Korrigjimi i kufijve, SHBA përkrah Thaçin e Vuçiçin dhe mbështetet tek Mogherini

19 Shtator 2018, 15:48Rajoni TEMA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, tha se presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi, e kanë ndihmën e Amerikës në kërkim të një zgjidhjeje paqësore të mosmarrëveshjeve, porse SHBA mbështetet në zgjuarësinë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Mogherini është ndërmjetësuese e dialogut midis Thaçit dhe Vuçiçit.

Scott, në një konferencë në Beograd për sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, tha se ekzistojnë “tri çështje kritike në rajon”: dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, kontesti i emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe mbajtja e Bosnje dhe Hecegovinës shtet.

“Lajm i mirë është se këto probleme nuk janë të pazgjidhshme. Shohim guxim te liderët e Maqedonisë dhe Greqisë. Përparimi në Bosnje nuk është aq i shpejtë.

Në Beograd shohim lëvizje të reja sa i përket marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve (me Kosovën). 

Shpresojmë se zgjidhja e pranueshme dhe e qëndrueshme do të gjendet shpejt”, tha Scott, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Thaçi dhe Vuçiç kanë shpalosur së voni idenë e ndryshimit të kufijve, si zgjidhje e mundshme e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.

Mogherini ka thënë se çdo zgjidhje është e pranueshme përderisa është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

4 komente në “Korrigjimi i kufijve, SHBA përkrah Thaçin e Vuçiçin dhe mbështetet tek Mogherini”

  1. Luan Baci says:

    Kush ja jep te drejten juridike dhe morale ketij mostre, me emerin Hashim Thaci, te veproje pa marre me pare mendimin e popullit te Kosoves, pa ditur detajet e kesaj marreveshje dhe pa autorizimin e Kuvendit te Kosoves te diskutoje mbi kufijte, duke kerkuar ti jape Serbise pjesen me ekonomoke te Kosoves dhe mbi te gjitha duke kembyer toka shqiptare me toka shqiptare?!

    1. Baliu says:

      Te drejten ia jepin ata qe e kan mare nga kampi i azilkerkuesve si hajn i farmerkave dhe e kan instaluar si prostident i tu Kosovs”.

  2. Olimpia says:

    Klintoni dhe Blairi dhne pavaresine , Bushi e njohu si shtet, Trump dhe Juker po e shkaterrojne me ndihmen e Tacit .Kush hiqet si politikan i zgjuar , i moderuar , per leshime reiproke..nuk eshte gje tjeter vecse nje servil i styre qe nuk i kane dashudr kurre shqiptaret

  3. mirel says:

    Shba nuk eshte Shba qe njohim ne, por klan i i Putinit ne Uashington.
    Edhe vete administrata e tramit eshte vene ne pikepyetje per lidhjet e tij me ruset.
    Kjo eshte direkt dora e Moskes dhe Serbise qe nxitojne te realizojne mareveshjen para se spiunet e uashingtonit te dalin para pergjegjesise.
    Pra per publikun. Kushdo qe pretendon qe kjo mareveshje perkrahet nga ametikanet eshte i gabuar.
    Kjo eshte mareveshje e servirur nga spiunet ruse te Amerikes.
    Sherbetori Thaci po perdor klanin proserb te trump per te shitur Kosoven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje