Forcat e Armatosura pasi u vunë në dizpozicion të shuarjes së zjarreve në Lurë ku u vu në përdorim dhe helikopteri “Cougar” i pajisur me kovën përkatëse, tashmë janë angazhuar në Lushnje.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale të Poshnjes janë angazhuar që prej mëngjesit të sotëm për shuarjen e zjarrit në Lushnje.
Kjo situatë emergjence po përballohet me sukses nga ana e FA në të gjitha zonat ku kanë rënë zjarre këto ditët e fundit.