust per gjeneralin gjerman.I perjetshem kujtimi i tij!