Gjiganti ndërkombëtar i hotelerise “Hilton” hapi sot zyrtarisht dyert në Tiranë, duke premtuar cilësi të lartë shërbimi, por edhe një alternativë më shumë për turistët.
Në ceremoninë e hapjes mori pjese edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, te cilin nje prej ikonave te teatrit dhe kinematografise shqiptare, Viktor Zhusti e prezantoi si njeriun e papertuar te Tiranes.
“Një kuriozitet për të gjithë ju: E dini kush ka qenë i pari, i cili i uroi mirëseardhjen këtij “banori” të ri të kryeqytetit? Diçka më tej për të nxitur kureshtjen tuaj: Ishte personi, i cili mori një kuti me ëmbëlsira dhe bashkë me stafin e tij erdhi dhe uroi mirëseardhjen “banorit” më të ri të Tiranës, duke i kujtuar njëkohësisht se çfarë detyrash ka.
Por, përveç falenderimit që hapi vende të reja pune, tregoi se çfarë detyrash dhe përgjegjësish ka për shtimin e biznesit dhe për ruajtjen e ambientit.
Ai eshte njëkohësisht vizionari, njeriu i papërtuar, ai që e gjithë Tirana me shumë dashuri dhe përzemërsi e thërret në intimitet Lali Eri”, theksoi aktori i njohur, Viktor Zhusti.
Horrat i bejne qoka njeri-tjetrit. Opinioni i nje ish-burgaxhiu qe merrte ne qafe njerezit me droge eshte shume i rendesishem ne fakt…
Vend sherdhate qe ngre ne piedestal horra!