Policia në arrati Emiljano Nuhu, njeriu që ka trazuar politikën me denoncimet e tij ndaj rastit të djalit të deputetit Rahman Rrahja, ku pretendon se i është vënë pistoleta në kokë, madje dhe në prezencë të Taulant Ballës, është nxjerrë një mashtrues nga eprorë e kolegë të SHÇBA-së.
Kjo e fundit, si instancë hetuese e çdo praktike, ka konkludar se asgjë prej atyre që ka thënë ish-efektivi i Komisariatit të Fushë – Krujës, nuk është e vërtetë
“Nga ky aktivitet, deri tani janë verifikuar disa rrethana dhe fakte:
1.Nga intervistat e drejtuesit dhe punonjësve të Policisë së Stacionit Fushë Krujë rezulton se më datë 21/07/2018, pra data e pretenduar, nga ish punonjesi Nuhu nuk ka qenë fare prezent në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë.
2.Nga Urdhri i Brendshëm për planëzimin e shërbimit, rezulton se, më datë 21/07/2018, Emiljano Nuhu nuk ka qenë OPGJ i gatshëm, por një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit.
3.Nga intervistat dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozicion, nuk rezulton që personat e përmendur në intervistë, si kërcënues të tij, të kenë qenë prezent në ambientet e Stacionit të Policisë së Shtetit në fushe Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë datë tjetër të mëvonshme.
4.Nga Urdhri i Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Krujë, rezulton se vetëm në datë 27/07/2018, Emiljano Nuhu është ngarkuar për hetimin e kësaj çështjeje.
5.Nga shqyrtimi i fashikullit të hetimit rezulton se nga 11 veprime hetimore të deleguara nga Prokurori i çështjes, Emiljano Nuhu ka kryer vetëm 4 prej tyre.
6.Nga ekzaminimi i pamjeve filmike dhe komunikimeve elektronike, rezulton se Emiljano Nuhu takohet, ndër të tjerë, me personin nën hetim, në ambientet e një lokali privat, në Tiranë më datë 30/07/2018. Nga pamjet dhe komunikimi elektronik krijohet bindja e një takimi mes personash të njohur, më gjate kjo eshte nje rrethane qe do te verifikohet nga organet qe udheheqin hetimin ne kete rast.
7.Nga dokumentet rezulton se Emiljano Nuhu nuk paraqitet në detyrë që nga data 14/09/2018.
8.Më datën 15/09/2018, Emiliano Nuhu, rezulton të ketë udhëtuar nga aeroporti i Prishtinës drejt një vendi të Bashkimit Europian. Në sistemet e Republikës së Shqipërisë apo ato të Republikës së Kosovës, Emiliano Nuhu nuk rezulton i regjistruar në hyrje-dalje, në asnjërën nga Pikat e Kalimit Kufitar Shqiptare apo Kosovare.
9.Me datën 16.09.2018, Emiliano Nuhu, i ka telefonuar nga jashtë Shqipërisë, punonjës policie, të cilit i ka kërkuar të marrë armatimin personal, pistoletë, te cilen e kishte lene tek vjehrri i tij, për ta dorëzuar më pas.se
Nga ana tjetër, nr.2 i Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, tha policia ka vijuar procedimin ndaj shtetasit Rexhep Rraja – djali i deputetit socialist – edhe pas tërheqjes së denoncimeve nga shtetasja e dhunuar Xhisiela Maloku, por ndërkohë, sipas krerëve të lartë të policisë, oficer Emiljano Nuhu nuk ka vepruar në përputhje me ligjin
“Sqarojmë se marrja në pyetje e shtetasit Rexhep Rraja, marrja e tabulateve si dhe këqyrja e telefonit për këtë shtetas, ka qenë detyra e parë e deleguar nga Prokurorja e çështjes, dhe që nuk janë zbatuar“, tha znj. Hajnaj.
Pra, polici në arrati që për opozitën është shndërruar në referencë për denoncimin e krimit në pushtet, siç dhe pretendon, çedon rëndë në aspektin profesional, pasi rezulton dhe mashtrues dhe abuzues me detyrën.
E ndërkohë, në gjithë këtë zhvillim, nuk trajtohet një tjetër aspekt; tradhëtia që oficer Nuhu i ka bërë uniformës dhe betimit ushtarak. Ikja e tij, që rezulton të jetë dhe arratisje, është dhe një dezertim nga detyra.
Të jesh punonjës rendi, ushtarak, gjëja e parë me të cilën ballafaqohesh kur i futesh këtij profesioni, është pikërisht risku me jetën.
Puna e do që t’i dalësh ballë së keqes që kërcënon publiken, rendin, jetën e njerëzve nga taksat e të cilëve paguhesh, dhe kjo do të thotë që jeta jote të jetë dhe në rrezik hera-herës.
Dhe në këtë aspekt, edhe nëse do i kërcënohej jeta, siç pretendon, kjo është deri diku normale në këtë profesion dhe ai duhet ta vijonte punën e tij, pra luftën me të keqen. Është një pakt që vetë e ka “firmosur”, qyshse ka pranuar të vesh uniformën e oficerit policor për zbatimin e ligjit. Ndërsa ai ia ka mbathur, në një akt të qartë dezertues, duke iu bashkuar një tjetër dezertori, tradhëtari të unformës, Dritan Zaganit. Po, edhe mund t’u kërcënohej jeta, edhe mund t’u bëhej padrejtësi, por kjo ka qenë zgjedhja e tyre qyshse pranuan të jenë nën armë. Dhe si dezertorë, që ndryshe klasifikohen dhe si tradhëtarë, atyre nuk iu vlejnë denoncimet, edhe në patçin ndonjë të vërtetë në to.(Tesheshi)
Pirdh pirdh se lirohesh. Atyre ju ka interesu azili . Quaj tradhetare sa te duash ti se nuk e kane problem. Kane per ta bere edhe polic te tjere kete gje. Do ta shohesh. Aq sa merr ai vetem pa punu me asistenza e shpi gratis ne nje vit nuk e kishte marre tu punu ne shqipri per 10 vite. Ka shikuar interesat e veta jo te shtetit.
… pra Balla s’ka qenë prezent
në kokë pistoletën njeri s’ja vuri
dhe Nuhu, si Zagani preçedent
të hajë mut sa të dojë Ziguri.
…
Shkrimi mund ta kishte kursyer paragrafin e fundit. Ta gezoni 2000€.
A nuk i linçonin keshtu edhe ata pak trima qe guxonin akuzonin sistemin diktatoral?
Emiljano Nuhu pat kurajon qe te tregoje te verteten e sistemit mashtrues,sistemit te antivlerava te “rilindjes”.
Para nje Jave Ministri Brendeshem deklaroi se:“Policia në kohën e Tahirit, njësh me drogën”!Te njejten gje
konstatoi edhe Dritan Zagani,por qeveria e droges e denoi,e linçoi,e denigroi po ne te njejten menyre si Emiljano Nuhin.
Dritan Zagani mori azil politik ne vendin me drejtesine te persosur ne Bote,ne Zvicerr,fakt qe tregon se Shqiperia eshte
nje vend diktatotrial(shto edhe mafioz).”Ne ate shoqeri ku perbaltin edhe ata pak individe kurajoze qe rrezikojn jeten
per te thene te verteten,ka marre fund gjithshka.Zhveshja e nje populli nga çdo vlere morale,çon ne shperberjen kombetare.
Ndoshta eshte ky qellimi final i degradimit moral te shqiptareve,qe te ken turp qe jan shqiptare.
Atehere Emiliano Nuhu eshte dezertor, tradhetar, shkelje te pa ligjshme te pikes kufitare(aratisje), abuzues me detyren, mashtrus,akuzues i rem,
Te fala ziguri qorrit dhe llafazaneve qe miren me sajime , shpifje e intriga , nga vittingu nuk shpetoni
Po sikur te kishte ndenjur ne Shqiperi E. Nuhu, siç pretendon shkrimi i Min. se Brendshme, dhe te kishte dhene intervista te tilla, si do te kishte perfunduar? Por, edhe pa dhene intervista (qe jane te ndaluara per nje punonjes policie), po te kishte ndjekur ne rruge ligjore kete çeshtje, kete kercenim, si do te kishte perfunduar?
E tmerrshme pra dhe nese thone te vertete nuk ju merret parasysh obobob sa posht kemi rene. Par dhe nese i rrezikohej jeta duhej te rri te pupupu çfare shteti e politike monster kemi KRIJUAR.
Na qenka dhe tradhtar, si ne kohen e xhaxhit. He jua lumsha ju se e kthyeT 100 vjet pas kete vend te shkrete … E tmerrshmee
O zigur ! Me vjen shume keq per shterpezimin e komenteve te tua! Kuptohet dhe e dime te gjithe qe rama dhe qeveria e tij nuk eshte atje ku duhet! Kjo s’ka diskutim! Por kjo race politikanesh nuk filloi me ramen! Filloi me saliun dhe PD shpresen tone te madhe!Kanabis,heroina dhe kokaina u be prone e saliut,likes dhe partive politike ne Shqiperi! Me kujtohen ato vite te tmershme te cekut te bardhe dhe shkaterimit te c’do gjeje! Me kujtohet se nuk mund te dilje me makine se policet dinake te saliut te merrnin gjoben! Saliu eshte kriminel i larte dhe duhet larguar i pari se bashku me lien dhe pastaj te gjithe me rradhe! Por komentet tuaja zigurr mbajne ere injorance,militantizem,naivietet per te perdorur nje fjale “te bute”!Saliu ka vene shpetimin e vetes se tij perpara c’do gjeje tjeter! Megjithate zigurr edukohu! Meso te shkruash shqip dhe pastaj na meso dhe trego, bashke me andi,bushatin,analistin per gjithcka! Shendet dhe para zigurr!
kat polic duhet me sjell ne Shqipni burra e manej duhet me ja shkerdhye robt e shpajse.
denonco rilindjen duke mashtruar .
E NXORI FYTYREN E SAJ TE VERTETE POLICIA E ED RAMES. KAN NISUR MANUPULIMI I TE VERTETES SE NGJARJES. CITOJNE SHÇBA SIKUR TE JETE FBI DHE JO NJE STRUKTURE BRENDA MINISTRISE SE BRENDSHME PO AQ E MANIPULUESHME ME URDHER TE ED ÇITJANES. NISEN PRESIONIN NDAJ ATI QYQARIT QE DENONCOI PER TE HEQUR VEMENDJEN NDAJ ROLIT PREJ SPEKTATORI TE POLICISE QE NUK KA BERE DETYREN PER TE CILEN PAGUHET. E QUAJNE DEZERTOR OFICER NUHUN NGA QE NUK QENDROI QE TA HIQNIN QAFE BANDITET E NIKLES QE KOMANDON DEPUTETI I EDI RAMES.QESHARAKE.
Mero , pse se nxjerr emrin e ketij trimi qe ka bethkruar kete “fletrrufe”. Sipas teje, polici eshte prej titani dhe mund te duroj edhe plumbat… Shokini mor rrace derrash . Shisni dhe nenen per pak para …