Për dhunuesit e Xhisielës dhe burrecët që duan të vijnë në pushtet përmes trupit të një gruaje

27 Shtator 2018, 19:01Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Mbrëmja e djeshme, si shumë të tjera këto kohë, na serviri një lajm tumbllas me trishtim dhe neveri.

Trishtim për fatin e një vajze të re që jeton një histori dashurie me njeriun e gabuar, në mes të një province, e pambrojtur, e dhunuar dhe që e gjen veten kryefjalë lajmesh e partish politike, pas të vetmit akt legjitim që duhet nxitur të bëjë një vajzë/grua e dhunuar: denoncimit.

Për fat të keq, denoncimi që duhet t’i jepte asaj drejtësi, u tërhoq brenda 7 orësh, për t’u rikthyer si makth pas disa muajsh, publikisht. Rasti i saj “ra” në dorë të një partie që s’po ndalet dot nga të bërit gjueti shtrigash e kërkim kurbanesh për të “shëndoshur” Lulzim Bashën, krye-shëndetligun politik të opozitës.

Edhe këtë herë u shfaq i pamençur sa të kuptojë se do të kishte fituar pikë nga historia e Xhisielës (për këtë u nis), nëse do t’i ishte qasur kësaj historie me fuqinë që një opozitari (qoftë edhe shëndetlig politik) i jep të qenit njeri publik, burrë dhe baba i dy vajzave.

Shqiptarët nuk janë të paditur dhe të gjithë sot në mëngjes janë munduar të ndajnë amatorizmin, pashpirtësinë dhe mashtruesin Lulzim Basha nga drama e një vajze që ka denoncuar dhunën ndaj saj!

E rrahur apo e përdhunuar, e kërcënuar me pistoletë në kokë apo thjesht me një fjali, këto të gjitha janë forma dhune dhe kushdo mbyll sytë para tyre është po aq fajtor sa dhunuesi. Pak rëndësi ka nëse dhunuesi është bir deputeti, bir roje, bir infermieri apo bir k…

Por të përdorësh pa asnjë dridhje qerpiku a dhimbje emrin, identitetin, fytyrën e një vajze të dhunuar për të përfituar një dyorësh kapital politik, do të thotë që verbimi opozitar i Lulzim Bashës e të tijve nuk njeh kufij! Falë Lulzim Bashës, Xhisiela sot është dhunuar dyfish! Falë tij, një vajzë e re sot do ta ketë më të vështirë jetën në këtë Shqipëri.

E kuptoj që të jesh akull emocionalisht nuk hyn dot në lëkurën e tjetrit.

Nuk shqetësohesh as për degjenerimin në opinionin publik sa herë ndërton një histori për të krijuar një skenar të ri.

Një njërën hyn Babale, në tjetrën Taulanti, Durimi, me shpresën se në fund dikush do të mendojë se ke gjetur rrugën e duhur për opozitë.

Po! Është në turpin e PS-së që në zona të vështira elektorale ende ruan disa fise me muskuj dhe sigurisht që “partia e Taulantit” sot paguan një çmim në publik edhe për këtë. PS-ja rezulton të ketë po aq nevojë për vetting, për pastrim gjaku dhe heqje dorë njëherë e mirë nga cubat e mirë që mbledhin vota.

Po! Teatri politik në Shqipëri po i largon përditë e më shumë njerëzit e thjeshtë nga politika. Unë e kam të vështirë të kujtoj një seancë në parlament ku të flitet për njerëzit, e jo për Edi Ramën e Sali Berishën.

Sa për Lulzim Bashën, patetizmi i tij infantil politik nuk e shpëton dot nga damka e politikanit të vetëm kukull e të pashpirt politik! Intervista e Nuhut është si do donte Basha të ishte historia. Sepse për të, problemi nuk është të zbardhë çfarë i ka ndodhur Xhisielës, po pse nuk ishte aty Taulant Balla!

Të presësh ndonjë shenjë empatie nga Lulzim Basha për gratë e dhunuara, fëmijët jetimë, nënat kryefamiljare, të pamundurit e të varfrit e këtij vendi, duhet minimumi ta dëgjosh të jetë i pari që propozon ligje e reforma për ta.

Por këto të duan të jesh politikan, jo biznesmen; njëri me shpirt, jo akull; frymëzues e jo frenues; lider e jo përçarës! Të jesh shembulli i munguar i njeriut me pushtet që ka ca rregulla etike, nuk mashtron po aq lehtë sa pi ujë, dhe që nuk çon familjen në pushtet e lë popullin në opozitë!

Xhisiela, e dashur! Nëse më lexon, mos qaj por bëhu e fortë e përbuzi të gjithë burrecët e këtij vendi, që përpjekjen tënde për të mbrojtur veten e përdorën me aq lehtësi sa përdorin mikrofonin për gënjeshtra!(Tiranapost)

21 komente në “Për dhunuesit e Xhisielës dhe burrecët që duan të vijnë në pushtet përmes trupit të një gruaje”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Kete rradhe po. Brilante!

  2. Tes says:

    Mira,te lumte per kete shkrim.

  3. Lumi says:

    Politikan ne kete vend behen njerezit e keqinj. Ndersa politika e tyre eshte; vari lesht.

  4. Gogo Nushi says:

    Shkurte Pal Vata nuk ka vetem bustin be Golem te Lushnjes,Shkurte Pal Vata i ka te gjallat edhe ne gazeta si kjo debatiksja shoqja Kazhani

  5. Bravo Mira,super shkrim i ke thene te gjitha.

  6. Jimi says:

    Keshtu ke qen gjithmon, rrebele! Bravo!

  7. Majlinda bregu says:

    Bravo Mira. E mesove me ne fund dallimin mes Sulltah Arben Ahmetaj dhe Sulltan Taulant Balles.

  8. Soni says:

    Si ka mundesi zonje qe je kaq e pacipe?!!! Rendesi ka qe opozita( basha) e ben problem publik nje perdhunim . Ca rendesi ka sepse denoncon dhe njerzit e veshur me pushtet?!! Per kete po te vjen me keq me duket. Te gjithe po e kuptojme situaten dhe ti me shume se ne perderisa ben mbrojtjen…..

  9. "BOHOTINA" says:

    Bravo te madhe Mira. Burri i shtetit thoshte Napoleoni duhet ta kete zemren ne koke. Pra, une e kuptoj qe, duhet ti flase zemra dhe jo xhepi, interesi politik dhe buzet duke u hapur e mbyllur mekanikisht e ftohtesisht. Keshtu ti Mira ke zberthyer mire e bukur kete thenie per nje palaco politik qe do te nxjerre dhjame nga pleshti si me babalen 1, 2 dhe tani. Me pare, qe ditet e para te opozites dergoi trimat e tij per te mos ndaluar nje biznes te pa ligjshem sic ishte ai i qarkullimit te furgonave, apo parkun e femijve te liqenit etjj, c’ te numerosh me pare.

  10. Kukuleci says:

    Mira te lumt pena dhe mendja qe e komandon ate

  11. Piloti says:

    Perle ky shkrim. Te lumte pena moj vajze!

  12. Zani says:

    Bravo Mira. Ku jane deputetet e Shqiprise. Te gjithave deputeteve qe nuke ngrene zerin ne parlament per raste te tilla ,zoti ja u shperblefte ne menyren me te keqe te femijet e tyre, gjithashtu edhe organizatave qe merren me te drejtat e njeriut dhe sidomos te femrave ne shqipri. Kurse atij djali te deputetit vuajte per ter jeten.

  13. Llaman says:

    Mira ka prestigjin e gazetares qe duam te lexojme

  14. Nezi says:

    Ju adhuroj per shkrimet gjithmone brillante dhe te Paare!

  15. Thanasi qe ta plasi says:

    Mira kur ta bejne ate pune pa deshiren tende nuk quhet lidhje dashurie por perdhunim. Une e kuptoj qe ti e lut perdhunimin por nuk jane te gjitha si ty.

  16. chuck says:

    Kush e ngop kete mer zot? ose me mire, nuk ka me mire ndonje qe ta ngopi?

  17. Ermal says:

    MIRA KJO VAJZE NUK ESHTE ESHTE ESKORT ME LEK SI TY DHE ANJEZA MAJA QE NJIFENI NE GJITHE TIRANEN CA KURVASH JENI PO DUHET TE KUPTOSH QE RAMA NE PUSHTET PREJ KTYRE BANDITEVE ESHTE DHE QEVERI KRIMINALE ESHTE KJO KSHU NGJARJESH JANE NORMALE TANI DHE TI SHKO MER NANJE THERIME NGA LALI TANI

  18. Klea says:

    Injorante komplet. Ste vjen turp je dhe femer.

  19. Hasan says:

    Te gjithe duhet te jemi me Xhisielen. Ajo eshte motra, vajza e gjithesecilit nga ne qe ka nje fije ndjeshmeri njerezorre. Politika dhe politikanet shqiptare perfshi dhe disa OOOOOOOOOOOOOOOpinioniste, na neveritin jeten ketu, na bejne te ndjehemi te pa vlere. Askush nuk te frymezon per optimizem. Shpresa ne Zotin. Sa me shume Mira Kazhani, aq me optimista do te jemi. Bravo Mira

  20. ORTOPEDI says:

    Mira e trajton mire problemin. Po te jete per mua,me ato pak njohuri juridike qe kam them se
    derisa ka nje denoncim per perdhunim,atehere me e pakta behet arrestimi i te kallezuarit, pa
    pare nese eshte djale deputeti apo djall me brire. Pastaj do te jete hetimi i thelluar i Prokurorise
    qedo te ndriçonte te verteten, nese qendron apo eshte shpifje ajo qe deklaron e “perdhunura”.
    Pra behej ajo qe quhet “arresti ne flagrance” pa i dhene mundesi asnje nderhyrjeje te jashtme sikurse pretendohet se ka ngjare. Pavaresisht orjentimit politik te kujtdo njeriu, por çdokush qe eshte normal
    do te donte te veprohej keshtu dhe te mos behej asnje zhurme polittike.
    E tani le ta shajme Enverin sa te duam,por ne ate kohe e haje mire por te beje veprime te tilla.

  21. Dn says:

    Cfare analiza bene policia shqiptare kur vjen nje vajze e thot jam perdhunuar? A kerkohet Marrja e mostrave te spermit qe ADNni i dhunuesit te analizohet e te vertetohet dhunimi?
    Pra si funksionon policia ne raste te tilla eshte pyetja , a na ndihmon neve ne rast se na ndodh per zbulimin e dhunuesit,apo prape me shko ne shtepi oj kurve?
    Deputetete shqiptare cka thone per si trajtohen vajzat,nenat bile edhe gjyshet se ne shqiperi edhe gjyshet po perdhunohen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje