Mark Frroku humbet gruan në moshën 35-vjeçare

26 Shtator 2018, 12:20Sociale TEMA

Ish-deputeti Mark Frroku ka humbur bashkëshorten në moshën 35-vjeçare.

Mësohet se Daklea Frroku, nënë e dy fëmijëve, vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën.

Prej dy javësh ish-deputeti dhe bashkëshortja ishin kthyer në Shqipëri, pas një kurimi në Shtetet e Bashkuara, ku mjekët nuk i dhanë më shpresa jete.

Frroku fitoi lirinë nga Gjykata e Fierit, në maj të këtij viti pikërisht me argumentin se bashkëshortja e tij ishte e sëmurë rëndë dhe ai duhej të kujdesej për dy fëmijët.

2 komente në “Mark Frroku humbet gruan në moshën 35-vjeçare”

  1. Fuja vrapit says:

    Ngushellime dhe nji pyetje:
    Vizen Amerikane si e mori?!
    Po vazhdoj gjermanishten tani…

  2. Roberto says:

    Ngushellime per humbjen ne moshe kaq te re te njeriut tuaj te dashur. Per njerzit e dashur njeriu mundohet qe te beje maksimumin dhe ben gjithcka per kurimin dhe sherimin e tij. Mos e paste askush nje fat te tille por desha te them qe semundjet e keqija ashtu jane dhe njerzit kot mumdohen dhe shpresojne se keto kurohen dhe sherohen ne USA. KURRE. Spitalet dhe klinikat jane biznes qe rrjepin popullin. Mos shpresoni se ne Amerike do gjeni shpetim??? Ishalla mos ju bjere rasti se do ju mbajne ne hava deri sa te lini breket dhe ne fund do ju thone na vjen keq pot kaq ishte mundesia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje