Jari i propozon Doktorit një ide, si të bëjnë lekë në opozitë siç bën Kunati

21 Shtator 2018, 19:01Antena TEMA

Pas publikimit të listës ku 300 kompanitë kryesore të vendit i paguajnë Kunatit një taksë që shkon deri tek 2 miliardë lekë së bashku, Jari vendosi t’i tërheqë vemendjen Doktorit, për këtë biznes si një ide e mirë për t’u ringritur.

I dashur Doktor!

Pashë jo pa interes listën e 300 kompanive më të mëdha në vend që i pagujnë një taksë Kunatit të Lulit me qëllim që opozita të mos flasë kundër tyre. Duhet të pranoj se opozita jote ka qenë shumë e fortë, por pa lek dhe pa ide.

Kjo e Lulit është pak më e vakët, por ama me shumë ide dhe lekë.

Ja për shembull po të marrësh të treqind kompanitë që janë listuar tek pagesat e Kunatit, ti e kupton që për asnjë prej tyre nuk ka ngritur asnjë problem opozita. Ky Fusha duhet të jetë shumë budalla që nuk ka bërë një pagesë tek Kunati dhe e kishte mbyllur dhe këtë sherrin e Teatrit.

Por më e keqja është se si po vijnë punët, tani nëse do të na duhet ta ngrejmë PD, duhet të paguajmë Kunatin. Se Kunati ndan reklamat e gjithë gazetave dhe televizioneve në vend, duke i marrë lekët nga biznesi i madh.

Kështu shpjegohet që për disa biznesmenë opozita bën namin dhe u kujton dhe me kë pinë kafe, kurse për këta të 300 nuk ndihet, pasi paguajnë detyrimet.

U bëra kaq dhe mendoja se lekët mund të bëhen vetëm duke qenë në pushtet. Po në pushtet të paktën bën lek por ke dhe ndonjë përgjegjësi. Por kjo mënyra e Kunatit, që bën lek duke vënë gjoba si opozitë, qenka më e mira në botë pasi dhe populli të qan hall që je në opozitë dhe lekët i bën njësoj, biles më mire se në pushtet.

Mendo për shembull që kur ishim ne në pushtet, kompanitë e lidhura me Edi Ramën të bënte 2 milardë lek nga reklamat. Do ta kishim shkrirrë të gjallë. Ky Ed Rama jo vetëm që nuk e shkrin, por sa herë ka problem me klientët e tij, i dërgon t’i paguajnë ndonjë gjë Kunatit.

Kjo do na e vështirësojë luftën në të ardhmen dhe do të na duhet të paguajmë dhe ne Kunatin po duam të bëjmë ndonjë gjë në PD. Prandaj mendoj se këtij i duhet marrë PD dhe këto lek i bëjmë dhe në opozitë s’kemi pse telendisemi kot në pushtet. Dhe të shofim pastaj, bën dot lek ai pa qenë në krye të PD.

 

1 komente në “Jari i propozon Doktorit një ide, si të bëjnë lekë në opozitë siç bën Kunati”

  1. Shaba says:

    Sala nuk priti. Me rrembim dhe pa u menduar gjate i ktheu kete pegjigje;
    Te falenderoj per letren. Ajo mbi te gjitha flet per besnikerine tende ndaj meje. Ceshte e verteta edhe une do te te besoj disa secrete te vogla ne kete bisnes. Ato dy miljarde qe ti permend nuk jane 2 por 3 miljarde. Paret vijne nga Serbia dhe Rusia si shperblim qe une dhe Luli I bejme ketyre vendeve. Keto 3 miljarde ne i trasferojme ne offshore ne emrin tim, te Lulit dhe te kunatit. domethene 1 miljard secili. Ti nuk ke faj te mendosh qe ato jane leke nga kompanite qe gjasme paguajne kunatin. Kunatin ne e perdorim thjeshte per kamuflazh. Sidoqofte ideja jote per te vene gjobe kompanive eshte ide e mire, por nuk funksionon ne rastin tim. Une, sic e di dhe ti, e kam gojen e zene. Une mund te flase vetem per gjerat qe me urdherojne, vecanerisht kur kemi te bejme me problemin e transformimit te Shqiperise ne Albanistan. Deri tani ne e kemi bere Shqiperine rrumpalle, por kemi akoma per te bere. Keshtuqe mendoj qe kete detyre te gjobave te ta caktoj tyja. Meqe sypeshkaqeni eshte ekspert ne ksi punesh, po I them atij te te mesoje se si ta ndertosh kete bisnes frutdhenes.
    Me nderime
    Sala
    PS
    Besoj se nuk ka nevoje qe te te them se edhe leket qe do fitojme do I transferojme ne offshore. Duke qene se je nje ushtarak i zoti por ke problem shendetesore mendoj qe fitimin ta ndajme me perqindje. 40 perqint une dhe 60 ti. Ti gezosh fitimet dhe mos u ndej keq qe te dhashe shume me te madhe se vehtes. Ti e meriton!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje