Zyrtari i PD nuk i vete në emision, Muç Nano nxjerr mesazhet dhe tallet me ish-gazetaren që drejton zyrën e shtypit të PD: Pika që s’i bie bibës

25 Shtator 2018, 22:24Politika TEMA

Gazetari Mustafa Nano në monologun e mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Provokacja’ ju referua bojkotit që një zyrtar i Partisë Demokratike i bëri emisionit të tij.

Nano tregoi mesazhin që drejtoresha e zyrës së shtypit në PD, Elona Meço, i kishte dërguar bashkëpunëtores së gazetarit ku e njoftonte për bojkotin e emisionit.

“Bashkëpunëtores sime pas kërkesës për të pasur në emision Gazmend Bardhin i erdhi kjo përgjigje nga Elona e departamentit të PD për mediat.

‘Na duket krejt e pavend që të bëjmë sikur nuk e dimë që drejtuesi i emisionit Provokacija në shumicën e rasteve në qëndrimet që mban, nuk thotë të vërtetën për PD dhe nuk shohim arsye pse të kontribuojmë në emisionin e tij’”, tha Nano.

Më tej, gazetari tha se i fton politikanët për të ngjyrosur pak programin duke shtuar se nuk kanë në dorë asgjë me bojkotimin e emisionit.

“Unë jam kritik i PD, kjo është e vërteta sipas meje. Ky është thjesht një qëndrim i imi dhe duhet të mbaj qëndrim, se ndryshe i bie që të gjithë të rendim pas të vërtetave që i di të gjitha ajo biba që ka marrë detyrën të mbulojë zyrën e shtypit të PD pika që si bie me të vërtetat e saj”, përfundoi Nano.

11 komente në “Zyrtari i PD nuk i vete në emision, Muç Nano nxjerr mesazhet dhe tallet me ish-gazetaren që drejton zyrën e shtypit të PD: Pika që s’i bie bibës”

  1. Arber iliri says:

    Hahaha
    Drejtore. Apo bibe jahahaha kush e gjen.

  2. Sokrati says:

    Bibaku Muc tall biben.?

  3. Halim says:

    Mustafa
    Termi “bibe” eshte ofendues dhe seksist. Ti mund te kesh te drejte te indinjohesh po nuk mund te ofendosh ne baze te seksit aq me teper duke e ditur se cfare gjinie eshte personi ne fjale. Me ke zhgenjyer.

    1. pfff says:

      hic mos u zhgenje o Halim. Ajo eshte bibe e kaluar bibes, nje k*** femer me gjithe kuptimin e fjales. Per aq kohe qe e njoh une qe ajo punon ne shtyp, nje pergjigje te tille vetem nje BIBE QORRE mund te japi…

  4. xx says:

    LULI NE BOTEN E CUDIRAVE BASHKE ME GAZMENDIN

  5. Kapterri says:

    Po ti mor rosaku serbofil, perse merresh me zedheneset. Nuk ke te drejte te ofendosh publikisht kush eshte bibe e kush eshte zocke. Edhe ti ke qene shume kohe biba e Berishes. Duhet te kesh pak tru (rosaku) dhe ta dish se ato jane vetem zedhenese te shefave te tyre. Publikimi i ketij mesazhi do ta rrise vleren e programit tend mor anal-ist dhe erudit i madh?

  6. dini says:

    Po kjo nuk mund te jete lajm o Temaaaaa
    Me mire ndonje kuriozitet e ngjarje nderkombetare se sa te merreni me provincialin gazetar…
    a thua se nxjer xhevahire nga goja!!!?

  7. Joana says:

    Edhe une i bashkohem mendimit te nje prej folesve ketu. Eshte shume seksist trajtimi i nje femre ne kete menyre. Mund te mos jesh dakord me cfare thuhet, por nuk te lejohet kurresesi te fyesh. Po me zhgenjen edhe mua cdo dite e me shume, edhe pse me pare prisja me kersheri programin tend, apo ndonje interviste tenden, pasi je nder te paktet qe lexohesh ne Shqiperi.

    P.S. Mbaj mend qe dikur ne nje emision tendin Rudina Xhunga te tha se ajo mendon se ti je seksist. Kjo mese e konfirmon mendimin e saj. Edhe mua s’me pelqejne aspak politikanet ne Shqiperi (te djathtet me keq se te majtet), por kjo s’do te thote t’i turremi nje femre e t’i veme nje epitet fyes, edhe nese ajo lexon dicka qe mund te mos e kete shkruar vete. I tille eshte roli i saj ne ate parti…

  8. opou says:

    Po kjo idiotja, nuk e di qe ne emision do te flase i ftuari dhe jo gazetari…gazetari mund te pyes , madje sic thote kjo ” rika” mund edhe te provokoje, por i ftuari ne se ka “bithe” prandaj eshte te pergjigjet . Ne fakt jane mesuar te derdellitin deri ne merzitje marrezira , nderkohe qe gazetari rri si idiot dhe degjon marrezite e Monikes, Vasilit, Salianjit apo ketij torobellos se Kavajes !

  9. goni says:

    Ky i shkrete ka ide per veten …duket qe kur imiton Larry King me tirantat e pantallonave.

  10. Rita says:

    Ça me i shku ne émission atij gruqimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje