"Avionë, tanke, luftanije dhe nëndetëse me vlerë 130 mld dollarë": A ishte kjo pasuria marramendëse e ushtrisë shqiptare në vitet ’80?

23 Shtator 2018, 11:06Politika TEMA

Nga Leonard Veizi

Kolonel Pëllumb Zaimin, ish-punonjës shkencor dhe ish-pedagog në Akademinë Ushtarake flet për vlerën monetare të sektorit të mbrojtjes së viteve ’80. Pasuria marramendëse e ushtrisë, 130 miliard dollarë asete?

I pabesueshëm, në sasi dhe vlerë monetare, arsenali i lëvizshëm i ushtrisë shqiptare deri në vitin 1990. Nëse  shtohen dhe objektet e palëvizshëm e territoret, shifra rritet në mënyrë katastrofike…

…Në sektorin shkencor të Akademisë Ushtarake, ku ai bënte pjesë bashkë me 5 kolegë të tjerë si ekspert i analizave ushtarake, vinin informacione më shumë se kudo tjetër, për shkak të rëndësisë që kishte vetë detyra. Falë punës së gjatë në sektorin nga dilnin tezat, nga ku duhej të mbështetej ushtria në paqe e në rast lufte, ai ka njohuri të gjithanshme. E veç kësaj, pas përvojës në terren si komandant i një batalioni art-mitraljer, vite më vonë do të emërohej edhe në krye të kabinetit të komandës së forcave ajrore. Duke pasur këto detyra, ai është i gatshëm të japi përgjigje edhe atje ku duket se nuk e ka informacionin e duhur. Gjithsesi, koloneli në rezervë Pëllumb Zaimi, thotë se ushtria Shqiptare “notonte” mbi para, përderisa asetet e saj të shitëshme, kapnin një vlerë prej miliarda dollarësh. Të gjitha këto ai i sqaron gjatë një interviste për gazetën “Dita”:

Si trajtohen sot nga ana financiare ushtarakët e dalë në lirim dhe ata në pension?

Ushtarakët shqiptarë duhet të trajtohen më denjësisht, ata që janë në detyrë, ata që kanë dalë në rezerve dhe ata që janë në pension. Para ka mjaftueshëm për të gjithë ushtarakë e ish-ushtarakë, sa për të mos e ndjerë krizën.

Në një krizë globale ku mund të gjenden këto para?

Ato duhet të ishin bërë vit pas viti, që nga çasti që u mor vendimi politik se Shqipëria nuk kishte nevojë për një ushtri aq të madhe sa ishte ajo e viteve ’90. Pra këto para gjendeshin në asetet e ushtrisë. Aty ka pasur shifra kolosale parash, por dhe ka ende. Them ka pasur pasi një pjesë e mirë e tyre tanimë janë zhdukur. Por në qoftë se asetet e ushtrisë do të administroheshin në rregull e sipas ligjit, vetëm 10% e shifrës totale që kapin këto asete do ta rregullonin bilancin e pagave të ushtrisë dhe administratës shtetërore për shumë vite me radhë. Dhe kriza nuk kishte pse të ndihej as sa t’u heqësh ushtarakëve dhe ushqimin.

Të flasim më konkretisht?

Ushtria shqiptare e viteve ’90 ka pasur një arsenal të jashtëzakonshëm, armësh, municioni, karburanti, ushqime e veshmbathje. Nëse këto do të shiteshin sipas rregullave, buxheti i shtetit do të furnizohej çdo vit me disa qindra milionë dollarë.

Çfarë shifre kapin këto asete?

Ju them pa frikë, duke u bazuar në atë që kanë nxjerre dhe specialistët e fushës, se ushtria shqiptare ka pasur asete që vlenin deri në 130 miliard dollarë, duke futur këtu objektet dhe territoret.

A nuk ju duket kjo një shifër shumë e lartë, madje e ekzagjeruar?

Mund të jetë shumë e lartë por është e vërtetë dhe e bazuar mbi fakte konkrete.

Që do të thotë…?

Që do të thotë se vetëm municioni i ushtrisë shqiptare, ai i importuar dhe ai i prodhuar në vend, i sistemuar në disa qindra depo e tunele, kap shifrën e 65 miliard dollarëve. Të mos harrojmë se uzina e Poliçanit prodhonte 48-58 ton municion në 24 orë, fishekë pushke, automatiku, mitralozi të lehtë e të rëndë. Gramshi prodhonte 400-500 automatikë e pushkë automatike në ditë ose 120 mijë në vit me një kosto prej 6000 dollarë për copë. Kostoja ishte e lartë pavarësisht se ato në tregun e zi të viteve të fundit patën një vlerë shitje prej 300 dollarësh. Mjekësi prodhonte më shumë se 6000 ton eksploziv në vit.

Ndërkohë çfarë tjetër mund të ishte e shitëshme nga arsenali i ushtrisë?

Ushtria shqiptare ka pasur 196 avionë dhe helikopterë, dhe po të shtojmë këtu 40 avionë AN-2, 3-avionë qeveritarë IL-14 shkojnë 240. Flota ajrore numëron 125 avionë MIG të tipave të ndryshme që varionin nga 15-25 milion dollarë për ekzemplarë. Mesatarja kap vlerën e 4 (katër) miliard dollarëve.

Sa ka qenë forca e ushtrisë tek mjetet e blinduara?

Në ushtri numëroheshin 1200 tanke e transportues të blinduar. Një tank kapte shifrën e 600-800 mijë dollarëve sipas tipave. Mesatarisht kap vlerën 1 (një) miliard dollarë.

Po artileria kundërajrore?

Në artilerinë kundërajrore numëroheshin të paktën 4000 gryka zjarri që përbëheshin nga mortajat 60 mm, tek topat obuz 122 e 150 mm. Ndërkohë në këtë artileri futeshin edhe katjushat ML-130, 12 dhe 19 grykëshe. Marr parasysh se topat obuz më të thjeshtë, ata 122 kanë pasur në një vlerë prej 70 mijë USD. Në artilerinë kundërajrore futen edhe grupet e raketave SAM-2 tokë-ajër. Ushtria shqiptare dispononte rreth 200 të tilla.

Të vijmë tek forcat Detare?

Forcat Detare numëronin të paktën 100 copë anije të tipave të ndryshme, nga të cilat 4 nëndetëse, 4 gjuajtës të mëdhenj, 6 gjuajtës të vegjël, 2 dragamina të mëdha, 6 dragamina të vogla, rreth 60 katra silurues etj. Por ka pasur dhe një armatim prej 400-500 copë silura me vlerë rreth 1500 dollarë copa, (700 mijë dollarë) dhe mbi 2000 mina detare me vlerë mbi 1000 dollarë copa (2 milion dollarë).

Çfarë vlere kishin uzinat ushtarake?

Kishim uzina ushtarake me vlera kolosale si: Uzina e Tankeve dhe e Artilerisë në Tiranë, e baterive në Berat, e armatimit në Gramsh, e municionit në Poliçan, e lëndëve plasëse në Mjekës, (që ishte 100 % me teknologji suedeze), ishin gjithashtu uzina e riparimit të avionëve në Kuçovë, uzina e lokacionit, KRAF-i i Pasha Limanit, për remontin e anijeve mbiujëse dhe nëndetëseve. Këtu nuk po përmend një seri mini-uzinash në të gjithë territorin e republikës ku bëhej remont i pjesshëm i mjeteve luftarake. Këto uzina kishin teknologji moderne, përgjithësisht kineze por dhe franceze e suedeze që ishin fjala e fundit për kohën. Vlera monetarë është vështirë të nxirret pa dokumentet përkatës.

Sa ka qenë ndihma në vlerë monetare që na ka dhënë Bashkimi Sovjetik dhe Kina?

Natyrisht unë nuk mund të flas dot për gjëra që nuk i di, por mund të jap vetëm një shifër të parë në një dokument sekret. Në atë dokument flitej për një ndihmë prej 17 miliard dollarësh të dhënë nga Kina në vitet 1974-1976, e gjitha në pajisje ushtarake.

Çfarë arsenali ushtarak sillte Kina në Shqipëri për të pasur shifra të tilla marramendëse?

Mund të them se në ndihmat e Kinës për ushtrinë shqiptare fillonin nga thikat speciale që përdoreshin në të gjithë ushtrinë, por sidomos tek repartet e zbulimit, tek dylbitë B-12 që e afronin një objekt deri në 12 herë, e për të shkuar tek tanket, avionët e mjetet e riparimit për nëndetëset e anijet mbiujëse luftarake. Të mos harrojmë se ushtria kishte rreth 15 mijë automjete transporti. Por gjithashtu brigadat e xhenios kishin në inventar disa dhjetëra ura të montueshme të tipit “Ponton” dhe “Beli” ku kalonin jo vetëm trupa këmbësorie e makina, por dhe tanket. Por nga Kina edhen edhe disa spitale fushor me të gjitha pajisjet. Ndërkohë ushtria u pajis radio-lokator, por dhe me radio-pelingator për 7-8 pikat e radio-zbulimit të ushtrisë.

A ka një inventar të plot të këtyre mjeteve?

Para vitit 1992 këto inventarë kanë qenë të plota, por pas vitit 1997 gjithçka është asgjësuar. Kjo kërkon një revizionim të saktë. Nëse ngrihet një grup pune me revizorë e teknicienë dalin përfundimet. Nuk dihet çfarë është bërë e po bëhet me pronat e ushtrisë, që siç e përmenda, ato kapin një shifër prej 130 miliard dollarësh.

Asgjësimi i rezervave të luftës

Sipas kolonel Pëllumb Zaimit: “Ushtria ka pasur rezerva të mëdha të paprekshme që kodoheshin “101 K”. Në këto rezerva futeshin edhe vlerat monetare në rast lufte që ishin tepër-tepër sekret. Por kishte ushqim, veshmbathje, municion e karburante të projektuara për 5 vite lufte. Në vitin 1997 u shpërdoruar të paktën 50 mijë ton karburant, dhe në atë kohë karburanti kishte një vlerë prej 600 lek për litër. Por me këtë rast u asgjësuan dhe dokumentacionet dhe kështu askush nuk u fajësua për këto vjedhje gjigante që ishin pasuri e ushtrisë dhe e vetë popullit shqiptar”.

Objektet e ndërtuara, ushtria 120 mijë apartamente

“Në fund të vitit 1992 na vjen një urdhër i ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali, i cili kërkonte të dinte se sa sipërfaqe banimi kishte Divizioni i Parë i Tiranës (që ishte dhe më i madhe në vend), me qëllim që të strehoheshin ushtarakët që ishin pa shtëpi. Punuam mbi harta dhe në fund dolëm në konkluzionin se Divizioni i Parë kishte hapësira banimi prej dhomë e kushinë, 1+1 sipas standartit të kohës, të paktën 8000 hyrje. Shqipëria kishte një potencial prej 22 divizionesh. Po të marrim një mesatare që njësitë e tjera kishin 5000-6000 hyrje të tilla, pra 1+1, mund të strehoheshin të paktën 120 mijë familje. Por ku janë këto prona tani, po trojet përreth tyre? Ky është dhe abuzimi më i madh i qeverive që kanë ardhur në Shqipëri pas vitit 1992”, kujton kolonel Zaimi.

Ndërtimi i fortifikimeve

Pëllumb Zaimi thotë se në Shqipëri u ndërtuan 175 mijë qendra zjarri, ku çdo njëra prej tyre kishte një vlerë prej 7500 lekë të reja, me përjashtim të atyre më të mëdha. “Por ndërtuan dhe shumë kilometra tunele nëntokësore bazat e strehimit të avionëve dhe dy kryeveprat arkitektonike që ishin Baza Ajrore e Gjadrit dhe Baza Detare e Porto-Palermos. Gjithashtu janë ndërtuar dhe komandat e batalioneve, brigadave e më tej. Këto objekte janë ndërtuar me punën e oficerëve dhe ushtarëve. Më kujtohet që kur isha oficer i ri, komandanti i batalionit Destan Shira ngriti me ushtarët e oficerët, por duke qenë vet në krye të punëve, komandën e batalionit dhe ndërtesat e kompanive me një hapësirë prej 800 metra katrorë. Gjithçka me forcat e repartit e duke thyer gurë në mal. Duhet kuptuar se për kohën fortifikimi ishte i nevojshëm. Nuk ishim të vetmit që merrnim masa të tilla. Për shkak të Luftës së Ftohtë, Norvegjia hapi mbi 11 mijë/km tunele fotifikuese, Zvicra 16 mijë/km, Franca 8 mijë/km ndërsa vetëm Moska gjithashtu 8 mijë/km tunele që shërbenin për komandën e Përgjithshme Sovjetike”.

59 komente në ““Avionë, tanke, luftanije dhe nëndetëse me vlerë 130 mld dollarë”: A ishte kjo pasuria marramendëse e ushtrisë shqiptare në vitet ’80?”

  1. o papas says:

    .. PYETENI SALINE DHE ATA “DHJERISTET ” NGA KU DHE DOLEN “GJENITE ” E HAJDUTEVE ..! .. NUK KA PAQE NE KETE TOKE O POPULL ..! .. EUROPA E BASHKUAR KA QENE , ME PERANDORIRA , TE CILAT SHUME LEHTE JANE SHKATRUAR , BILE SHUME HERE, NGA “LAVIRET “..!

    1. ELIOT says:

      130 milird dollare ;;;; Ka pire ky debili apo na merre per lope;;;;; As Franca se kishte kaq te madhe ne dollare ushtrine more cjap komunist ;;;; Na dha Rusi disa arme te vjetr se kishte friken se e sulmoni cccp nga Italian ne Albanie ;;; Na dha nendeste dhe disa tanke katjushka dhe kaq ;;; Por 130 miliard kurre si beni tyc ;;;Dhe ato arme qe kishin ishin te luftes s e 2 boteore jo shume moderne ;;;;Kur nuk kishe nje arme qe te hidhte predhat me shume se 100 k m;; i quani arme moderne ;;;Kur Europa kishte bere arme shume me te mira se armet qe na dha Rusi ne ;;; Katjushkat tanket ishinte kaluara ;;; Europa kishte aviona nga me te miret ;; Dhe rrakketat naga me modernet ;;;Prandaj mo s fluturoni me pras ne bythe;;;se ju tregon peralla nje spiun i enverit ;;per ti ngritur vlerat sistemit te piset te diktatures ;;;; na tregon perralla ;;;130 miliard ;;;; ha ha ha ha haa ja paska treguar nexhmije hoxha buxhetine ushtrise ketij rrenacaku ;;;;;kur pask pasur ame moderne te 130 miliard perse i bente ushtria bunkieret si ne luften e dyte boterore tyc debile ;; ah ndoshta e ka vleresuar nje bunkier 100 mije dollare prandj i ka dale 130 miliard ;;se kishte 130000 mje bunkier dhe adicioni eshte ne regull ;;;;me enverin skish e buke te hashe dhe jo kete shume per luften more tyc ;;;merci ;;

  2. armand says:

    Ali Babà me 40 hajdutet ka qene me origine shqiptare.
    Ta gezojme demokracine dhurate nga pardesyte e bardha.

    1. Ulix says:

      Ushtrise shqiptare ti rronte armatimi. Se Shqiperia nuk kishte buke te hante ne kohe paqeje e jo me ne kohe lufte ,qe do te dezertonin te gjithe nga uria.

    2. Poshte servilat dhe sherbetoret e mafias says:

      Dhe nga hamerrika e cila ewhte instaluar qe 30 vite dhe Shqiperia eshte katandisur si mos me keq,percudnuar,njerezit jzne cvlersuar nga virtytet dhe jane tejmnushur me vese,degjeneruar,ku bese,fe dhe busull e kane vetem parane,ku ne saje te influences se hamerrikes kane qene dhe jane ne pushtet llumi dhe degjenerata e shoqerise,vrases,mafioze,tradhetare,agjente te shteteve dashakeqese,bandite,te semure mendore dhe skizofrene qe per interesa personale dhe te rrethit te ngushte,kane bere dhe po bejne te 99-at duke e katandisur vendin dhe popullin ne mjerim dhe degjenerim.Per 30 vjet dhe me shume kuptohet me se miri dashamiresi dhe “dashamiresi” qe urdheron ambasadoret tu dalin ne mbrojtje dhe tu beje avokati peshkaqeneve qe vetem nderrojne xhaketat dhe ngjyrat e pushtetit,te cilet per nga mafiozlleku ua kalojne dhe individeve apo bandave mafioze me te rrezikshme te botes.Tek ne mafia eshte kthyer ne sistem,ajo eshte kudo,politike,drejtesi,biznes,media,arsim,shendetesi,ushtri,sport por teper e shtrire dhe ne shoqerine civile qe mbron interesat e mafias gjeopolitike dhe eshte vene 100% ne sherbim te saj.Shkurt e shqip,kurre nuk do te lejohet qe vendi yne te clirohet nga gllaberimi mafioz i cili u shkon pershtat dhe u intereson interesave gjeopolitike per ta marre naften me cmim uji te detit,mineralet e cmuara,dhe pasurite e panumerta qe ka vendi yne.

  3. VANG says:

    Te gjitha jane parate e shqiptareve qe u prishen per armatime por te pakten jo kaq ne dispropocion me varferine e tyre.Po te mendojme se cfare beri Saliu me to eshte per tu alarmuar.

  4. Vlera e Ushtris tone ishte zero,ne aspekti kohor,me vendet e Rajonit,te jemi realist dhe mos te ushqejm brezin qe nuk e jetuan ate periudhe,me iluzione sikur Shqiperia e viteve 44-90 ishte nje “kopesht me lule” dhe e “paprekshme” nga armiku. Kishim nje Akademi Ushtarake qe nxirrte kuadro te pa afte,(asnje Oficer i asaj periudhe nuk dinte nje gjuh te huaj) Karriera Ushtarake fillonte me Pushken model 56,dhe deri sa Oficeret te dilnin ne pension,ju perserisnin si Papagall pjeset e kesaj Arme. Motoja e Ushtris sone ishte: PUSHKA MODEL 56 ESHT NJE ARM E FUQISHME NE DUART E USHTARIT TE USHTRIS POPULLORE !!! Po sikur mua te me vinte nje Raket e Telekomanduar,( per te cilat ushtria jone i kishte njohurit zero sepse ishim nje vend i izoluar nga bota) Cdo te mendoja ne ato momente : TE DHJEFSHA PUSHKEN ANTIKE . Syri i Artileris jane Radaret,po qfar Radaresh kishte vendi Yne ! Disa dhjetra te model vite 50-60 per te cilat ne manualin e perdorimit te tyre thuhej se cdo vit keta radar e humbin ndjeshmerin e t yre drejt objektivit me dhjetra ose qindra metra . Keta radar perdoreshin nga Ushtria jone per kontrollin e Peshkaregjeve dhe te Anijeve tregtare per te percaktuar perafersisht koordinatat.Flota Ajrore me modele Avionesh te Lindjes se par dhe te dyt,ne nje koh qe Greqia e viteve 80 ,kishte F 16 i cili nje i vetem kushtone sa e gjith flota jon ajrore se bashku(vlera e nje Avioni Shqiptar qe esht bler ishte nje milion dollar,kaq ishte vlera e nje rakete Patriot,qe Avionet Amerikan hidhnin mbi ish Jugosllavin).Ky ishte aspekti teknik i mjerueshem i Ushtris sone.ne aspektin moral ishim akoma me keq !!! Marinaret qoheshin ne 5 te mengjesit per te kontrolluar vijen bregdetare,se mos dallget e detit kishin prure ndonje shishe te huaj,dhe ta dergonim ne shtepi per te zbukurar Bufen e familjes.Kishim Kuadro Ushtarak te cilet jetonin (vidhnin per familjet e tyre) rracionin ushqimor te ushtareve . Shqiperia nuk kishte nevoj te sulmohej ushtarakisht, mjafonte nje Avion B52 te hidhte ne Shqiperi ,Xhinse,dhe bluza me stampo te huaja dhe ata do te ishin te mirseardhur ne vendin “naconalist,atdhetar” Shqiptar.-Mos u nxitoni dhe inatosni duke me shar,por kjo ishte Shqiperia e imja dhe e jotja,dhe kete “patriotzem” e treguam me hapjen e Ambasadave ne 90,dhe disa muaj me von,ate fillim Marsi te 91.(Personalisht ne eksodin masiv te shqiptareve jam arrestuar,dhe kam provuar dhunen e punonjesve te minstris se brendeshme).

    1. Komentuesi says:

      EDMOND! Tu thafte ajo gjuhe,dhe te plaste koka, qe e çone ushtrine e asaj kohe ne zero.E ndjen dhe vete,se,per ato proçkulla qe ke komentuar do te shajne.Po i meriton sharje dhe ofendimet me te renda,se po mohon dhe nxine nje pune te madhe dhe gjigande, qe eshte bere per modernizimin e ushtrise ne ate kohe.Me sa duket se kete shkrim qe bene ky kuader i larte i ushtrise shqipetare,nuke ke kuptuar apo lexuar fare.Te mohosh gjithe ate arsenal te madhe,dhe shpenzimet marramendese financiare,duhet te jesh budalla.Ti bene krahasim me avionet e vendeve kapitaliste,por harron se ata sulmojne dhe pushtojne,kurse venddi yne ishte ne mbrojtje.Pastaj ti nuk e ke haberin fare nga taktika dhe strategjije e ushtarakeve tane te talentuar.Megjiheate,eshte kohe e humbur kote te meresh me ty.

      1. mirel says:

        Lere pleren, eshte salist hajdut. Agron Tufa me kaloshe.
        Per keta shteti ishte genjeshter. Vuajtjet e tyre mga terrori i shtetit, te verteta
        Merresh me keta plera harxhon kohe
        A me teper kur keta qe ankohen per kampet u turren si qente per te shkaterruar shtetin

      2. zhaku i pamposhtur says:

        Edmondi ka thënë të vërtetën dhe e ka përshkruar me shumë saktësi është punë tjetër pse ju nostalgjikët e qoftëlargut ënfërroni si don kishoti një shqipëri imagjinare që gjunjëzonte revizionizmin sovjetik imperializmin amerikan apo social imperializmin kinez..? me këto broçkulla ju brumosi qoftëlargu. ..kanë kaluar kaq vite që atij i vajti bari 2 metra dhe ju vazhdoni me përrallat e tij. .mjerë për ju që nuk keni shërim…

    2. loni says:

      o ballist qe mire ta beri sistemi komunistit qe ju shkerdheu para dhe mbrapa,po edhe vjetnami me pushke model 56 luftoi po i shkerdheu brinjet superfuqise me te madhe te botes,gjithashtu edhe afganistani po me te njejten model arme luftoj po shporri superfuqine me te madhe dhe me te eger bashkimin sovjetik o pallosh i presekutuar se na keni care karin me suskeset e juaja,shko pra dhe jeto ne korene e veriut te hapesh bythve plere e shekullit pese.

    3. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Sakte !

    4. Vertino says:

      Or tei kosovar koder reshen,car qe nuk di te shkruash shqip mos na caj trapin se ti je nje shkja serb ti nuk ke as minimumin e njohurive per ushterine heroike shqiptare ha pershesh me gjithe bace saline qe e shkateroi shqiperine.zoti marte hak per ty o monster e per sali krye kriminelin.amen.

  5. tarasi 2 says:

    vetem Enveri ju ben iventarin ku jane e si u bene gjithe keto miliarda dollare ,ai ka vdekur, keshtu qe po prite pe saliut apo pe ramiut si qysh dhe tek vari k**in pune plerash

  6. KORÇARI says:

    Rroftë SALI MUT HAJDUTI, QË E MORI SHQIPËRINË SHTET DHE E BËRI HALE
    Rroftë LIKE FLORIRI QË VODHI FLORIRIN ME MUSHKA
    Rroftë NANO KUMARXHIU, PIJANECI I KAZINOVE
    RROFSHIN TË GJITHA PLEHRAT E PAS 90 -ës,
    NGRIHU O ENVER NGA VARRI ,T’UA [email protected] NËNKËN KËTYRE KUÇEDRAVE GJAKPIRËSE ,HAJDUTEËVE ANTISHQIPTARË E ANTIKOMBËTARË.

  7. Hapni mendjen says:

    Humor i shkallës fantastike me rrënjë, skelet, mish e lëkurë puro shqiptare!
    Si ore nuk dimë se ku vajtën, jo vetëm pasuritë e ushtrisë , por edhe të të gjithë
    industrisë, bujqësisë, artizanatit e ndërtimit shqiptar!?

  8. Toni says:

    Ti Edmond qenke nje injorant qe nuk mer vesh fare nga teknollogjia

  9. Beno says:

    Mondit nga koder Reshen
    Sikur mi ke marre nga dore shumicen e fjaleve qe ke shkruar.

  10. Ladi says:

    Po mgijuni dhe bejeni sic ishte. Po astaj pergatituni te hani bare. Zyrtarisht buxheti per ushtrine ishte 13% te GDP. Duhet te kete qene me I madh. Po u rriten shpenzimet mos kerkoni shkolla, spitale, etj. Me nostaligji te nje te cnendurri qe rrethoj Shqiperine nga te kater anet me armiq, nuk rritet mireqenia.

    1. mirel says:

      Ja dhe idioti tjeter. Idiotizmi dhe injorancia jane patologji e cdo ballisti dhe kelyshi zogist.
      Po Enver Hoxha beri si ushtrie, dhe shkollat dhe spitalet, te gjitha falas.
      Tregues ky qe punoi per popullin dhe u kujdes qe ta ruante nga graqiret dhe servosllavet.
      Pa ate ushtri shqiptaret do kishin perfunduar si camet apo si kosovaret me keq ne vitet 90.
      Tragjedia shqiptare ne Kosove dhe cameri provon me saktesine me te madhe sa te drejte historike pati Enver Hoxha. Ai e ruajti Shqiperine dhe shqiptaret nga therrja dge djegia qe ju be bashkatdhetareve te tyre ne Serbi e Greqi.
      Dge ky eshte nje fakt kokeforte qe vetem kelyshet serbo greke e kundershtojne.

  11. Toni says:

    Ketij vendi I ka ardh e keqja me e madhe nga brenda…

  12. ILIRET says:

    30 vjet nga 1950 deri ne vitin 1990 u vu kjo pasuri 13o miliarde dollare.
    Po behen po 30 vjet qe vetem po shkaterrohet, dhe ka ende pune per ti dale fundi.
    Berisha e ka kryer shume mire punen e ngarkuar nga UDB.
    Prandaj pas vdekjes ai eshte propozuar qe te shpallet Hero Kombetar …i Serbise.
    Do rroni e do shikoni kur te hapen arkivat sekrete te Serbise.

    1. Abc says:

      O iliret, jo per 30 vjet, po as per 30 shekuj nuk viheshin 130 miliarde dollare me ritmet e pesevjeçareve te atyre viteve

  13. Ushtaraku says:

    Kolonel Pellumb Zaimi,midise te tjerave,per arsenalin e medhe te armatimit,qe dispononte shqiperia ne kohen e socializmit,permendete edhe trajtimin e ushtarakeve sot,qe nuk trajtohen ashtu si duhet.Kjo eshte e vertete.Oficerat tane te talentuar,e mjafte te prgatitura ushtarakisht,dhe qe bene nje pune te jashtzakonsheme,ne mbojtjen vendit,ne edukimin,dhe profesionalizimin e forcave te armatosura,si dhe ne fortifikimin e vendit,sot trojtohen sikur ata jane njerez pavlere.I pari kete e beri kryekrimineli Sali Berisha qe e shkaterroi ushtrine,dhe nxori jashte loje shume kuadro te rendesishem te ushtrise,Gjeneral,kolonel,e shume te tjere me grada madhore,i katandisi ne shitesa te farave lule dielli,se i la pa page,pa pension.Nje ulje e madhe e dinjitetit te ushtarakut, i cili u degradua ne njeri i xhveshur nga çdo gje,qe deri dje ishin te nderuar dhe te respektuarit e popullit.Kurse nje i PENDJEKUR POLITIKE,qe nuk i ka dhene asgje ketij vendi,shperblehet me miljona e miljone,ne menyre te padrejte.Kur vjen puna,edhe pse i perndjekuri politike mere gjithe ato para me miljona,ata perseri qahen se qeveria nuk po na shperblen.Te keqen ata e kane patur dhe e kane ne shpirtat e tyre,edhe prandaj jane denuar ne ate kohe.Shperblimet e te perndjekurve politike,kane sjell varferi popullit te ndershem shqipetare,qe kane punuar e luftuar per kete truall.Sali Berish,bashke me te perndjekurit politike.jane fatkeqesia e vendit tone.Mjere ky popull.Njeriu po ha njerin.Padrejtesia po bene kerdine.Injoranti po behet kadi,i mençemi sherbetor i budallait.S’kemi ç’te bejme.Durim.

  14. Prof.dok. says:

    Per bashkepuntor me grabitesit e pasurive ushtarake duhet te akuzohet personalisht Edi Rama,qe gjoja per kete pune,pra per verifikimin e vjedhjeve ai caktoi ministre te Mbrojtjes Mimi Kodhelin,qe nuk beri ASGJE!
    Edi Rama eshte fajtor se per 28 vjet PS-ja nuk beri asnjehere pyetjen:SA LEKE JANE FUTUR NE ARKEN E SHTETIT NGA SHITJA E PASURISE USHTARAKE?
    Pa le me te hetonte!
    Sidoqofte P.Zaimi ne intervisten e tij ka ca pasaktesira,qe jo vetem ky “shkencetar” i ushtrise,por asnje ushtar rezervist nuk do t’i bente!
    Ai fut nga pa aftesia e tij ,ne artilerine kunderajrore,pervec raketave,te gjithe topat dhe mortajat qe ishin pjese e artilerise tokesore!
    Kjo eshte GAFE e rende qe tregon se ky P.Zaimi ka dale ketu si Belul Gjeraqina!

    1. mirel says:

      Na more, na e paske kapur lepurin per bishti.
      Po gjysmat e ketyre qe thote Zaimi te gjendeshin..ti e pasje hall8n te termi i perdorur.

      1. Prof.dok. says:

        Na more mirel cubi!
        Po kush t’i gjente more mavri me boje?
        Po ky Zaimi,cfare shkencetari qenka,lumi ai,kur i thotre kekut KAKE?
        Si mundet qe te mos dije nje ushtarak se topat dhe mortajat qe permend ky nuk hyjne ne artilerine kunderajrore,por ne atre tokesore?
        Hajde shkencetar,hajde!
        Po ky u be shkencetar,pasi Berisha pastroi ushtrine nga ushtaraket me te afte,me trima dhe me atdhetare dhe mbajti te pa afte si ky Zaimi,qe ngaterron kekun me byrekun!
        Kjo interviste eshte komplet pa asnje vlere,se te gjitha keto i dine ushtaraket dhe populli ushtar!
        Populli do te degjoje njerezit e mencur qe te denoncojne se kush e grabiti armatimin dhe municionin e ushtrise (dihet kryesori,Sali Berisha),kush perfitoi nga kjo grabitje kolosale!
        Pse heshten dhe ndihmuan ne kete grabitje te gjithe ushtaraket,qe u mbajhten ne ushtri te zgjedhur kryesisht nga seksionet e PD ne rrethe,me ndonje poerjashtim dhe spiunet e brendeshem,qe kishin veshur uniformen e ushtarakut!
        Mbi te gjitha pergjegjesi te madhe ka PS-ja,qe pas 97-tes nuk shtroi asnjehere ne Kuvend etj pyetjen : “SA LEKE JANE FUTUR NE ARKEN E SHTETIT NGA SHITJA E ARMATIMIT DHE MUNICIONEVE TE USHTRISE”?
        Jo per gje,por Delijorgji,me miliardat e ketin armatimi dhe municioni ka ndertuar nje lagje te tere me pallate me vlere 10-20 miliard leke,por Rama nuk ka leke te demshperbleje familjet e te vrareve,se as 4 te pushkatuarit e 21 janarit,jo vetem nuk i shpalli deshmore,por u dha nga nje pllake ne rruge per turpin e zotit!
        Ndersa satrapi Zogoll ka shtatoren ne mes te Tiranes etj!
        Por Zaimi nuk i thote keto,se ka qene vete ne sherbim te Berishes si “shkencetar”!
        Eh sa shkenbcetare dhe gjenerale na dolen pas 90-tes,sa as Kina nuk i ka patur kurre!
        Njelloj si shperblimet e Turqise qe servileve te vet u jepte poste,grada,florinj etj!

  15. Shqip says:

    Ja parate e Enver Hoxha dhe ku shkuan pyeteni sali ram berishacic.
    https://youtu.be/vFFhejGOTiM
    Kur Kosova digjej e vritej horrat e udebashe ju shisnin armet, I vrisnin pasi mernin parate,
    Furnizonin milloshevicin me nafte.
    Behuni te mencur o shqiptare se Po plasi Cdo bejme. Per kohen ato kishim Po tani ?

  16. Dike Mullai says:

    Dua te shtoj se :- Ne Kombinatin e POLICANIT, vec municioneve qe permendet nga i Nderuari P. ZAIMI, prodhoheshin edhe Predhat e Artilerise se Lehte-Kunder Ajrore, Minat Kunder Kembesorise e Kunder Tanke, edhe Fishek-Zare per Festat ! Per NIHILISTIN Edmond (Koder Rreshen) :- “Eshte Keq kur te ha Qeni Yt, per Qenin e botes mbahet shkop!”

  17. Shqip says:

    Ja parate e Enver Hoxha dhe ku shkuan pyeteni sali ram berishacic.
    https://youtu.be/vFFhejGOTiM
    Kur Kosova digjej e vritej horrat e udebashe ju shisnin armet, I vrisnin pasi mernin parate,
    Furnizonin milloshevicin me nafte.
    Behuni te mencur o shqiptare se Po plasi Cdo bejme. Per kohen ato kishim Po tani ?
    Flm

  18. undefined says:

    Po ushtaret qe sherbenin nga tre vjet dhe linin punet e tyre te burgosurit moren demshperblim ushtaret pse mos tu japin dicka nga kjo pasuri.Tjua marrin hajdutve .

  19. Ushtria jon “modernizohej ” ne ate,koh shkruan nje nga komentusit !!! Modernizim do te thot,qe Shqiperia te kishte ,dhe te ket,ne disponim arsenal bashkekohor,dhe jo relike Lufte te dhuruara Nga Stalini dhe Mao Ce Dun! Asnje vend ne Bot,nuk te shet teknologjin e fundit ushtarake,e aq me teper ta dhuroj. lexoni per tanket e ushtris son modelin e tyre( nga fush betejat e luftes se dyt Boterore) lexoni per modelin e artileris Shqiptare dhe vit prodhimin e tyre ,pyesni Oficeret e kunder ajrorit ,te vijes bregdetare, ne qitjen me artileri a e godisnin Objektivin e tyre,Pyesni per makinat qe do te transportoni ushtaret ne rast lufte ,Zilat e famshem Prodhim i viteve 40-50 a ishin ne gjendje pune ?Pyesni per ato kater nendetese qe nuk kishin bateri( dhe Komandanti i nendeteses ne nje interviste fliste me eufori se ju a kishim hedhur Italianeve duke hyr ne Ujrat e tyre ,dhe rikthyer ne vlor pa u pikasur !!! Tre jan vecorit e Ushtris : Morali i pergjegjshem ,papergjegjshem dhe teknika luftarake.Moralin i pergjshem vjen nepermjet indoktrinimit fetar dhe ideologjik,(sic kemi shembuj nga lufterat e sotme ne vendet e lindjes se mesme,ku kamikazet hidhen ne er,me vet dije per tja dhuruar jeten e tyre Allahut) vet flijimi i papergjegjshem vjen nga perdorim i substancave narkotike te cilat u perdoren nga ushtrit,gjate luftes se dyt boterore,dhe vazhdojn akoma dhe sot.Teknika luftarake esht ajo qe ka dominuar dhe dominon fatet e nje lufte.Ishte lufta me sulm ajror qe e detyroi Japonin te nenshkruante kapitullimin, ishte sulmi ajror mbi ish Jugosllavi qe detyroi ushtrin serbe te largohej nga Kosova.ishin sulmet ajrore qe gjunjezuan Sadamin dh Kadafin. Qellimi i shkrimit tim ishte per te then,se duhet te jetojm me realitetin dhe ti neshtrohemi atij,Nacionalizem O SA MIR ME KEN SHQIPTAR,me sofren bosh duke kerkuar azil per te mbijetuar na ben qesharak ne Syt e Botes.

    1. mirel says:

      O mondi, ik ha mut. Ky eshte racioni jot i modernizimit.

  20. Albani says:

    Edhe une jam nje ishe ushtarak i kompletuare me arsimin perkates nga shkolla Skenderbe deri perfshi Akademine Ushtarake te shtabit te pergjithshem.
    Shkrusi me pseudonim Edmond(Koder Rreshen) nuk eshte as me shume dhe as me pak por vetem nje injorant i lindur dhe qe vazhdon edhe ne ditet tona po me ate injorance shembullore.Per mua ai ne kohen e sotme qe jetojme di vetem nje sllogan “te shkruaj” por se çfar shkruan dhe se kujt i sherben atij nuk ja ndjen fare se nuk ka haber fare.Kjo eshte dhe me e keqia qe po vuan kaq shume ky komb dhe ky popull.Shashkat qe hedh ky shkrus hajvan ju vlen vetem atyre me te paditurve atyre injoranteve qe Sali Berisha i prodhoj brenda ketyre 20 vjeteve qe ju hoqi driten e syrit ,ju hoqi kulturen dhe dijen dhe ju dha hanxharet per te masakruare kete popull qe kurre se ka merituare dhe se meriton.Ti Rrufjan qe thua se je nga (koder Rresheni) eshte e pa besushme se po te ishje te pakten do te kishin thene ose edhe treguare konkretishte se aty poshte kembeve te tua kane egzistuare rezervat me te medha shteterore dhe ushtarake qe ne i quanim 101k.Aty poshte kembeve te tua gjthmone ne se je nga atje gjendesh edhe qumesht dallandysheje ku edhe mund te perdoreshin ne rast nevoje.Po mire more kodosh koha tregoj se ato nuk u perdoren dhe kane qene shume ne efiçence ne vitet 90-97 pse nuk te ha meraku se kush i mori dhe sote bredh tere boten, por te paska mbetur mendja se ato asete te medha ushtarake paskan qene kote dhe se nuk kane pasur asnje efekt. Keto jane turpet e disa palaçove antishqiptare qe e duane kete vend ta shikojne te nemur dhe te shkretuar edhe kjo behet vetem se fara juaj ka ngrene me fise dhe me fare nje luge çorbe serbe dhe tani filloni dhe e villni tere jeten.Artikulli i shkruare nuk eshte i plote se aty ka shume mangesi te te dhenave por te pakten sipas meje troket forte ne dyerte e politikes qe eshte e vetmja pergjegjese per kete situate qe neve sote jetojme.E vertata si drita e djellit eshte se ushrtia jone ka pasur resuse dhe arsenale te medha qe po te administroheshin me nikoqirllek pas viteve 90-te sote, dhe ne te ardhmen shqiperia do te ishte mije perqin ndryshje mor tru thare dhe nje keqinformus injorant.Brezat qe do vijne dhe qe do shkollohen dhe edukohen per te mire te kombit kurre nuk kane per te marre per baze paçavuret qe shkruan ti dhe disa si ti por do interesohen me etje te madhe per te mesuare se si ka qene dhe çfar ka qene shqiperia per kohen qe interesohen. Dhe ti si gjithmone do mbetesh nje bythelepires i klaneve antishqiptare,dhe do mbetesh gjithmone i zi me i zi se ç je.Porasia ime eshte kjo edhe per ty qe je nje hiç,te maresh mundimin dhe te lexoshe pak se te ben mire si terapi per tu permiresuare dhe jo per te sheruare fare se nuk ke mundesi.Genjeshtari nuk sherohet kurre kete mesoje mire.Per ta mbyllur ju them brezave te ardhshem se ushtria jone ka qene komplet ndryshje nga çfar shkruan ky i pa udhe dhe i pa dituri.

  21. Plaku Xhuxhumaku says:

    Po ta quash qe cdo pordhe qe bente ushtari shqiptar pasi hante mengjezin dhe mutin qe dhisnin oficeret pasi hanin pilaf-makaronash (shprehje e cuditshme e ushtrise shqiptare) inventari i ushtrise del 200 miliard dollare. Mjaft e genjyet kete milet me perralla e me llogje. Oficeret shqiptare kane qene parazitet me te medhej te asaj kohe, mbas antareve te Byrose dhe KQ. Merrnin rroga te majme, per kohen, dhe tallnin bythen gjithe diten gjoja me stervitje. Katunareve iu binte bretku gjithe diten ne fushe e paguheshin 8 lek te vjetra per dite pune etj. etj.

  22. Tek komenti im,ka nje reagim irritues nga disa komentues!!! Pyetja ime per ata qe me kundervihen esht: Ishte merit e atyre qe na qeverisen duke na mashtruar,dhe duke na then,qe duhet ta gelltisim lugen bosh te diktuar nga rrethanat! Po sot qe po e kuptojm sa te mashtruar ishim perse kemi nostalgji per fukarallikun dhe mizerjen e dikurshme !!! Merita me e madhe e Ushtris son nuk ishte ne aspektin e mbrojtjes,por te punesimit,sepse ne nje far menyre zgjidh problemin e punesimit te familjeve Fshatare . Ne listat e bursave qe akordonte shteti Shqiptar per Universitetet dhe shkollat profesonale do te binte ne Sy se te gjith ata qe ishin regjistruar per ne shkollen Skenderbej,apo Akademin Ushtarake ishin me prejardhje nga Fshati,( Fshati ne sistemin komunist perbente 75% te Popullsis) mos vall Fshataret ishin me patriot se Qytetaret !!! Rrogat mesatare ne Qytet,ishin 5 deri ne 6 mije lek ne Muaj ,ne Fshat ishte 500 lek te vjetar ne muaj ne Veri dhe tek 1000 Lek te vjetra ne Muaj ne Jug. Kishim nje disnivel te madh jetese Fshat -Qytet.Tradita e Familjes Shqiptare ishte Patriarkale,dhe keta Bij Nenash nje pjes te rroges se tyre do ta dergonin ne perkrahje te familjes per te siguruar buken e perditshme .Jetesa ne Fshat perveq punes Sklaveruese ne Kooperativ,nuk kishte asnje perspektiv,dhe ishte halli qe i detyronte fshataret te vishnin uniformen ushtarake,duke e kaluar jeten neper male ne formacion luftimi,duke pritur armikun imagjinar. Nacionalistin ne tastueren e kompjuterit,apo ne Shkallet e stadiumit e ben cdo kush,por ne realitet ndodh e kunderta.Nuk keni arsye te kerkoni ne historit qindra vjeqare se,perse Arvanitet nuk ndihen Shqiptar por Grek,Tradhetia esht ne genin ton te transformuar gjat pushtimeve te ndryshme,Shqiptaret qe kan emigruar nje pjes e mir e tyre nuk ju mesojn femijeve Shqip,e kunderta ndodh me emigrantet nga vendet e tjera megjithse kan disa breza te lindur ne vend te huaj.

    1. mirel says:

      Po ja qe ekzistojne bytheqire si puna jote qe te ben per 5e vjelke te quhedh shqiptar.
      Patrioti i mire ne cdo vend te botes nuk e perbuz dhe as nuk e poshteron vetveten sic ben ti.
      Edhe Greqia nuk i ka patur 8 nendetese. Ne i kishim.
      Per kohen. Dhe per tani do ishim ne rregull.
      Te kishe ate ushtri, dhe ndihmen e Shba dhe Nato i nderthurje dhe teknologjite moderne.
      Fakti qe armatimi eshte shitur eshte tregues i qarte qe dikush blen.
      Dhe blen ai qe perdor.
      Dhe ai qe perdor nuk ben si kurve si puna jote. Por te leshon nje plumb ne lule te ballit, dhe te thote te fala sateme.
      Klasike dhe bashkekohore.

    2. Nik says:

      Ore “Edmond” (Pordhe Rreshen) Po mir o derezi, po ata Arbereshet e Italise apo Arvanitasit e Greqise, te Ukraines, etj, etj si ka mundesi qe pas shume shekujsh edhe pa patur shkolla Shqip, akoma flasin Shqip!
      Te rrofte mendja se e ke “ndritur”!
      Nik

  23. Pellazgos says:

    D.m.th qe Oficeret,Ushtaraket,Ministrat Doktorat,Gjeneralet,Kapteret,Komandantet,Komisaret e Diktatures u “arratisen” dhe kete shjaterrim e beren ata qe ishin neper burgje,internime per 45 vjet.
    Si nuk ju vjen pak turp kur mendoni se kini pak tru.
    Shqiperia ishte e disave qe ne krijimin shtet nje burg i madh krijuan luften e kllasave dhe ajo krijoi urrejtje,padrejtesi,vuajtje te oa merituara.
    Ne fund te fundit edhe Berisha dhe kompani qe ishte produkt i atij regjimi kafshore per mbrojtjen e “atdheut” u pasuruan sic ishin Byroja Borgjeze “Proletare” e Politike qe i kishte pothuajse te gjitha.
    Qe nga femrat e bukura,parate,studimet jashte shtetit “borgjez” Vilat dhe cdo gje me vlere personale te marra me dhune.
    Kur nderton nje shtet si Aliu Pasga i Turqise eshte ceshtje kohe te veje e drejta tek i Zoti.
    Por ne kete rast ketyre qe jane pjese e atij Regjimi jo qe nuk u ka hyre gjemb ne kembe por me parate e poplave qe i duartrokasin studiojne femijte e tyre neper universitetet me te shtrenjta te botes dhe ata do jene deputetet e ardhshem.
    Pabesia dhe mosmirenjohja e turkoallvanosave per Kinen apo Rusine po vertetohet.
    Populli i mencur thote qe:
    Cfare ben do te te bejne.
    Prandaj mos u habisni kur Shkodrani kalon Kakavijen thote,jam Vorio Epirote ashtu sic thote per 5 vjet jam amerikane.
    Te pakten me Vorio Epirin e Kastriotis i lidh 1100 vjet Bizant Greke,pamvaresisht qe me vone u bene Hamza,Qemal,Sulejmane,Abdulla.

  24. etmond fush rreshen. says:

    O malok rresheni , po ik o malok o burgaxhi mjaft debil se nuk meret njeri me ty rrot k,,,,,,,i , ik o malok mirdite te kan fut hunin ne spaç nja 30 vjet dhe je hap nga posht e nga lart idjot ,nuk jan te ter kafsh si ty se kan ber ushtri dhe qytetaret dhe nuk mer njeri med nga nje gomar rresheni karagjoz. skish faj ENVERI qe i shtypi koken ktyre felliqsirave e kan meritu me hak ja kush jan ne realitet vetem vrer per vendin hedhin kta ish kurvat e reaksionit ,pun llumi.

  25. njaci says:

    GJITH KJO PASURI U BE SKRAP DHE SHKOI NE XHEPAT E SALI KRIMINELIT…….

  26. ZANA says:

    USHTRINE E SHKATARROI SALI MASKARAI PER TE SHITUR PASURINE E KOMBIT SHQIPTAR,,,,FUTENI NE BURG PERJETE SE SHQIPTARET DO JU FALENDEROJNE.////

  27. ilir says:

    Gramshi ne vitin me te mir ariti te prodhoj 22.000 automatik.Cmimi i nje automatiku qe vetem 120 dollar ne tregun botror dhe ne e prodhonim me kosto 70 dollar.
    Policani prodhoi deri ne 12 milion fishek ne vit dhe cmimi i fishekeve qe vetem nje dollar per cope.Dollari qe 7 lek dhe aq qe dhe fisheku.
    Nga keta rreth 9 milion ne vit harxhoheshin vetem ne zbor per qitje nga 3 ose 6 fishek secili.
    Kini parasysh qe fisheket dhe te gjith municionet qe kan kapsolla, jeten normale e kan 25 vjet.
    Nuk e njoh kete qe ka shkruar por po te jene dhe shifrat e tjera si keto te fishekve e te armeve te prodhuara, ky nuk eshte vetem se nje injorant i pasuris se ushtris.

    1. Lexues i kujdesshem says:

      Ke te drejte ilir. 130 miliarde dolkare nuk eshte as krejt buxheti i mbrojtjes se Rusise dhe anglise bashke, kjo ne vitin 2010, perfshire dhe pagat per personelin etj etj. Jo vetem armatinet
      Po jo vete. Ky edhte injorant, por edhe gazetari qe s i bie me te, redaksia qe na e shet per artikull te rendesishem dhe komentuesit qe besojne çdo broçkull.

  28. Genti says:

    Enver “budallai”,”antishqiptari” dhe “krimineli” pa i futur doren ne xhep shqiptareve por permes aleancave me Bashkimin Sovjetik dhe sidomos me Kinen perfitoi miliarda e miliarda dollare investime ne ekonomi dhe ne paisje dhe modernizim te ushtrise shqiptare sa edeh sot eshte e pamundur te behet nje bilanc total. Ndokush mund te thote se Enveri i beri te gjitha keto per te ruajtur rregjin dhe poziten e tij nderkohe qe per te mbajtur nje regjim mjaftojne vete police dhe nje sherbim militantesh si Shik-u i Berishes per te vjedhur vota e per te shantazhuar dhe eleminuar kundershtaret politike ndrkohe qe E nver Hoxha ngrit nje ushtri te paisur rende dhe moderne per kohen e pa harruar ketu edhe armaten e tere te ushtarakeve dhe oficereve te arsimuar ne gjithe nivelet. Enver Hoxha ishte diktator,komunist,ateist e shum ista te tjere por eskush nuk mund ta akuzoje se nuk ishte patriot apo nacionalist nderohe qe i siguroi kufijte e Shqiperise per mese 40 vjet dhe e armatosi vendin deri ne dhembe per te luftuar per dhjet vjet rresht pa patur nevoje per armatime dhe ushqime ne rast nevoje. Ushtria e tij kishte marre masa qe ne rast lufte te armatoste gjithe shqiptaret e afte per lufte ne trojet e tyre ne Jugosllavi duke ditur qe nje konflikt ose nje kryengritje ne Kosove dhe Jugosllavi ishte i afert. Enver Hoxha ishte aq i bindur ne potencialin dhe aftesine e Armates se tij saqe nga podiumet e Kongreseve nuk e kishte per gje te kercenonte Monarko-Fashistet dhe Kolonelet e Greqise ashtu edhe serbomedhenjte e Jugosllavise ne rast se guxoninti preknin kufijte tane. Pavarsisht se c’mendojme ne sot Ushtria Popullore ne rrast alarmi brenda 30 min angaxhonte mbi 400 mije ushtare aktive dhe ne rezerve dhe gati 1 milion te tjere qe ishin gati te rrembenin armatimin nga depot dhe piakat e hapjes qe ishin te perhapuara ne gjithe vendin. Ne rast se Enver Hoxha qe ngriti nje ushtri te tille ishte tradhetar dhe antishqiptar c’do mund te themi per estabilishmentin e pas diktatures qe e shperdori,shiti dhe shkaterroi gjithe kete potencial ushtarak dhe qe e ka lene vendin pa mburojen e tij te afte per mbrojtjen e teresise territoriale dhe kufijve shteterore ? Si mund ti quanim pervecse tradhetare dhe ahjdute me cizme. Vertete Shqiperia eshte sot Antare e NATO-s por ne dallim nga Shqiperia Socialiste antare e Traktatit te Varshaves apo dhe aleate e R.P te Kines kur zoteronte me qindra avione,mijera tanke,gryka topi ,rraketa e deri ne nendetse moderne per ate periudhe sot me c’fare mburret ? A mund te quhet shtet nje vend qe nuk kontrollon dhe mbron dot as hapesiren e tij ajrore per te mos folur per kutijte tokesore dhe ujore. Politika jone e ketyre 25 vjeteve ka shkelur nje nga nenet kryesore ate te mbrojtjes se kufijve shteterore dhe teresise territoriale pasi me ndergjegje te plote kriminale dhhe antishqiptare i ka mohuar vendit garancine dhe mbrojtejn permes rrenimit te plote te Forcave te Armatosura te Republikes. N e nje kohe tjeter dhe me njerez te tjere ne pushtet ketyre gjarperinjve do uishte prere koka ose do kishin marre plumbin ballit. Por si duket ketij vndi pas 90-tes i vdiqen burrat dhe imbeten vetem hajdutet me diplloma dhe tituj akademike.

  29. west says:

    si shume te ekzagjeruara me duken kta shifrat?

  30. Miliardat e sat eme says:

    Kokrra e injoranteve
    Ky kolonel trapi, gazetari, redaksia qe ve kete titull si dhe ju komentuesit. Po si mire na paska qene vlera 130 miliarde dollare. Po aq nuk vlente as gjite armatimi i Bashki.it Spvuetik deri ne kohen e gorbaçovit. E jo ato rrangallat tona te blera te amortizuara.
    Edhe sot shtetet me te fuqishme nuk kane me shume se 50 miliarde buxhet ne vit.
    Jo me ne vitet 80 ku nje miliard dolkare vlenin armatime e krej Natos
    Po merreni me gomarlleqe e asnjeri nuk ka tru te gjykoje me mendje te ftohte. Vetem batuta bajate pro e kunder regjimit te Enverit e Saliut. Edhe nese dikush ju thote se fluturon gomari ju e hani krejt.
    E pastaj Mentor Kikia ben shkrim kur eshte prishur fara. Ne nuk e kemi aspak faren. Jemi popull steril ne tru.

  31. Miliardat e sat eme says:

    Kokrra e injoranteve
    Ky kolonel trapi, gazetari, redaksia qe ve kete titull si dhe ju komentuesit. Po si mire na paska qene vlera 130 miliarde dollare. Po aq nuk vlente as gjite armatimi i Bashkimit Sovietik deri ne kohen e gorbaçovit. E jo ato rrangallat tona te blera te amortizuara.
    Edhe sot shtetet me te fuqishme nuk kane me shume se 50 miliarde buxhet ne vit.
    Jo me ne vitet 80 ku nje miliard dolkare vlenin armatime e krej Natos
    Po merreni me gomarlleqe e asnjeri nuk ka tru te gjykoje me mendje te ftohte. Vetem batuta bajate pro e kunder regjimit te Enverit e Saliut. Edhe nese dikush ju thote se fluturon gomari ju e hani krejt.
    E pastaj Mentor Kikia ben shkrim kur eshte prishur fara. Ne nuk e kemi aspak faren. Jemi popull steril ne tru.

  32. Jup says:

    Po ku ka mesuar te beje keto llogari ky more ? Qesharakë deri ne mallengjim, nostalgjike te mjere, Sllobodani tha se ju hynte ne Tirane me shoqaten e gjuetareve, jo me ti benit balle Rusit apo NATO-s.

  33. Zagoriti says:

    Edmond ka vetem nje pyetje uleritese .Kush I vodhi te pakten 13 miliard dollare armatim ,nafte,spitale,paisje qe ishin ne Depot 101 k ne vitin1997 e me vone.Kete thote artikullshkrusi tl devijon nga kjo vjedhje gjigande qe ju be popullit shqiptar.Une pyes MOS je dhe to nje nga ata.

    1. JAM MIRDITOR,DHE MIRDITORET URREHEN GJAT JETES,DHE VLERSOHEN NE VDEKJE. Urrehemi gjat Jetes,dhe na quajn kok trash ose malok,sepse na perkunden ne Djep me krenarin e te parve Tan,qe nuk pranonin nenshtrimin- vleresohemi ne Vdekje se arritem te ruajm Identitetin dhe gjakun e paster Arbnor. Ne pergjigjen tende do te thoja te kunderten e asaj qe shkruan: Un jo vetem qe sjam ni nga ata qe grabiten Depot,por jam Djali i nje ish Oficeri,i cili ne Kohen e trazirave u largua i fundit nga rreparti ne mbrojtje te armatimit. Jam krenar per ate Prind qe me rriti sepse ishte nder te rrallt Shqiptar qe vinte interesat e Atdheut mbi ate te Familjes, Ky Prind Nuk betohej ne Kryet e Femijeve te tij,por ne IDEAL TE PARTIS qe per te do te simbolizonte interesat e Kombit dhe perfaqesimin e Atdheut te tij.Revolta ime ne ket shkrim ishte se kerkonte te paraqiste nje relitet krejt te kundert me ate qe jetuam,dhe ky Oficer madhor epershkruante Ushtrin Shqiptare “imgjinare”nga Zyra dhe jo Terreni. Ushtaraket ishin Betuar per te dhen Jeten pa asnje interes monetar per mbrojtjen e Atdheut,Por ky Gjak prishur qe jep shifra marramndese te Ushtris e ka hallin tek pensioni dhe te ardhurat personale.Sic e shkruajta edhe me siper;babai im e vuri jeten ne sherbim te Atdheut ,Por krenaria ime qendron ne faktin se ky njeri nuk kerkon shperblim per kontributin e dhen,por ju rikthye tokes bujqesore per te nxjerr buken e perditshme.

      1. keshilltari says:

        Edmond je ne rregull me ato qe thua ,une nuk di nga ajo fushe por jane me te besueshme ato qe thua ,vetem se ben nje gabim ,eshte e veshtire te bashkbisedosh me ….mongoloid. mos u mundo here tjeter ,kane nje fjalor banal qe e perdorin edhe ne shtepite e tyre,leri te vetekenaqen me prralla se keshtu u pelqen.

  34. Miliardat e sat eme says:

    Futjani kot, futjani
    Ky kolonel trapi, gazetari, redaksia qe ve kete titull si dhe ju komentuesit. Po si mire na paska qene vlera 130 miliarde dollare. Po aq nuk vlente as gjite armatimi i Bashkimit Sovietik deri ne kohen e gorbaçovit. E jo ato rrangallat tona te blera te amortizuara.
    Edhe sot shtetet me te fuqishme nuk kane me shume se 50 miliarde buxhet ne vit.
    Jo me ne vitet 80 ku nje miliard dolkare vlenin armatime e krej Natos
    Po merreni me gomarlleqe e asnjeri nuk ka tru te gjykoje me mendje te ftohte. Vetem batuta bajate pro e kunder regjimit te Enverit e Saliut. Edhe nese dikush ju thote se fluturon gomari ju e hani krejt.
    E pastaj Mentor Kikia ben shkrim kur eshte prishur fara. Ne nuk e kemi aspak faren. Jemi popull steril ne tru.

  35. vathi says:

    mondi ,…po mire a ke pak gjak mirditori qe flet kaq me urrejtje per ushtrine shqiptare qe me sakrifica beri me te mundshmen per forcimin e shqiperise…mos shkruaj ma se le nam…

  36. "BOHOTINA" says:

    Te keqen e mendjes qe ke o “MILIARDAT E SAT EME”. Turp copa e injorantit. Ku ke haber ti se per çfare flet koloneli i nderuar Pellumb Zaimi.

    1. Miliardat e says:

      Shko more e kap nga bishti ndonje gomar qe fluturon. 130 miliarde nuk vlejne as aksionet e nje kompanie shumekombeshe sot e jo me para 30 vjetesh ne shtetin me te varfer te Evropes. Po ti nuk merr vesh as nga shifrat as nga ekonomia.
      Nuk e lexova fare kete shkrim idiot se esbte bere per humbamenp si ty. Me mjaftoi titulli. Me llafe bosh merru vete

  37. Patriot Mekembenetok says:

    Ky Pellumb Zaimi, nje ushtarak i marrosur e delenxhi, nuk e ka idene e gjerave qe iu paska dhene pergjigje. Tere jeten eshte ropitur i shkreti duke dale ne grupe pune spiunimi te kolegeve te vet ne akademi, ndonese e pranon vete se rangu me i larte i tij ishte batalioni.
    Nuk njeh dermani as prapavije, as logjistike, e as mbeshtetje – me ate teknike luftarake, mirmbajtja e se ciles hante me shume se gjysmen e buxhetit ushtarak, Shqiperia u kthye, pervec te tjerash, ne germadhe hekurishtesh.
    Kur justifikon edhe te ashtuquajturin fortifikim me qendra zjarri deri edhe ne oborr shkollash e lulishte, vaj medet o pellumb qazimi, bashke-autor i nje kapitulli te artit te deshtuar ushtarak te luftes qe pritej te zhvillohej ne fantazine e tij te marre.
    Tallin bithen edhe keta gazetare qe bejne sikur e intervistojne kete maniak te pandreqshem!

  38. vetoni says:

    Nuk duhet sulmuar ky ushtarak debil dhe i matufosur per gjepurat qe shkruan, eshte kjo gazete qe tallet me ne lexuesit dhe me inteligjencen tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje