FSHF i del në mbrojtje Grimës: Besojmë tek pafajësia e tij, është djalë i shkëlqyer

22 Shtator 2018, 17:15Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit te trajnerit te Kombetares te femrave te futbollit, Armir Grimes.

Permes nje qendrimi FSHF i del ne mbrojtje Grimes duke besuar te pafajsia e tij

FSHF shton se te gjithe te presin vendimin e drejtesise, nderkohe thekson se Grima eshte nje djal dhe familjar i shkelqyer.

Reagim i plote i FSHF.

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me ngjarjen e fundit të komunikuar zyrtarisht nga ana e Policisë së Shtetit, për ndalimin e z.Armir Grima, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të femrave të futbollit. FSHF në qëndrimin e saj është e prirur të besojë në pafajësinë e plotë dhe mospërfshirjen te trajnerit Armir Grima në rrjetet kriminale për të cilën është ndaluar nga ana e autoriteteve të rendit. FSHF mbetet shumë sensitive karshi kësaj ngjarjeje, por njëherësh është në pritje të zbardhjes së plotë të akuzës që rëndon mbi trajnerin Grima, duke pritur verdiktin e drejtësisë.
Një moment i tillë nuk mund të përbëjë objekt sulmi karshi Armirit, përsa kohë drejtësia nuk ka dhënë vendimin e saj, madje as nuk ka nisur ende të bëjë punën e saj.
FSHF do të ndjekë me shumë qetësi dhe seriozitet ecurinë e kësaj ngjarjeje, duke ftuar njëherësh të gjithë të presin mbylljen e procesit dhe të frenojnë emotivitetin e tyre momental karshi z.Grima që mbetet një familjar i shkëlqyer dhe një njeri me reputacion dhe personalitet të lartë në ambjentin e futbollit shqiptar, dhe jo vetëm.

(TemA)

1 komente në “FSHF i del në mbrojtje Grimës: Besojmë tek pafajësia e tij, është djalë i shkëlqyer”

  1. gloria says:

    FSHF MBRON BANDITET SEPSE I TILLE ESHTE DUKA I DROGES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje