Kunati: `Mina me Sahat’ e Lul Bashës!

27 Shtator 2018, 18:34Politika TEMA

Nga Ervin Bushati

Lulzim Basha na qenkërka kaq “eksploziv” kur i përmend aferat e kunatit, saqë nuk di më çtë bëjë përveçëse të spërkatë baltë e të shpikë gënjeshtra pafund.

Aq shpërthyes qenka nervi kur i prek Paratë e Lulit -te Parkuara te Kunati- saqë ai nuk do t`ia dijë më së çfarë ligësie të sajojë dhe furishëm hedh baltë mbi deputetët e Partisë Socialiste.

Nisi me Kryetarin e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Ballapor nga fillimi doli i humbur e i dështuar me orekstrimin e pjesës II të `Sagës Babale`, pastaj me deputeten Klotilda Ferhati, vijoi me Elisa Spiropalin edhe së fundmi me mua.

Luli nuk ka qenë kurrë kaq i DËSHPËRUAR: as kur humbi Zgjedhjet ne 2015, as kur humbi Zgjedhjet në 2017, as për aferën me rrugën e Kombit, as për ligjin për TVSH, as për taksat e banesës, as për Reformën ne Energji, as për Reformen Territoriale, as për Reformen ne Drejtësi, as për VETTING, as për Kryeprokuroren …. as edhe për Lodrat e Liqenit dhe së fundmi as për Teatrin – pretekse sa për të bojkotuar Kuvendin.

MINA me sahat e Lulit qenkërka vetë kunati me PARATË e tija, e nuk i intereson asgjë tjetër përveç PARASË.

Kot përbetohet Luli që çdo gjë bën e bën për të mirën e shqiptarëve, kur në të vërtetë çdo gjë e bën për të mirën e Kunatit.

2 komente në “Kunati: `Mina me Sahat’ e Lul Bashës!”

  1. Kunati says:

    Mos harroni te vellane e Lullit!!!
    Ishte Keshilltari i pare ne Gjykaten e Larte qe dha doreheqjen “per shkak te vetingut”!!!
    Ka vetem nje arsye perse ndodhi kjo, vetem pak muaj pasi kishte nisur pune: fakti qe, nese do i nenshtrohej vetingut, do detyrohej te hidhte drite edhe mbi pasurite e vellait te madh, Lulzimit, dhe kjo do e vinte Lulzim Bashen ne pozite super te veshtire, pasi ai ne asnje menyre nuk arrin dot ti justifikoje pasurite e tij.
    Dhe ka surrat e ben teater per vetingun, kur vete i pari i eshte fshehur sa here ka mundur.

  2. Kombi says:

    LULI SHIKON VETEM FAMILJEN E TIJ DHE TE GRUAS ,NDERSA PER POPULLI KA VETEM …..??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje