VIDEO/ Burri shtyp me karrocë dy gra të moshuara: E bëra pa dashje

27 Shtator 2018, 12:31Lifestyle TEMA

 Ky është momenti kur një burrë me karrocë invaliditeti shtyp dy gra të moshuara. 

Burri, pretendon se kishte pësuar “sulm diabetik” para se të shtypte me karrocë dy gratë. 

Aaron Ali, 40-vjeç, akuzohet se ka shtypur qëllimisht me karrocë Doris Collins, 88-vjeçe dhe Joan Benjafield, 90 vjeçe, teksa ato po prisnin autobusin në Kent të Anglisë. 

Ali i cili deri në vitin 2001 punonte si infermier, ka mbetur i paralizuar kur një pacient e sulmoi.  

Por, edhe pse në videon e publikuar më poshtë që është filmuar nga kamerat e sigurisë, që ai i godet ato dhe më pas largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, në gjykatë ka deklaruar se e ka bërë pa dashje pasi kishte pësuar “sulm diabetik”.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje