Këto pamje të tmerrshme tregojnë një aeroplan Boing 737 cili ka përfunduar në ujë pasi tejkaloi gjatësinë e pistës së një aeroporti.
Fatmirësisht të gjithë pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit kanë shpëtuar, që sipas burime të aeroportit ishin 47 në total.
Pasi ka prekur ujërat në lagunën e Chuuk në Micronesia, mjeti ka filluar të fundoset dhe pasagjerët janë larguar me not përpara se të ndihmohen nga peshkatarët lokal.
Boeing fluturonte nga Port Moresby në Pohnpei dhe duhet të bënte një ndalesë për një kontroll teknik në Chuuk International Airport, në ishullin e Weno, në shtetin e Chuuk. (TemA)