Janë të shumta veprat në dorëshkrim të kompozitorit Feim Ibrahimi, që vajza e tij, pianistja Etrita Ibrahimi kërkon t’i konservojë dhe t’i dixhitalizojë.
Një ndër to është edhe koncerti për piano dhe orkestër, i shkruar prej artistit në vitin 1975 dhe i censuruar, dhe që sipas së bijës, i ka marrë më tepër se një vit kohë.
I ekzekutuar dhe censuruar për 20 vjet për shkak të tendencave mistike dhe moderne për kohën, kjo vepër është një ndër të paktat, që vajza e kompozitorit kërkon t’i japë vendin e duhur në krijimtarinë e të atit dhe në skenën muzikore shqiptare.
Në një intervistë për “TemA TV”, Ibrahimi ngre shqetësimin për gjendjen tepër problematike të mbrojtjes së të drejtave të autorit në Shqipëri, duke u nisur nga përvoja e vet personale dhe më tej.
Ajo flet gjerësisht për këtë çështje, për vlerësimin e të kompozitorit Feim Ibrahimi para ’90-ës dhe pas ’90-ës, por edhe për problemet që sipas saj has muzika serioze shqiptare sot dhe rolin thuajse të munguar të shtetit në këtë drejtim.
Pianistja u bën thirrje edhe institucioneve shtetërore për promovimin e muzikës shqiptare, në mënyrë që brezat ta njohin siç duhet.
Muzika e kenges ”rrjedh ne kenge e ligjerime” ishte vene kollone zanore ne nje reklame per rruget.Kesaje muzike i qe bashkangjitur zeri i Vaces ne refren.muzika ishte per toke me shume deformime.Kuptohet qe behet nga amatore.