Kryeprokurorja Arta Marku u ka bërë thirrje Prokurorëve të Apelit të aplikojnë për tu bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Marku thekson se të interesuarit kanë 15 ditë kohë për aplikimin.
Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët: 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokuroritë e Apelit dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
THIRRJA PER PARAQITJEN E SHPREHJES SE INTERESIT PER KANDIDATE NE KESHILLIN E LARTE TE PROKURORISE
Drejtuar: PROKURORIVE PRANE GJYKATAVE TE APELEVE
Në mbështetje të 1igjit 115/2016 “Per organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët; 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokurorië e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
Pas informacionit të ardhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me nr. Prot. 6250, datë 20.09.2018, mbi ecurinë e procesit të rivlerësimit per prokuroret e listes prioritare, kandidatë për Këshillin e Lartë te Prokurorisë, rezulton se nga kandidaturat e Prokurorive të Apeleve vetem 1 (nj.e) prokuror ështe konfirmuar në detyrë.
Përsa më sipër ftojmë prokurorët e interesuar që plotesojnë kriteret sipas ligjit 115/2015
“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të sjellin dokumentet pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Të interesuarit krahas kërkesës me shkrim, të bashkëngjisin dhe dokumentet e mëposhtme:
a) jetëshkrimin e përditësuar;
b) deklaratat individuale të prokuror ëve që i kanë mbështetur, të nënshkruara rregullisht;
c) formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
c) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
d) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk
kane qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të shërbimeve të inteligjencës përpara 2 korrikut 1991;
dh) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;
e) informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, nip/mbese, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor.
e) lista e personave të lidhur, sipas kuptimit të ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”
g) Formularin e Autoritetit për Informim mbi dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
Të interesuarit kanë 15 ditë kohe nga shpallja e thirrjes për paraqitjen e shprehjeve të interesit.
PROKURORI I PERGJITHSHEM
Thirrje Prokurores se Pergjitheshme (nuk deshiroj ta quaj te perkoheshme) te Repuplikes se Shqiperise
Znj e nderuar ju lutem beni thirrje apo krijon I kushtet dmth hiqni pengesat artificiale per te thirrur ne sistemin e ri te drejtesise shqiptare ata dhjetra apo qindra djemve vajza shqiptare qe kane mbaruar jurisprudence ne universitetet me prestigjoze te perendimit.
Kam bindjen se keshtu I sherbehet Shqiperise e drejtesise.