Gjeti tre lingota floriri në një bufe dhe... ja dorëzoi shtetit

21 Shtator 2018, 21:50Lifestyle TEMA

Një qytetar gjerman gjeti tre lingota floriri në një bufe të përdorur dhe vendosi që, duke parë se rëndësia e tyre ishte më e madhe sesa vlera prej 100 mijë dollarësh, t’ua dorëzojë autoriteteve.

Tre lingotat peshonin 2,5 kilogramë dhe u vlerësuan 97 500 dollarë.

Lingotat ishin mbështjellë në një zarf dhe ndodheshin të fshehura pas një sirtari të bufesë së blerë në tregun e sendeve të përdorura.

Zëdhënësja tha se gjetësi, i cili bëri zbulimin e tij muajin e kaluar, do të merrte një shpërblim prej rreth 2 500 eurosh.

5 komente në “Gjeti tre lingota floriri në një bufe dhe… ja dorëzoi shtetit”

  1. shvejku says:

    BUDALLA 24 KARAT!

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    Paska budallenj edhe ne Gjermani.

  3. Xha Sulua says:

    Ku eshte e treta???
    Me cilin sy e pe me atë me xham apo atë pa xham?

  4. Like floriri says:

    Duhej t’ja dorëzonte Metës pasi ai është koleksionues lingotash ari të rrëmbyera nga depot e thesarit në Krrabë …
    Rroftë Lëvizja Socialiste për RRËMBIM dhe shkatërrim.

  5. sapa says:

    Aty ku ka shtet ka edhe ndergjegje.Ne vendin e krimit shqiperi kjo gje as qe mund te mendohet!Neqoftese ky flori do dorezohej ne shqiperi atehere me te drejte do thuhej:Sa budallenj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje