Koha për kulturë seksuale: Planifikimi familjar- ose metodat kundër shtatzanisë, ja ç'duhet të dini para marrëdhënieve intime

21 Shtator 2018, 22:10Sociale TEMA
Koha për kulturë seksuale: Planifikimi familjar- ose metodat

Nga Zhaklin Lekatari

Posti i sotëm sqaron gjerë e gjatë së çfarë është planifikimi familjar dhe se cilat janë metodat kundër shtatzanisë. Pyetjet nga djem apo vajza rreth metodave më të mira apo mënyrave të mbrojtjes janë të shumta, prandaj dhe ky post është një MUST. Ose nga ato info që duhet të jenë si ” vath në vesh”.

Ti  dhe partneri yt mund të vendosni nëse, kur dhe sa fëmijë dëshironi të bëni. Ky quhet planifikim familjar. Kur doni të kryeni marrëdhënie seksuale, por nuk planifikoni të keni një fëmijë (ende), ju mund të shmangni shtatzaninë me kontracepsion.  Pra, kontracepsioni mund të parandalojë shtatzaninë!

Kontracepsioni nuk e bën një grua më pak pjellore. Kur ajo ndalon përdorimin e kontracepsionit, ajo mund të ketë fëmijë.

Mbrojtja nga HIV dhe IST-të (infeksione seksualisht të trasmetueshme): prezervativi është një mjet i kontracepsionit që  ju mbron nga HIV dhe zvoglon rrezikun e marrjes se një IST-je.

Metodat penguese

Metodat penguese të kontracepsionit parandalojnë që spermatozoidet të arrijnë vezën. Ato formojnë një pengesë fizike:

Metoda me hormone

Hormonet pengojnë spermatozoidet që të fekondojnë një vezë:

Hormonet gjithashtu bëjnë të mundur që një vezë të mos arrijë të implantohet:

Metodat e futura në mitër nga një mjek

Një mjek  vendos këto metoda të kontracepsionit Brenda mitrës së gruas:

Planifikimi familjar natyror

Planifikimi familjar natyror do të thotë që nuk përdoren metoda kontracepsioni. Ekzistojnë metoda të ndryshme të planifikimit familjar natyror:

Këto metoda janë të vështira për t’u përdorur siç duhet. Kjo do të thotë që ato janë më pak të sigurta. Rreth 1 në 4 ngel shtatzënë kur përdor planifikimin familjar natyror.

 Kontracepsioni i përhershëm

Sterilizimi është kontracepsion i përhershëm. Një mjek kryen një operacion të vogël te burri ose gruaja. Sterilizimi i pengon spermatozoidet që të arrijnë vezën.

Aborti  nuk është një metodë kontracepsioni. Ju bëni një abort kur jeni tashmë shtatzënë.

Të përgjegjshëm së bashku: të dy partnerët  ndajnë përgjegjësinë për kontracepsionin.(tabu.al)

1 komente në “Koha për kulturë seksuale: Planifikimi familjar- ose metodat kundër shtatzanisë, ja ç’duhet të dini para marrëdhënieve intime”

  1. shqiptari says:

    O Zhaklin a i lexon lajmet apo jo? Shqiperia po plaket ngaqe kane rend lindjet, ti propogandon kontraceptivet. Po ik moj kokrra e debiles se nuk ka femer ne shqiperi qe nuk i di keto. Tema duhet te ishte; SI TE BEHESH NENE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje