Një aspirinë në ditë i rrit shanset e mbijetesës për të sëmurët me kancer. Shkencëtarët kanë zbuluar se pacientët që marrin doza të ulëta aspirine kanë 25% më shumë mundësi për t’i shpëtuar kancerit.
Studimi i kryer nga Universiteti i Kardifit analizoi 71 studime të mëparshme të kryer mbi efektin e aspirinës.
Vitet e fundit, mjekët e kanë rekomanduar përdorimin e aspirinës nga moshat e mëdha si masë parandaluese për sëmundjet e zemrës dhe ishemitë cerebrale.
“Ajo që gjetëm gjatë këtij studimi është se ky ilaç mund të ketë rol të rëndësishëm si trajtim shtesë edhe për kancerin”, thotë prof. Peter Elwood, i cili ka drejtuar studimin.
Përfundimi doli pasi u krahasua përqindja e të mbijetuarve te 120 mijë pacientë me kancer që kishin marrë aspirinë, krahasuar me 400 mijë që nuk kishin marrë.
Studimi i publikuar në revistën “Plos Medicine” vë në dukje një reduktim në masën 25% të vdekjeve te të sëmurët me kancer të zorrës së trashë, 20% te rastet e kancerit të gjirit dhe 15% te pacientët me kancer të prostatës. (TemA TV)
Joooooooooo mos u genjeni nga keto lajme. Sa me pak me miré eshte.
Asperina demton melcine si ne doze te vogel e te regullt edhe ne doze te madhe e jo te regullt. Beni kujdes mos shkatroni veten. Mjeket me te mire jane NATYROPATET.
eshte mese e vertet.Aspirin protect 100 ml eshte nje mrekulli