Ndahet nga jeta papritur në krye të detyrës regjisori dhe spikeri i njohur, Roland Roshi

26 Shtator 2018, 21:44Sociale TEMA

Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme regjisori Roland Roshi.

Lajmin e bën të ditur Televizioni Shqiptar, sipas të cilit, regjisori është ndarë nga jeta dje pasdite në krye të detyrës, përpara një edicioni informativ në televizionin publik.

Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, regjisori nuk ka arritur të mbijetojë.

Ikja e Roland Roshit, një zë brilant, regjisor, pedagog, aktor ka hidhëruar familjen, kolegët, por edhe publikun, pasi për vite të tëra ka qenë spiker lajmesh në RTSH në vitet ’80.

Roland Roshi ka lindur dhe është rritur në qytetin e Përmetit.

Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, që sot njihet si Akademia e Arteve te Bukura.

Ka filluar pune për herë të parë në qytetin e Fierit, ne teatrin Bylis të qytetit të Fierit, ku është shquar për rolin e Avni Rustemit, tek Drama “Dy krisma në Paris”.

Për shumë vite ka punuar si regjisor me Estradën dhe Teatrin e Fierit.

Më pas puna e tij ka vazhduar ne Radio Tirana dhe në Televizion si folës lajmesh dhe si regjisor spektaklesh dhe edicionesh informative.

Homazhet në nder të regjisorit Roland Roshi, do te mbahen nesër në orën 12:00. Në hollin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

8 komente në “Ndahet nga jeta papritur në krye të detyrës regjisori dhe spikeri i njohur, Roland Roshi”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    E mbaj mend Rolandin kur jepte lajmet tek TVSh. Ngushellime familjes dhe kolegeve.

  2. Fieri says:

    I Perjetshem Qofte Kujtimi i Tije.

  3. Torino says:

    Ngushellimet me te sinqerta families dhe motres Elit.Ti Land perfaqesoje edhe ne dhe ishe krenaria e Permetareve.U prehsh ne pare.

  4. rroku says:

    Fatekeqesi e madhe, njeri i mrekullushem, artist regjizor, zeri brilant nuk do te harrohet….. Ngushellime familjes per kete humbje te madhe..

  5. Estrada Fier says:

    Ngushellime familjes. Ishte njeri i shkelqyer. Me respekt, nje nga trombat e estrades.

  6. Konica USA says:

    Rolin e Avni Rustemit ne dy krisma ne Parise e ka luajtur i madhi Fatos Sela,jo Roland Roshi,familjes se Rolandit i shprehe ngushllimet e mija.

  7. Buzuku says:

    Rolin e Avni Rustemit e Ka luajtur Bujar Asqeriu.

  8. nik says:

    Sa keq. Sa ze te bukur kishte. I qofte dheu I lehte. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje